Ja datat e konkursit për Universitetet

5 Gusht 2015, 13:12Sociale TEMA

Ministria e Arsimit ka përcaktuar datat për degët me konkurs në universitetet e vendit, pas plotësimit të formularit A2 nga maturantët.

Sakaq, janë përcaktuar edhe pikët maksimale dhe minimale që i duhet një kandidati për të fituar degën e preferuar.

Në datat 26-29 gusht kandidatët do të rendisin 10 preferencat e tyre në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Për ata që zgjedhin Edukimin Fizik dhe Sporte në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër apo Elbasan do të konkurojnë në datat 19-24 gusht, ndërsa për ata që dëshirojnë një program studimi në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, do të testohen nga datat 19-21 gusht.

Kandidatët para se të plotësojnë preferencat për programin e studimit që ata duan, duhet të paguajnë tarifën e regjistrimit.

1 komente në “Ja datat e konkursit për Universitetet”

  1. Tema says:

    Të gjith jan me shkoll të lart.,përsa i përket masterit dhe doktoraturës ,jemi në boshllëk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje