Tirana nuk do të “pushojë” këtë gusht. Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nisur aksionin për kthimin e qytetit në identitet.
Puna e parë e tij si kryebashkiak ishte rregullimi i Orës tekKulla e Sahatit, simboli i Tiranës, që për katër vjet nuk punoi asnjëherë.
Nuk kaluan as dy ditë dhe bashkia, pikërisht një të diel kur administrata duhet të ishte pushim, vendosi të rehabilitojë dhe të marrë nën mbrojtje një tjetër vepër simbolike në kryeqytet, Monumentin e Pavarësisë, për të cilin Erion Veliaj shprehet në Facebook se ishte kthyer në “Tualetin” më të shtrenjtë në Tiranë. Por tani “ do ta ndalim degradimin dhe do ta kemi gati më 28 nëntor”, shkruan kryebashkiaku i ri.
Veprimet e tij qysh në nisje janë “kryqëzuar” nga opozita, por duket se Veliaj nuk ka ndërmend tu përgjigjet akuzave që vijnë nga selia blu.
Ai ka premtuar se përgjigja e tij do të jetë puna.
Pyetja që bëjnë kryeqytetasit pas këtyre dy gjesteve të para është, “po tani çfarë do të bëjë Veliaj, a do të bëjë diçka konkrete”. Dhe përgjigja nga Bashkia duket se do të jetë e menjëhershme.
Tirana do të pastrohet. Aksioni do të nisë të hënën, sipas një premtimi të bërë nga Veliaj, i cili u ka kërkuar qytetarëve që t’i japin sugjerime mbi urgjencat e qytetit.
Dhe prej kohësh qytetarët e Tiranës ankohen për një qytet ku mbi të gjitha mungon pastërtia, rrugët nuk freskohen në verë, koshat e plehrave shpesh rrinë me ditë të tëra pa u pastruar etj.
Pastrimi i Tiranës do të kryhet sipas një harte të krijuar gjatë fushatës elektorale, ku janë mbajtur shënim te gjitha rrugët dhe zonat problematike të kryeqytetit. Kjo do të jetë pikënisja dhe puna e tretë që Veliaj do të bëjë për Tiranën në vetëm 5 ditët e para të tij në zyrën e re.
Zoti te bekofte Erion Veliaj.
Lexojme per disa veprime te kryebashkiakut te ri te Tiranes,zotin Veliaj dhe habitemi!!!
Ne se ky personalitet u marrka me kaq vogelsira dhe patjeter duhet te dale vete,atehere MIRE E KISHIM EDHE BASHEN!!
Zoti Veliaj!
Bashkia nuk eshte ministria e punes dhe e qejfit!
Bashkia e Tiranes kerkon ne radhe te pare NJOHJEN E GJENDJES REALE TE SAJ,percaktimin e nje STRATEGJIE SHUMEVJECARE TE ZHVILLIMIT duke vene theksin ne PRIORITETET KRYESORE te zhvillimit!
Bashkia duhet te punoje si INSTITUCION KOMPAKT,ku cdo sektor te mbaje pergjegjesi dhe te planifikoje e zbatoje cdo dite detyrat e veta!
Shohim edhe ministra te huaj qe udhetojne me bicikleta,trena dhe autobuze,por kete e bejne kur i kane vene ne vije punet e jo si ne qe nuki kemi gje ne vije!
STAFI I BASHKISE SE TIRANES DHE NJESIVE ADMINISTRATIVE duhet te angazhohet ne pune 24 ore dite e nate,duke hartuar PLATFORMAT E ZHVILLIMIT TE ZONAVE TE TYRE,pasi kane marre edhe mendimin e qytetareve te vet me pare!!
Banoj ne Yzberish,por akoma nuk e njohim administratorin tone!
Ai duhet te kishte bere qysh diten e pare te emerimit,listen e takimeve me banoret,vendin e takimit,oren etj!Ndertimi fillon nga THEMELET e jo nga CATIA!
Dhe themeli eshte MENDIMI I QYTETAREVE e jo i eproreve qe te kane caktuar ne pune!!!
Mos harxho kohen me URBAN,zoti Veliaj!
T’i them une per 2 minuta se cfare shqetesimesh ka transporti urban:
1-HIQ MONOPOLIN dhe lere te lire kete transport!
2-Te hiqen fatorinot,te pranohen abonete ne te gjitha linjat,te kete nje numer FALAS per t’u ankuar ne BASHKI per kete sherbim!
3-Te caktohet nje korsi e lire per urbanet dhe ambulancat dhe te percaktohen rigorozisht koha e nisjes dhe mbritjes se urbaneve per cdo linje!
4-Te hiqen nga perdorimi autobuzet pa kushte teknike dhe sherbimi!
5-Te vendosen nga BASHKIA per cdo linje autobuze FALAS per te varferit,te papunet etj,sic kane shume vende ne Europe!!
6-Te mos kete stacione urbani me afer se 300-400 metra nga njeri tjetri,qe te nxise shpejtesine e qarkullimit!
Krijimi i nje transporti URBAN te shpejte dhe modern do te ule edhe sasine e autoveturave ne qarkullim gje qe do ule edhe NDOTJEN E AJRIT!!!
7-Pastrimin e qytetit ta kryeje nje ndermasrrje e BASHKISE e jo privatet ashtu sic keni edhe GJELBERIMINH!!!
8-Te zhduken tavolinat ,karriget e lokaleve nga trotuaret si dhe shitesat ambulante!!!
9-Rruget e qytetit te lagen gjate gjithe dites nga mjetet e Bashkise ne vere,ndersaq patrimi i rrugeve kryesore te kryhet vetem me MAKINA TE POSACME THITHESE e jo me fshesa!
Pastrimi te kryhet gjate gjithe 24 oreshit,diten dhe naten!!
Kazanet e plehrave te hiqen nga rruget kryesore dhe te vendosen prane banesave te qytetareve!!!
10-Lumi i Lanes ose te PASTROHET ose te MBULOHET se keshtu sic eshte po qelb dynjane!!
Poshte urave te Lanes t’u jepen me qera te interesuarve per biznes,depo etj ,qe te shmanget perdorimi i tyre si wc publike dhe qender infeksioni!etj,etj
Ti paske qen per kryetar bashkie. Prioritetet e ketij qyteti qe ti ke rrjeshtuar jane mese te sakta dhe urgjente.
O shoku,nje llafe eshte ajo te heqe monopolin,por ketej nga Europa ku jemi nuk ka 20 shoqeri autobuzash urbane per qytetet por nje qe ka orare te afishuara ne internet dhe qe i zbatojne rigrozisht,prandaj mos ja fut kot…
Nje nga ata qe punonte ne bashki por kishte harruar ti bente te gjitha keto. Plehrat me te medha jane Partia Demokratike me larot e tyre, qe pa filluar mire punen kryetari i ri me stafin e tij, i paskan gati sharjet, dhe shkopinjt neper rrota. Ore maskarenj, te gjithe ne Tirane jetojme sebashku. Ore pushta. Nje mut jeni te gjithe ju partiaket. Ju vetem parane dhe karrigen doni.
O Mero, po pse o xhan i vellait i trajton lexuesit e tu dhe shqiptaret sic trajtonin europianet indianet e amerikes? Hap nje rubrike gazetatema per idiotet syleshe dhe aty botoji keto banane-artikuj qe te hidhen perpjete nga gezimi majmunet e partise. Po pse o ku ke pare e degjuar pervecse ne sulltanatet e arabise ku te shkruhet se i pastroi plehrat apo a i mori pluhurat kryetari. Po keni pare vend ne perendim ku ti rrihet prapa me laps e me kamer ne dore kryetarit duke pritur se c’magji do beje apo c’profeci do nxjerre nga goja pervecse be korene e veriut. Po late kokrren e namit, me shume vlere ka gazeta PALOMA se gazetatema me keto artikuj e kete politike redaktoriale. Turp per zotin, turp.
sit back and relax man dhe mos plas nga inati…
Po c’inat o xhan i vellait, jeni bere per estrade, na zgjatet jeten me keta gaztore
ju lumte dhe urime ne punen tuaj si kryebashkiak.
