Veliaj mban premtimin: Banesat sociale ndahen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak

6 Gusht 2015, 16:38Sociale TEMA

Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e tij të ardhshme do të miratojë vendimin për ndarjen e banesave sociale, duke i dhënë zgjidhje një problemi që ishte krijuar prej 4 vjetësh. Lajmin e ka bërë të ditur sot vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa ka inspektuar punimet që po kryen në çerdhen numër 42 në Njësinë 5. “Do ta mbaj premtimin që bëra në fushatë. Në mbledhjen e parë pas konstituimit të Këshillit Bashkiak, do të bëjmë ndarjen e banesave sociale”, tha Veliaj.

Ai theksoi se procesi do të jetë transparent dhe do të bëhet mbi bazën e njerëzve në nevojë, jo të favoreve partiake. “Kemi bërë disa verifikime ku na rezulton e njëjta histori si në 2013-ën, kur po e njëjta parti la pushtetin: kushërinj, nipa, mbesa, zyrtarë që marrin banesa sociale. Unë nuk do ta toleroj këtë. Banesat sociale do t’i shpërndajmë vetëm për ata që i meritojnë”, shtoi Veliaj. Ky në fakt shënon dhe mbajtjen e një prej premtimeve që vet Veliaj bëri gjatë fushatës elektorale.

Nga ana tjetër, ai i është përgjigjur edhe pyetjes lidhur me kreditë e buta që bashkia jep për familjet e reja dhe të pastreha, duke deklaruar se në kushtet e sotme Bashkia e ka të pamundur që të përballojë interesat. Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se fillimisht synohet shëndoshja e financave të institucionit, e më pas do të vijohet me dhënien e kredive të buta. “Kam gjetur një bashki të falimentuar, e cila mezi arrin të paguajë rrogat për tre muajt e ardhshëm. Besoj se do të kem mirëkuptimin, që pasi të kemi shëndoshur financat e bashkisë, të konsiderojmë dhënien e kredive të buta”, tha Veliaj.

1 komente në “Veliaj mban premtimin: Banesat sociale ndahen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak”

  1. Tema says:

    Të mos i shesin qyraxhinjt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje