Rritje e frikshme e vdekshmërisë foshnjore në Shqipëri

13 Gusht 2015, 16:04Sociale TEMA

Eurostati jep alarmin për rritjen e vdekshmërisë foshnjore në Shqipëri.

Sipas shifrave të fundit të publikuar që nga viti 2013, në 1 mijë lindje ka 7.9 foshnje të vdekura.

Krahasuar me vitin 2008 që ishte 6 vdekje për 1 mijë lindje, ky indikator tregon rritje me 1.9, raporton ABC News.

 

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet si vendi i parafundit me tregues për vdekshëmrinë foshnjore më negative dhe problematike në Balkan.

Në renditje Shqipëria pasohet vetëm nga Maqedonia, e cila ka 10,2 vdekje në cdo 1 mijë lindje.

Krahasuar me vendet të tjera të Europes, Shqipëria renditet shumë me poshtë se vendet e  tjera.

Ne shënonjmë 5 vdekje foshnjash më shumë në 1000 lindje, krahasuar me Italine dhe rreth 4,2 më shumë  sesa me Greqinë.

Vdekshmëria foshnjore është një tregues i rendësishëm për kushtet shëndetësore të një vendi.

Ky tregues përdoret për krahasimin e gjendjes së shëndetit publik.

Statitikisht vdekshmëria foshnjore është numri i foshnjeve që vdesin para se të arrijnë moshën 1 vjeç për cdo 1 mijë lindje.

1 komente në “Rritje e frikshme e vdekshmërisë foshnjore në Shqipëri”

  1. Tema says:

    Grat te ne jan të kujdesshme me fëmijët. Diskoteka,hashashi prish të ardhmen e foshnjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje