Periudha pasuniveristare mbetet një sfidë për çdo të ri shqiptar që synon të pozicionohet në tregun problematik të punës.
Po jo vetëm të rinjtë, edhe grupmoshat e tjera janë pjesë e kësaj sfide të përditshme. Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Genc Kojdheli në një intervistë për “TemA Tv”, thotë se ekziston një mospërputhje mes kualifikimt të të rinjve shqiptar, të cilët zotërojnë diploma në fusha të ndryshme dhe ofertave të punësimit që ofron tregu shqiptar i punës.
“Tregu i një ekonomie, ku shumica dërrmuese e biznesve janë të vogla dhe të mesme, kërkon njerëz me një sfond financiar, teknik, që janë të aftë ta përkthejnë aftësine e tyre në para. Punëdhënësi më i madh është dhe duhet të ishte sektori privat. Sektori privat, jo gjithmonë kërkon tipologjinë e njerëzve që sot kërkojnë punë në Shqipëri, kryesisht të rinj që kanë formim universitar por jo të përputhshëm me atë që kërkon tregu” shprehet Kojdheli.
Sipas tij, Zyrat e Shërbimit Kombëtar të punësimit në rang kombëtar, për vitin 2015 kanë ofruar 17 836 vende pune nga të cilat 9 300 janë përkthyer në punë për qytetarët shqiptarë që kanë trokitur në këto zyra.
“Shumica e vendeve te lira të punës janë kryesisht të industrisë së shërbimit dhe prodhimit, indiustria teksile, fasoneria, industria e prodhimit të këpucëve, industritë e shërbimit që janë të lidhura me turzimin, hotelerinë, restorantet dhe me radhë, por nuk mungojnë vende të lira pune shumë specifike, si punësimet ne hidrocentare, call center, në institucione të administratës publike që shpallen nga ne por nuk ndërmjetësohen nga ne. Gama dhe tipologjia e vendeve të punës është e pamat”, pohon Drejtori i SHKP-së në intervistën për TemA Tv.
Aktualisht janë 1 725 vende vakante, në kategori të ndryshme të ofruara në të gjithë vendin. Drejtori i SHKP-së deklaron se gjatë këtij viti rreth 100 000 shqiptarë u janë drejtuar këtyre zyrave për tu punësuar.
Por, një alternativë tjetër për shqiptarët është punësimi në vendet e Lindjes së Mesme.
Për të rinjtë, që nuk kanë mundur të punësohen në Shqipëri apo dëshirojnë të përfitojnë eksperiencë jashtë kufirit, kompani nga Emiratet e Bashkuara Arabe ofrojnë mundësi punësimi në sektorë të ndryshëm.
“Destinacionet kryesore kanë qenë vendet e Gjirit Persik, kryesisht Emiratet e Bashkuara, Katari, Kuvajti. Kjo për faktin se ekonomitë lokale të këtyre vendeve janë ekonomi në zhvillim, në rritje. Ekzistojnë mundësitë financiare për të rekrutuar njerëz të rinj dhe ka një set faktorësh që rritin dhe nxisin së tepërmi kërkesën për krah pune në këto vende” shprehet drejtori i SHKP-së.
Në këto vende punojnë 284 të rinj shqiptarë.
Megjithatë Kojdheli thotë se numri i vendeve vakante është shumë herë më i lartë se kërkesat dhe kryeisht shqiptarët nuk shfaqin interes për këto mundësi të ofruara.
Ndërsa për kriteret që duhen plotësuar, ato ndryshojnë nga vendi i punës që ofrohet.
“Sot që flasim kemi mbi 3 800 vende vakante në industri të ndryshme, nga industria turistike, hoteleri-turizëm, kuzhunier, asistent kuzhinier. Njerëz me sfond teknikë, mekanik, asistent teknik nëpër fabrika, staf i administartës dhe hoteleri turizëm, zënë vendin më të madh te vendeve të punës. Në shumicën e rasteve agjencia garanton transportin, bërjen e të gjitha dokumentave dhe akomodimin , ushqimin për qytetarët pa lekë”.
Një ndër shqiptaret që ka pranuar këto oferta është edhe Sonila Mrruku. Ajo prej 5 muajsh ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe ku jep mësim në gjuhën angleze për parashkollorët.
E kontaktuar nga “Tema Tv” Sonila tregon se për të përfituar këtë vend pune i është kërkuar njohja e gjuhës angleze mbi mesataren dhe eksperiencë në pozicionin që kërkohej.
23-vjeçarja, e cila ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në kryeqytet, thotë se kontrata e saj e punës është dy-vjecare me të drejtë rinovimi.
Aktualisht Sonila jeton në një shtëpi të siguruar nga vetë kompania dhe tregon se kushtet janë ato të një jetese normale.
Eksperienca për një punë jashtë vendit si dhe mundësitë e shumta që ofrojnë Emiratet e Bashkuara janë arsyet që e nxitën të largohet nga Shqipëria.
Kompanitë e huaja që operojnë në Shqipëri licencohen nga Ministria e Mirqënies Sociale, e cila kryen edhe monitorimin e tyre.
hahahahaha,punesime ne vendet arabe!!!!!!!!!
pas nje ”specializimi” ne jamite e arabise,kandidatet mund te vijne ne Shqiperi per te pjelle dobicin arab……….
Edhe Aqif Kapertoni andej eshte me pune, madje ketij te fundit nuk i kerkuan as diplome!
Po cuditem, vete jetoj ne USA dhe ketu kur marrin mesues gjuhe te huaj, kerkojne native ose vendas qe e zoterojne gjuhen ne nivel bilingue. Mbase ne Arabi jane me tolerante…
Po skane shonc tjeter se nuk i shkon nji angleze apo amerikane te punoje me ferexhe per 2000 euro ne muaj
mor zotni ,a e ke te qarte ti dhe gjithe ata qe pretendojne se kane nje apo disa diploma se vetem 27% e atyre qe kane nje diplome mund te gjejne nje vend pune sipas diplomes dhe ku? ne usa ku papunesia eshte ne nivelin rekord vetem 5.3% kur ketu ne shqiperi une jam skandalizuar deri ne palce kur shof te rinjte qe rrine pa bere asnje pune gjithe diten e zotit dhe pretendojne te zene vende pune madje dhe jashte vendit OMG.jam tmerruar nga niveli i korrupsionit nga keta te rinj neper zyrat publike veshur dukshem e parfumosur rendshem nga masa qe ata pretendojne tu sherbejne jane te pafre ose free per te neperkembur cdo hallexhi.nuk flas as per ps ose pd dje por skota e te rinjve e te rejave ku ne drejtim jane LSI eshte tmerresisht e papermajtshme per te thithur deri qindarken e fundit te pazarit skane frike fare jane te pameshirshem .
Vajza ka mbaruar studimet per drejtesi por ne te njejten kohe paska ushtruar dhe profesionin e mesueses se anglishtes? Qe 18 vjec ka qene mesuese anglishte “pa diplome”??? Mqs ne nje paragraf shkruhet se i eshte kerkuar eksperienca ne pozicionin e ofruar. Here tjeter kujdes me keto perralla qe tregoni. Hapni vende pune ne Shqiperi ose ky Genci te marri valixhen dhe te shkoj te punoj vete ass.kuzhinier
Per parajsen e punesimit, Emiratet e Bashkuara Arabe, nje artikull i The Guardian-it tregon c’forme merr skllaveria moderne. http://www.theguardian.com/global-development/2015/apr/04/migrant-workers-uae-saadiyat-island-abu-dhabi-battery-hens
Shqiptare, o Shqiptare kini kujdesin me te madh me ” punesimet” ne vendet arabe arabi apo emirate te vashkuara arabe apo kuvajt, sepse dp tregetoheni si skllever, kini kujdes se po shkuat, zor se dilnui e nuk ju gjen njeri.
Mos lini vajzat tuaja te shkojne atje, mos lini motrat tuaja te perfundojne ne dura te huaja.
Por edhe sikur gjerat te shkojne mire, mos lejoni motrat tuaja te penetrohen nga arabe e te sjellin dobica ne tokat shqiptare!!!
Kini kujdes nga keto ” zyra punesimi”