Nga Besmira Pelushaj
Zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka deklaruar se viti shkollor 2015-2016, për herë të parë i jep fund mbingarkesës së shfaqur gjatë viteve të fundit në arsimin parauniversitar.
E ftuar në studion e televizionit Tema, zonja Malaj tha se reforma në fushën e alterteksit, e cila sjell për këtë vit shkollor vetëm tre tekste alternative, u arrit me konsensus në Parlament dhe shmang situatën monopol, që krijohet nëse do të përdorej vetëm një tekst.
Sipas zv/ministres, gjatë këtij viti do të shihet ecuria e këtyre tre teksteve që do të shpërndahën nga klasa e parë deri në të gjashtën dhe vitin tjetër do të bëhët certifikimi i saj. Zonja Malaj garantoi cilësi sipas standardeve për tre tekstet e përzgjedhura nga Komisioni i Vlerësimit.
Ajo iu drejtoi edhe një thirrje kryetarëve të 61 bashkive që do të konstituohen, që ta konsiderojnë muajin gusht, si muajin për të krijuar dhe rivitalizuar të gjithë sistemin e arsimit, për t’ju dhënë shansin nxënësve të mësojnë në ambientë me kushtet dhe infrastrukturën e duhur. Zv/ministrja njoftoi se në fillim të muajit shtator do të nisë edhe shpërndarja e librave për nxënësit e arsimit parauniversitar.
– See more at: http://www.tematv.al/video/zn378mtw2oruif9#sthash.gG3LvzxX.dpuf
Të jemi në dijeni për shtesat