Rrumbullaku: Të ardhurat e ulëta, nga keqmenaxhimi e korrupsioni (TemA Tv)

11 Gusht 2015, 17:01Sociale TEMA

Administrimi fiskal mbetet i vështirë dhe korrupsioni në rradhët e saj janë shkak i fortë për mosrealizimin e të ardhurave. Këto argumente rendit Oltion Rrumbullaku në një intervistë për TemaTV, të cilat sipas tij ndikuan në përkeqësimin e treguesve fiskalë.

Buxhetit të shtetin i munguan 13 miliardë lekë në 6 mujorin e parë 2015, si shkak i mosrealizimit të të ardhurave nga tatimet e doganat.

Sipas tij ligji për të ardhurat ka nevojë urgjente për të ndryshuar pasi ai është i 1998-ës dhe është i arnuar disa herë.

Eksperti thotë se ka një ngërç që ende nuk është zgjidhur me ndryshimet e bëra në tatimin nga dividentit dhe tatimit mbi të ardhurat personale. Sipas tij dividenti duhet tatuar në mënyrë progresive. Teuta Shamku

 

 

– See more at: http://www.tematv.al/video/erc651skwey7dph#sthash.sL5tB3sd.dpuf

5 komente në “Rrumbullaku: Të ardhurat e ulëta, nga keqmenaxhimi e korrupsioni (TemA Tv)”

  1. Tema says:

    Tatimet e shumta jan të dëmshme për transportuesit ndaj të shihen të gjitha njëherësh.

    1. Tarrasi says:

      Korrupsioni do vazhdoj sa te jet ne krye Meta e LSI-ja.

      Fatkeqesisht u perzune ca hajdute te PD-se dhe erdhen ca te tjere.

      Derisa nuk ka gjykata qe denojne “lekun e madh” Shqiperia do ngeli vendi bananave dhe i shypjes mizore te popullit.

      Thoni rames te beje ndonje liber apo pikture se nuk po realizon ndonje gje tjeter qe puthte halla ne te dyja faqet gjatoshin qeros.

  2. leci says:

    Ua!!! Po si e gjeti ky ore? Po ky qenka njish!

  3. A says:

    Gjersa politika shqiptare e dy partive kryesore si e PD-se dhe e PS-se te drejtuara me mender tipa shkerdhata si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA vazhdojne te zbatojne ne teori dhe ne praktike filozofine “TERAPIA e SHOCKUT, EKONOMIA ZERO” kjo gjendje do te jete ne menyre te vazhduar.
    A e kuptoni se kemi TVSH-ne 20% me te larten nga shtetet fqinje, nga shtetet ballkanike, nga shtetet rajonale dhe shtetet evropiane.
    A e kuptoni se kemi taksat, tatimet, akcizat dhe cmimet me te larta se kudo dhe te ardhurat, pagat mujore per fryme, individ dhe si familje me te ultat.
    Pra, duke pasur rrjepjen me te larte ne Evrope dhe te ardhurat gjithashtu me ultat ne kontinent, e kuptoni sa e madhe eshte diferenca.
    Fatkeqesia eshte me keto mender drejtuesish dhe ky qe eshte aktualisht EDI RAMA, qe nuk dine tjeter vetem te vjellin, te grabisin, shperdorojne pasurite kombetare dhe jane hajdut xhepash te taksapaguesit shqiptar kjo lloj gjendje do te jete.
    Deri tani nuk shikojme asnje .(pike) ne germat (i). Por piken duan ta vendosin dhe e vene tek germat K, M dhe SH, te cilat nuk kane nevoje per pike, por keshtu e duan keto lloj maskarenjesh dhe te pacipesh sepse me keto germa fillojne fjalet KORRUPSION, MAFIE dhe SHPERDORIM. Tung.

  4. Mandi says:

    Se di ky kokeqoshja qe korrupsioni nuk keq-mire mrnaxhohet por luftohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje