“Pastrimi i Tiranës”, pas paralajmërimit hiqen makinat pranë stadiumit “Dinamo”

9 Gusht 2015, 21:04Sociale TEMA

Paralajmërimi i kryebashkiakut Erion Veliaj me 6 gusht 2015 ka mjaftuar që banorët të mos presin ndërhyrjen e policisë bashkiake por t’i zhvendosin vetë automjetet.

Tashmë parku në afërsi të stadiumit “Dinamo” i shndërruar prej kohësh në një treg makinash të përdorura është rikthyer në identitet, në një hapësirë në shërbim të qytetarëve të Tiranës, raporton Ora News.

Pas aksionit të lirimit të vendeve të parkimit, Kryebashkiaku i ri i ka shtuar një tjetër nuancë Tiranës. Ngjyrën portokalli me të cilën janë lyer koshat e plehrave për të kultivuar kulturën e diferencimit të mbetjeve.

Punonjësit e Bashkisë nuk kanë pushuar as ditën e dielë, duke u përqëndruar në pastrimin e mbeturinave nën urën e lumit Lana, rregullimin dhe pastrimin e skarpateve të saj, por edhe në rikonstruksionin e guralecëve të trotuareve në bulevardin “Dëshmorëte Kombit”.

Operacioni sensibilizues për pastrimin e qytetit do të kulmojë në 4 shtator, ku aksionit pritet ti bashkohen edhe qytetarët e Tiranës.

13 komente në ““Pastrimi i Tiranës”, pas paralajmërimit hiqen makinat pranë stadiumit “Dinamo””

  1. durresi says:

    diten e djele mund edhe ta kursente

  2. Billy says:

    Pse mburreni me gjera kot. Sikur Basha po te donte nuk e hiqte parkimin, apo nuk i rregullonte koshat? Po nuk i vajti mendja, se i kishte bere ato pune.

  3. njesia says:

    C eshte ky sistem qe kerkohet te imponohet. Sot paguhen taksa, te mire manaxhohen e ska nevoje per populizem e thirje per pune vullnetare. Tirana kerkon te miremanaxhohet nepermjet sherbimeve efektive dhe cilesore ne cdo kohe, dhe jo me aksione retushuese.

  4. ok says:

    dakort jemi se pastertia eshte e te gjitheve,por si behet qe duhet njemakine te laj poshte urave te lanes te dajti, tajvani,rruga elbasanit,qe ndyjne ata qe neser kalojne e ju pelqen era e qelbur qe prodhojne vete.
    cfaj kane qytetaret ekulturuar nga keta te palare.

    1. Bimi says:

      Qe nga shtatori populli do t’i kthehet te shtunave dhe te dielave vullnetare per te pastruar lagjen!

      O politikane hajvane! Populli ne demokraci paguan taksa per pastrim dhe nuk ka nevoje te punoje fizikisht per te pastruar mjediset publike. Populli-bageti qe hedh plehra lart e poshte gjobitet dhe gjoba shkon per te korrigjuar veprimin me nuanca blegtorale qe ka kryer bagetia perkatese…

  5. Loko-Loko says:

    O zoti Veliaj!
    A e di se Urbanet e Kamzes,Kasharit,Yzberishit etj nuk pranojne ABONETE,Kartat e veteranit,te invalideve etj??
    Cfare pret qe nuk u jep ULTIMATUM ketyre firmave??
    Pse nuk bejne kontroll TATIMORET qe urbanet nuk japin bileta,por leket e xhiros i futin ne xhepat e tyre???
    Mos valle edhe juve u kiane futur ne valle qe nuk reagoni kunder tyre???
    A i keni pare se cfare RRANGALLESH perdoren nhe Kashar dhe Yzberish per transportin urban???
    Pse nuk i ve ne pune administratoret e rinj,qe te marrin mendimet e banoreve per hallet qe kane??
    Si banor i Yzberishit kam te drejte te pyes:
    KU I MERR SHQETESIMET TONA KY ADMINISTRATORI I RI per deri sa nuk ben takime me ne banoret???
    Pse per kete RRUMPALLE ju votuam juve???
    Zoti Veliaj!
    A e keni kuptuar se te jesh kryetar Bashkie i kryeqytetit nuk do te thote te merresh me VOGELSIRA,por te jesh MENAXHER i zoti qe te vesh te tjeret ne pune???
    Deri tani po merresh me VOGELSIRA SA PER TE BERE REKLAME NE MEDIA!!!

  6. Nina says:

    Shkelqyer.. Suksese

  7. fshatari says:

    Nje BRAVO! te madhe per qytetaret e Tiranes,te cilet do te bashkohen te gjithe per pastrimin e qytetit.

  8. fshatari says:

    Ky eshte lajm i mire

  9. Skerdi says:

    Edicioni i lajmeve vazhdon si vijon:

    Sot Erion Veliaj u zgjua qe ne 7. Kishte pare tere naten endrra per qytetin.

    Ne oren 8 Veliaj vajti ne zyre. Mori nje kafe me pak sheqer, per solidarizim me kauzen e konsumimit te kalorive te paket.

    Ne oren 10 beri nje dremitje te lehte per ti treguar qytetareve qe gjumi i shpeshte te zgjat jeten.

    etj etj….

  10. iriqi says:

    a po fillojm prap me pun vullnetare enverjane a?
    bukur bukur kjo demokracija
    po na rikrijon traditat komuniste aq te dashtuna nga populli jon i ngulur bythsh prej shekujsh ne nji vend.
    mos harroni te shkruani edhe ca parrulla si “rroft demokracija e proletarjatit”
    “ne njeren dor kazmen ne tjetren ciften demokratike”
    “o partija socjaliste do ta bojm shqipnin lulishte”
    “armikut ti tregojm brrylin,mikut ti shtrijm doren”
    le te quhet nji dit ne jav ” dita e edi rames” ku gjindja te dali ne bulevard dhe te bej muhabet pazari…
    dhe radjot te bertasin me marrshet revolucjonare “ec mamica me ato cica”., “dola sonte nga berati”,”n lazarat po bije bor,s ka hashash,s ka puntor,ka vec njerz qe i bijn me dor”!.. “u mbush vaporri me refugjat”… “gjermani te qofsha fal,mos ma kthe at t bukrin djal”,”u mbush rruga me maqina,krejt shqiptaret jan nonqima”,

  11. Tema says:

    Pastrim apo maniak (i obseduar në fshihrje)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje