Dita Ndërkombëtare e Rinisë, 42 mijë të rinj shqiptar të papunë (VIDEO, TemA Tv)

12 Gusht 2015, 16:03Sociale TEMA
Dita Ndërkombëtare e Rinisë, 42 mijë të rinj shqiptar

12 gushti është Dita Ndërkombëtare e Rinisë, e cila është menduar si një ditë ndërgjegjësimi për qeveritë për të tërhequr vëmendjen për çështjet e rinisë në mbarë botën.

Të rinj në mbarë botën përballen me papunësinë, një fenomen mjaft shqetësues edhe në rradhët e të rinjve shqiptarë.

Bizneset private “Call Center” janë shfaqur vitet e fundit si një mundësi për punsimin e të rinjve, megjithatë numri i të rinjve të papunë vijon të jetë i lartë.
Sipas të dhënave më të fundit rezultojnë në total 151 879 persona të papunë të regjistruar në 6-mujorin ( Janar – 1 Korrik 2015,). Të rinjtë e moshës 15-29 vjec të cilët janë të papunë përbëjnë rreth 42 mijë persona ose 28% te totalit
Personat me arsim të lartë të regjistruar si të papunë janë rreth 12 mijë ose rreth 8% të personave të papunë të regjistruar. Pjesën më të madhe e zenë të papunët me arsim 8/9 vjeçar me rreth 75 mije të papunë.
Sipas Instatit, referuar Anketës se Forcave të Punës në tremujorin e parë 2015, rezulton se papunësia e të rinjeve të moshës 15-29 vjeç është 34.1% nga 17.3 % ,që është papunësia në total për moshën 15-64 vjeç.
Papunësia në radhët e të rinjve është kritike për stabilitetin social dhe ekonomik, ndaj i duhet dhënë një vëmendje më e madhe nga strukturat përgjegjëse. Anisa Xhani

– See more at: http://www.tematv.al/video/566rygjko9tvrfl#sthash.ydIZehwO.dpuf

5 komente në “Dita Ndërkombëtare e Rinisë, 42 mijë të rinj shqiptar të papunë (VIDEO, TemA Tv)”

  1. gjuha e gjate, bela e te zote says:

    Edhe 420 mije te thihey nuk eshte numer i sakte. Papunesia eshte e pallogaritur ne shqiperi.
    Shifrat jane genjeshtra

  2. Dreni says:

    Ju jeni profesionalista te falsifikimit. Papumsia ne shqiperi esht mbi 40% Shqiperia eshte i vetmi vende ne bote qe perdore nje tori te pa preceden ne bote per te ulur dhe falsifikuar shifrat reale te papunsis. Ne shqiperi regjistrohet si i vete punsuar gjdo person qe posedon toke bujqesore apo edhe nje paqe me speca e tomate, legenga jeni.

  3. Dreni says:

    Ju jeni profesionalista te falsifikimit. Mjafton te kesh nje lope dy pula e nje gomare ne shqiperi automatikishte regjistrohesh si i vete punsuar, po pate dhe nje baqe me speca e kastraveca ne shqiperi regjstrohesh si ferme dhe gjithe familja si e punsuar. Kjo eshte teoria e pa precedent ne bote qe ka shpike sali berisha per te falsifikuar te dhenat e papunsis ne shqiperi.

    1. Ilir Kaduku says:

      Urime Rilindja e komunizmit real. Papunesi, burg, varferi e mbi te gjitha nje ultra korrupsion qeveritar.

  4. Tema says:

    S’jan të papunë por të pa deklaruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje