Një vit më parë një debat u hap në gjirin e qeverisë shqiptare mbi të ardhmen e ishullit të Sazanit, një bazë ushtarake e plaçkitur gjatë revoltave dhe anarkisë që pasuan shembjen e skemave financiare piramidale në vitin 1997.
“E ke parasysh janë këto debatet 20 vjeçare, jo kazino jo hotel,” kujton Auron Tare, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
“Për ta shmangur të gjithë këtë debat sollëm nga Amerika një grup që merren me ketë punë… dhe kur e panë ata thanë; mund të bëni një gjë tjetër por kazino nuk bëhet,” shtoi ai.
Pasi grupi i investitorëve potencial e vlerësoi ishullin si jo të përshtatshëm për ndërtimin e një kazinoje, rruga u hap për ta transformuar bazën në një destinacion të turizmit kulturor dhe ekologjik, duke u mbështetur mbi gjurmët dhe trashëgiminë që Lufta e Ftohtë ka lënë mbi ishull.
“Ideja kryesore është hapja ishullit si një tip muzeu natyror, të një lloj alegorie të asaj që ka qenë Shqipëria komuniste; e bukur por e rrethuar me tela me gjemba, me bunker,” thotë Tare, i ulur në zyrën e tij të improvizuar nën një tendë ushtarake në portin e Sazanit.
Sipas Tares Sazani ka vetëm një plazh të vogël dhe nuk është për ata ‘tipat e plazhit,’ por më i përshtatshëm për vizitorë që i pëlqen ecja sportive në natyrë, zhytja në det ose në historinë e pasur të ishullit.
“Këtu vjen dhe sheh një copë Shqipëri komuniste për të kuptuar si ka qenë izolimi,” ai shtoi.
Sazani është një ishull i vogël me një sipërfaqe prej 5.7 kilometrash katror, i cili njihej në antikitet me emrin grek Sason.
Për shkak të vendndodhjes së tij strategjike në hyrje të gjirit të Vlorës, ishulli përmendet në shumë episode ushtarake, që shtrihen nga antikiteti e deri ne Luftën e Parë Botërore.
Dikur pjesë e perandorive Romake, Bizantine dhe Otomane, në 1815 ishulli kaloi nën administrimin e të ashtuquajturës Republikës e Pavarur të Ishujve Jonian, e cila kontrollohej nga Britania. Në 1864 ishulli iu dha Greqisë, e cili e kontrolloi deri në vitin 1913 kur Athina e detyrua t’ia lëshonte kontrollin me vendim parlamenti Italisë.
Italianët të cilët ë kontrolluan ishullin nga viti 1913 deri në vitin 1943, ndërtuan rrugë, rrjetin energjetik, portin dhe farin, ndërtesa civile si dhe fortifikime detare për të mbrojtur hyrjen e gadishullit të Karaburunit. Ato gjithashtu mbollën në Sazan pishta e buta, të cilat edhe sot e kësaj ditë mbulojnë pjesë të ishullit.
“Italianët kishin edhe kuplara,” shpjegon Tare.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Italia ia dorëzoi ishullin Shqipërisë si pjesë së marrëveshjes së paqes midis dy vendeve e nënshkruar në vitin 1947.
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të njëzet Shqipëria do të kthehej në një nga vendet më të izoluara pas Perdes së Hekurt, nën regjimin e diktatorit Stalinist Enver Hoxha.
Hoxha e drejtoi vendin me një grusht të hekurt nga viti 1945 deri në vdekjen e tij në 1985, duke ndërtuar qindra baza ushtarake dhe një rrjet prej 700,000 bunkerësh, për tu mbrojtur nga një pushtim i huaj që nuk erdhi kurrë.
Sipas Tares, Sazani, i cili ishte përforcuar nga Italianët me artileri dhe tunele, u transformua në një nga zonat më të fortifikuar të Shqipërisë gjatë periudhës komuniste, i mbushur me bunker në formë kërpudhash dhe vendstrehime për divizione ushtarësh.
Në kulmin e saj në vitet 1970, baza kishte një personel prej më shumë se 3500 vetë, përfshirë civilë dhe ushtarë, e kompletuar me shkollë, kopësht, dy kinema dhe spital.
Baza u çmontua më së shumti pasi rënies se komunizmit në Shqipëri në vitin 1991 dhe u plaçkit e gjitha në vitin 1997. Sipas Tares, turmat që plaçkitën ishullin arritën që të shkrinin për skrap edhe topat e artilerisë detare Italine që mbronin gadishullin e Karaburunit.
Sot, ajo që ka mbetur nga baza imponuese ushtarake, është një seri ndërtesash të braktisura dhe gjysmë të shkatërruara që i ngjajnë më shumë një qyteze fantazmë.
Megjithatë, Tare thotë që këto ndërtesa të bastisura përmbajnë shumë histori, e cila mund të sillet në jetë për vizitorët nga një guidë e trajnuar.
“Gjëja e parë që do bëjmë është që të ndërtojmë një posto-bllok për të dhënë idenë e hyrjes në një bazë ushtarake,” thotë ai. “Do restaurojmë të gjitha parullat që janë në ishull, sepse janë me mijëra parulla pro Partisë,” shtoi Tare.
Edhe pse teknikisht akoma një bazë ushtarake, nga korriku Sazani është nën administrim të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, e cila në bashkëpunim me simotrën e saj Franceze, ka krijuar një plan të detajuar menaxhimi për ishullin.
Plani përfshin krijimin e intenerareve të ndryshëm për “trekking’ dhe “hiking” si dhe hapjen e një qendre shkencore kërkimore detare.
Që nga viti 2014, ujërat që rrethojnë gadishullin e Karaburunit dhe ishullit të Sazanit janë kthyer në një park kombëtar detar.
Ishulli pritet të bëhet dhe baza e përhershme e anijes R/V Hercules, e ndërtuar posaçërisht si platformë ujore arkeologjike me aftësi tre-dimensionale të dokumentimit të detit, e cila është nën pronësinë e fondacionit Amerikan RPM Nautical.
Anija, e cila është e pajisur me robotë nënujorë, ka zbuluar mbetjet e dy anije Romake gjatë ekspeditave në bregdetin shqiptar në vitet e fundit.
“Dy anijet romake qe kemi gjetur mund t’i gërmojmë dhe ekspozojmë,” thotë Tare.
Megjithatë; tani për tani të vetmet anije që po arrijnë në ishull janë turistike, të quajtura Regina Blu dhe Black Pearl, të cilat nisen çdo mëngjes nga fshati Radhimë, pak kilometra larg Vlorës.
Anijet e vogla ofrojnë vizita ditore në Sazan shpesh herë me një ndalesë në gjirin e Shën Vasilit në Karaburun apo në shpellën e Haxhi Aliut. Një biletë individuale kushton 1600 lek.
Sipas Tares gjate javës se parë të hapjes Sazanin e vizituan më shumë se 600 turistë.
Një nga ato që udhëtonte në bordin e anijes Regina Blu në 1 gusht ishte Arta Kodra, një grua 54 vjeçare e cila kishte jetuar me burrin e saj oficer marine në Sazan nga viti 1979 deri në vitin 1988.
“Për herë të parë kam ardhur në ishullin e Sazanit kur isha 18-vjeç, sa mbarova gjimnazin,” tha ajo.” Në Sazan jeta ishte shumë e bukur dhe kam shumë nostalgji,” Arta shtoi, ndërsa anija kishte filluar udhëtimin e kthimit drejt Vlorës, pas një ndalese një orëshe në ishull.
Vertete ka qene fantazme!!!!!!!
Mos shkruani dokrra , gjithe bota ashtu i ka patur dhe i ka dhe sot, sidomos vende qe dhe sot kercenohen nga fqinjet.
Fantazem duket sot edhe nena jote,o kalemxhi anti shqiptar,se dikur ka qene e bukura e dheut!!!
Ju doni te beni turizem duke u treguar botes vetem rrenojat e jo te verteten e SAZANIT TE DIKURSHEM!!!
Se cfare ka qene Sazani dhe Karaburuni per 45 vjet SOCIALIZEM e dine vetem NATO dhe TRAKTATI I VARSHAVES qe nuk guxuan te na sulmojne ne asnje rast se e dinin se cfare u priste!!!
BEJENI SAZANIN SIC ISHTE,me USHTARE E OFICERE,me TOPA,RAKETA,KATERA SILURUES,NENDETSE,MITROLOZE etj,qe turistet ta shikojne sakte!
Duke u treguar Sazanin te shkaterruar ju jo vetem ulni prestigjin dhe sakrificat e nje morie ushtaresh e oficeresh TRIMA qe sherbyen atje nder vite,por ofendoni edhe te huajt se do thone qe:
-AMA ME KETE SAZAN QENKAN MBURRUR SHQIPTARET?
TURP EDHE PER FUQITE E MEDHA qe qenkan trembur nga keto shkaterrime dhe nuk e sulmuan Shqiperine me kohe!!!!
TURP EDHE PER JU QE BOTONI GANJESHTRA!!!
Mos e perdhosni te kaluaren SOCIALISTE se ajo nuk ishte vetem e keqe,por ka patur me shume te MIRA!!
Ne fund te fundit ajo ka qene JETA E POPULLIT tone,mundi dhe gjaku i tij,ndaj kini RESPEKT me shume ju BUZEQUNMESHTIT e sotem!!!
Loko loko! Bravo ke thene gjera shume te mira dhe te vrteta.Sazani duhet te rindertohet edhe njehere ashtu siç ka qene me baza ushtarake.Ai le te behet vend turitik,por do jete me leverdi morale ne radhe te pare,me qellime qe ata turiste qe do vijne ta din mira kush ka qen Sazani,sa i forte ka qene dhe i paprekshem nga fuqite e medha.E dyt aeshte rendesia ekonomike e cila d o te vijne shume turiste per pushime.Urime.
Fantazme te duket sot,po ka qene nje perle e paprekshme.Nje nuse e bukur e virgjer qe dinte vetem te jepte urdhera.
Kjo “demokracia” dhe rrethanat e shkerdhyen pa meshire.
Partia siçiliste ësht e lodhur
Gazetar medioker
AURON TARE e ka mare me qitap bregdetin apo ja la i ati.
kush u pyet se si duhet te behet sazani??? fatkeqesisht demagogjia e gebelsit Rama po ja kalon edhe hitlerit berisha,eshte turp qe ky shtet dhe komb po katandiset si shtetet ne azi me shitje brekesh ne emer te turizmit,aty ne sazan kalova dy vite ne marine athere kur ishte krenaria e otrantos dhe mbahej qelibar i paster nga komunistet qe mbronin vendin nga qelbesirat qe sot na sollen demkracine,e ilirit,monikes,fatosit,saliut,shkelzenit,rames dhe samir manes qe na ushqen me te skaduara.nuk kam nostalgji per komunizem,por per ushtrine e shkrete qe eshte katandisur ne nje grup me tre motovedeta dhe 1 iveco fugon dhe do na mbroje nga serbet dhe greket ne 100 vitet e ardhshme apo nga isis apo nga kushdo.mos u tall me ndertesat e sazanit o auron,se dikur aty jetonin njerez me te mire dhe me te ndershem se ti apo padrinoja jot.shqiperia shtet i dhier me mafiozes dhe vrases ne parlament nuk behet kurre.25 vite na qelben salite,fatoset iliret e hajdutet qe komunistet i kishin si fuksa.ky eshte realiteti.edhe sazanin do e beje edi si rilindjen e shqiperise ku pleqte rrini nga 5-6ore ne rradhe si kafshet per te mare nje pension qesharak dhe ku mafiozet i mbyllin gojen atyre qe ngrene koke.te gjithe bashkekombasit qe jeni jashte mos beni gabim te ktheheni si u ktheva une dhe i bera parate betone,se kam dy pleq vetem,se do i bini kokes me grushte,se ketu te vjedhin qe nga morracaku qe ruan bashkine deri tek gjykatesi qe nuk te gjen te drejten po nuk e pagove.eshte me keqe se e late dhe edi rama ha vjedh per vete,erdhi ne pushtet me rrena,dhe po lejon sali vrasesin te jetoje si kont me gjithe klanin e tij te piste.beni ate qe beri edhe konica i shkrete me mire ne dhe te huaj ,se i huaj ne dhe tend…ky vend ka mbaruar mos u genjeni nga propaganda e top channel hales dhe kanaleve te sponsorizuar me leke nga qeveria mafioze,realiteti eshte krejt ndryshe.vendi yne eshte katandisur ne nje hale me plehra,ujera te zeza,ndertesa te shemtuara njerez qe nuk kane buken e gojes dhe pordhacer te politikes qe fryhen me parate e vjedhura.edhe sazanin do ta rregulloje ky auroni qe i shiti butrintin anglezeve,se ketij shqiperine ja la i ati.
Faleminderit per komentin Era. Nuk po shtoj asgje se nuk ka gje per te shtuar. Politika shqipetare ka vrare me ne fund edhe shpresen se ky vend mund te behet nje dite.
Ne periudhen e luftes se ftohte te gjithe e dime qe ne ishim kundra te dy forcave me potencialin me te math ushtarak ne bote.Nje angazhim me 3500 forca ushtarake detare nuk perben ndonje potencial rezikues per te gjithe fqinjet.Ne si ushtarake nuk kemi patur ndonjehere plane sulmi kundra fqinjeve . per te shtuar teritore apo per cfar tu shkoje ju nder mendie.Atje kane sherbyer njerezit me te besuar , jo te sistemit sic ju takon te thoni ju por per interesa te mbrojties se atdheut. Po na dalin ca delirante dhe na kujtojne se atje ka patur njerez me bisht qe komandoheshin si njerez te verber, dhe keta po pergatisnin levizjen demokratike , per ti dhene popullit lirine e munguar nga bijte e kuislingeve.
Cdo sitem shoqeror ka te mirat dhe te keqiat e tij, ka fillimet dhe perfundimet e tij, por te flasesh qe cdo gje ka qene e gabuar, ka qene jashte kesaj lufte te ftohte qe perfudoj me 1991 duhet te jesh shume i verber.
Po ju sqaroj se ushtaraket e Shqiperise kane qene njerezit me te perkushtuar dhe me idealiste te kohes.
Me fillimet e levizjeve demokratike asnje ushtarak nuk ka ngritur armet kudra popullit edhe kur u shkaterua plotesisht ushtria.
Perballe kishim vellezerit tane dhe jo nje ushtri te huaj, dhe ne regulloret tona , kthimi i armeve kundra popullit perbente tradheti kombetare. Me falni nqs jam shprehur shume ashper.
Cfare thote ky artikullshkruesi? Ka qene fantazme? Duket qe nuk e ke jetuar ate kohe, dhe nuk e paske idene se c’ka qene ky ishull i vogel ne kohen e diktatures. Po ta them une qe kam kryer aty sherbimin ushtarak: I blinduar dhe i mbuluar me arsenal te tmerrshem ushtarak! Sot? Po, sot eshte shndrruar ne nje toke te shkretuar, ku ngrene koke vetem rrenojat e fjetoreve dhe e ndertesave te tjera, si dhe ndonje bunker i copetuar. Dihet pse. Qeveria demokratike e Saliut, shiti gjithe asetet, dhe kuptohet qe fitimin e futi ne xhep, duke mos patur fare frike nga ligjet, sepse drejtesia eshte tkurrur dhe ka frike padrejtesine!
Detar! Jo,nuk je ne gabim fare.Keta jane te verteta dhe the realitetin.
Me vjen turp per qeverrit tona kur lexoj materjale te tilla si per ishullin dhe per gjithe Shqiperine.Kush vuri dore e shkaterroje Shqiperine I rent mallekimi I Popullit Shqiptare.Potigu
Kisha nje pyetje, Auron Tare eshte vellai i Igli Tares?
Po vellai i Igli Tare eshte, edhe ky per fiskulture ka studiuar, pastaj iku emigrant ne Londer prej ku erdhi gjate luftes se Kosoves si perkthyes i gazetareve angleze dhe papritur u shenderrua vete ne gazetar, dhe pastaj u shenderrua ne analist, dhe pastaj u be arkeolog e drejtor i Butrintit (qe e shkaterroi) dhe pastaj prap gazetar e perkthyes (perkthente disa ditare ushtarakesh angleze qe kishin qene ne Shqiperi), pastaj prap arkeolog me disa hajdute thesaresh detare (keta qe thote se do perdorin si baze Sazanin se atje nuk i sheh dot njeri cfare bejne)bene harten e tere objketeve nenujore qe do grabitin pastaj Rama e beri drejtor te agjencise se bregdetit. Po ky nuk eshte asgje, kane vellane e vogel Genti Tare nje pijanec qe merret me ndertime dhe pislleqe, qe tani e kane nisur konsull ne Turqi. Igli Tare te pakten ishte i zoti per dicka, keta te tjeret jane morra.
Auron Tare edhe vellai i Isa Tares dhe babai i Igli Tares!Te gjithe ish komuniste e familje komunistesh!
Tani shajne SOCIALIZMIN qe te behen me te besueshgem per REGJIMIN E RI FASHIST!!!
Po eshte djali Isa Teres sportist dhe shef i klubit te nderuar PARTIZANI si edhe vellaji i Igli tares futbollist i kombetares sone si duket Auronit i ka hyre vedi ne qejf duke u bere servil i cdo qeverie.Ikujtoj Aulonit se po tha Shkodrani te hyfte vedi ne qef ke mbaru me te tana.
E çfare mund te shkruash kur lexon gjera te tilla.Gjeja me e mire eshte heshtja dhe te lihen ata qe mendojne se po “rregullojne” Sazanin ne vetkenaqesine e tyre.
E çfare perfitimesh financiare do kete Shqiperia nga keto shtigjet e dhive ne Sazan, o Tare?Ik ore mbushu tutje!Sazani do shpallur zone ekonomike e pavarur me kazino, bordello,diskoteka dhe shitje marihuane nga shteti ku te mblidhen kumarxhinjte, kurvat dhe pijanecet e Europes me taksim 50 %.