Masa të rrepta në kufi për parandalimin e azilkërkuesve

11 Gusht 2015, 13:05Sociale TEMA

“Të gjithë strukturat policore janë të angazhuara për të ndaluar çdo lloj organizimi për qëllim azilkërkimi”.

Kështu është shprehur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako në një deklaratë për mediat nga aeroporti i Rinasit ku inspektoi masat e marra nga policia për parandalimin e azilkërkuesve.

Haki Çako gjithashtu tha se Policia Shqiptare është në partneritet të ngushtë me autoritetet gjermane dhe të vendeve të tjera të BE-së për të ndaluar këto iniciativa. Ndërkaq drejtori Çako i bëri apel te gjithe qytetareve qe deshirojne te punojne ne vendet e BE-se ta bejne nepermjet procedurave ligjore.

Këto veprime jo vetëm penalizojnë vetë qytetarët sepse u digjet mundësia për të lëvizur lirshëm për arsye turizmi apo nevoja të tjera, por krijojnë dhe një imazh jo të duhur për Shqipërinë.Por u sigurojmë që çdo mundësi që është bazë ligjore për të krijuar mundësi punësimi të ligjshme, e u sigurojmë bazën e nevojshme për të mos qëndruar nëpër kampe si dhe i krijojmë lehtësira për udhëtime të qeta.” u shpreh Drejtori i Përgjithshëm.

Çako shtoi se pikat kufitare ne Shqiperi jane nen masa te rrepta monitorimi.

Çako: “Të gjitha pikat e kontrollit kufitar në Shqipëri janë të përforcuara e  të monitoruara me masa të rrepta, pasi jemi në bashkëpunim me një sërë projektesh të BE-së në konsolidimin e stabilitetin e objektivave të policisë së shtetit shqiptar”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti tha se në Shqipëri kanë hyrë e kanë dalë 9 milion qytetarë në 6 maujt e parë të këtij viti, nga këta 2.2 milion të huaj që e kanë vizituar Shqipërinë

“Sot Shqipëria është ndër destinacionet më të preferuara e të frekuentuara qoftë në turizëm por edhe për investime pasi vetëm në 6 muaj të këtij viti, Shqipëria është vizituar nga 9 milion qytetarë të ndryshëm që kanë hyrë e dalë në Shqipëri. Shifër e rëndësishme është hyrja e dalja e shtetasve të huaj, rreth 2.2 milion shtetas të huaj kanë ardhur në Shqipëri për interesa të ndryshme” tha Çako.

4 komente në “Masa të rrepta në kufi për parandalimin e azilkërkuesve”

  1. ananananananannannanana says:

    Neni 38 i Kushtetutes o komunist thote:

    1. Kushdo ka të drejtë të zgjedhë vendbanimin si dhe të lëvizë lirisht në çdo pjesë të
    territorit të shtetit.
    2. Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit.

    Kush je ti qe e vlereson nje njeri nese do te dale te kerkoje azil apo do te dale per qejf. Pastaj azili eshte nje e drejte qe e ushtrojne ne vendin ku shkojne e jo ne Shqiperi. Ptu rrace e peshtire!

    1. Ema says:

      o ananas, ai po ju thot shqiptareve qe mos hikni ne kete menyre se termi “Azil Ekonomik” nuk ekziston ligjerisht dhe shteti prites nuk e njeh. Keshtu qe i bie qe edhe ato pese lek qe kane te shkretet te mos i lene rrugeve.

      Amabsada Gjermane, e ka shpjegur disa here qe do ti kthejne dhe vertet po i kthejne. Askush nuk te pengon te ikesh jashte, te kerkosh pune (por jo azil ekonomik) dhe pasi ta kesh gjetur te aplikosh ne ambasade dhe te shkosh ne rruge te rregullt. Keshtu o ananas..

  2. Tema says:

    Neve s’na ndihmon kush, për vete shpikin fonde

  3. Flutura says:

    Posi masa te rrepta. Po e ndrisni ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje