Projekti për landfillin e Vlorës, Leli: Shumë shpejt investimi

8 Gusht 2015, 14:03Sociale TEMA

Një nga punët e para të realizuara nga Bashkia e Vlorës me kryebashkiakun e ri ishte sistemimi i vendgrumbullimit të mbeturinave të qytetit dhe shuarja e zjarreve që shkaktonin ndotje alarmante në qytet.

Kryetari i ri i bashkisë, Dritan Leli zgjodhi pikërisht këtë vend për të folur në lidhje me projektin për ndërtimin e landfillit për qarkun bregdetar. Ai deklaroi se shumë shpejt do të nisë investimi për realizimin e këtij projektt.

Vendgrumbullimi i mbeturinave në Vlorë ishte kthyer në një pikë të ndotjes masive të ajrit të qytetit.

Mbeturinat digjeshin vazhdimisht për të nxjerrë prej andej metalet. Zgjidhja përfundimtare është vetëm krijimi i një landfilli të ri, tha kryebashkiaku Leli.

4 komente në “Projekti për landfillin e Vlorës, Leli: Shumë shpejt investimi”

  1. kuci says:

    Me ty o bashke fshatari im, ne munde te bejm ndo nje vrime ne uje, por i thuaj Kocos ndonje fjale dhe mos fol para tij. Ne krenohemi me Kocon si Kryetar Bashkie dhe me Ty si mbajtes i pishtarit te tij. Rroft Kocua…….

  2. Dru me pre says:

    Ore Leli,,,po parate ku do gjenden,a s”na thua,,?????

    Cimi e mer rrogen,,por per ty aha.

  3. Argita_B says:

    Landfill eshte fjale e re shqiptare !!!
    Keni bre shkolla apo jo gazetare te Temes, na hapet barkun, e nsatraduat shqipen duke perdorur vend e pa vend fjale e shprehje te huaja. Nuk eshtee aspak trendi te flassh me fjale te huaja, eshte injorance. Sikur baballaret e shqipes, apo ata qe dhane jeten per te mbrojtur kete gjuhe teishin gjalle e te lexonin artikujt tuaj bastarde, do ju shkulnin floket veshet bashke. Baza e gazetarise eshte gjuha shqipe.
    Mire ekonomie qe nuk merni vesh, mire shkenca te tjera, po as shqipen nuk e dini!!! Eshte gazete shqiptare Tema apo gazete e ndonje shoqate emigrantesh qe kane mesuar shqipen nge prindet duke folur ne shpi!!

  4. Tema says:

    Gëzimi më i madh se përfitimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje