Në liqenin e Butrintit rezulton të ketë ngordhur rreth 90 % e farës së midhjes. Shkak për këtë sipas ekspertëve që kultivojnë midhjet në Butrint, është bërë niveli i lartë i temperaturave të regjistruara në ujin e liqenit.
I dërguari i Ministrisë së Bujqësisë në këtë zonë, Ardian Xinxo thotë se është bërë matja e temperaturës së ujit të liqenit, e cila ka 38-39 gradë celsius. Sipas Xinxos temperatura e duhur për kultivimin e midhjes është 28ºC.
Më tej, Xinxo sqaron se është kërkuar një vend emergjent për transferimin e midhjeve, ndërsa thekson se tashmë është ngritur një ekip do të merret me vlerësimin e dëmeve.
I dërguari i Ministrisë së Bujqësisë ndërkaq i kërkon subjekteve që të deklarojnë dëmet e pësuara, duke shtuar se fenomene të tilla kanë ndodhur në disa raste.
Hajd ne koke te Janulles me shoke tani.
Normale,,,,,,Lsi i harxhoje fondet
Po ca vape kane midhjet zoterinj gazetare. Ato asfiksohen nga mosprania e ujerave te rrjedhshem te burimeve qe derdhen ne liqenin e butrintit, pasi fshataret i devijojne dhe i perdorin per vaditje
Uji i ndenjur qelbet.Ky vend i vockel me 2 miljon banore,ka kaq shume ndertime,nderhyrje ne natyre,bllokime te rrjedhave te lumenjve sa mund te krahasohet me vende me dendesi te larte te popullsise si Hong-kongu,.RRaca e njeriut shpellar-demokratikus,eshte e pangopur,ka rrafshuar pyjet,ka devijuar lumente,ka prishur kanalet kullues,hidriovoret,ka ndertuar mbi kolektore.U shofte ne vend te midhjeve,!
Laboratorët duhet të jen sa më të sakt në studime