gjykoj se punonjesit qe mbajne gjalle gjelberimin anes lanes,duhet qe tju shtohet nje punetor pastrimi nen urat e lans sidomos te ish ekspozita, blloku te dajti e rruga elbasanit mbase nuk kalon dot nga era e jashteqitjes se njerezve te pa kulturuar qe vetem ate menyre njohin ku te permjerin dhe te njejte gje e bejne dhe ata qe shesin misra apo geshtenja ne ane te ures , e pertojne te shkojne te konpleksi tajvani dhe njerezit i shohinkur ngjten lart nga posht ures e prape blejne.
kjo sasi mbeturinash qe shikohet ne foto, bund te grombullohet per 2-3 ore. kjo nuk duhet te jete pune e bashkise por e kompanise se pastrimit.
kjo eshte propagande per 1 meleon qelbesira.
kur kryetari te njoftoje se filan kompani e terhequr nga bashkia, ka hapur kaq vende pune ,ky eshte lajm.
Higjena nuk diskutohet fare ne Europe , vetem ne Shqiperi hyn tek punet e dekoratave te kryebashkiakut.
Mortja qe nuk i merr shqipetaret qe jane kaq te trashe .
Jo vetm kaq Rina por ne shqiptaret me shume ,bile tmerresisht fare interesohemi per punet e interesat e partive se per lirite dhe te drejtat tona njerezore e ti kerkojme te zbatohen nga autoritet.
Mortje e ca mortje, eshte qelbur Tirana. Ne kete grade s’ka qene ndonjehere.
Turpi botes kur vjen ndonje i huaj dhe shikon ne kete derexhe “metropolin shqiptar”.
Te lumte palla erion
Puna e pare, nder me kryesoret per kryebashkiakun eshte furnizimi normal i qytetareve me uje te pishem. Kesaj jepi perparesi o Erion. Pa uje nuk mund te kete pastrim te Tiranes.
Veliaj po ja kalon edhe Rames. Me i mire, me konkret. Bravo!!!
Nuk eshte tualeti me i shtrenjte ne Tirane, fatkeqsisht eshte dhe i vetmi.
Eshte cudi kapaciteti i ketij me u marr me punet e te tjereve:ne boten normale per pastrime nuk shkoni déri tek kryetari i komunes…po vetem tek shoqata e pastrimit!Idem per sahatin,merret sahatxhia,komuna vetem jep paret ne qofte se i ka!Edhe per monumentin zyra e trashegimise apo zyra e monumenteve historique!
Komunes i kerkohet qe kontratate me keto kompani pastrime,meremetime te zbatohen! E ne qofte se nuk zbatohen me i derguar para prokurorise qe te kthejne paret e paguar per punen qe nuk eshte krye edhe per kete mjafton zyra e komunes edhe kontrolori i komunes per kontratate qe zbatohen a jo!
Mbushem me krenari per shkathtesine dhe seriozitetin e ketij njeriu qe po ben ate qe ka thene. Me teper se kurre, kemi nevoje sot, pasi jane akumuluar mjaft probleme qe kerkojne zgjidhje te shpejte. Nuk ka kohe per te kritikuar paraardhesin, sepse ai e mori denimin qe meritonte. Tani duhet pune, pune dhe vetem pune! Suksese Erjon. Kam besim te plote te vizioni juaj!
Zgjedhjet e 21 qershorit zgjuan jevgjit.
pff… vari tfgs-in
Ec perpara Erion ,na ke mbeshtetje ,beje Tiranen ashtu si ke premtuar ne fushate .Radhen e puneve te ka thend elektorati ,por pa harruar tani md kryesoren qe eshte organizimi i punes ne terd bashkine e madhe .Administrata e gjithe duhet te shkulet nga plogeshtia dhe rrumpallizmi berishisto-lulist.Fshatrat e ish komunave presin se cfare do te ndodhe me ta ,si do te zgjidhen hallet e tyre,pra rivendosja e kontrollit mbi teritorin eshte puna e pare.Motivimi e qartesia e administrates eshte puna e dyte ,e me radhe.Mos u ndal bej diferencen me turistin e Hollandes.
Dini gje, neser me autobuz do te shkoje prape Erioni ne pune apo nuk ka me kohe per reklama se e presin punet e medha.
Tirana me 150 mije banore kishte mbi 20 banjo publike. Tani me 600 mije banore sa ka? Po turisti cfar te beje?
Duhet urgjent banjo publike edhe me pagese se u be nami , jane ne hall njerezia qe vijne ne Tirane per nje pune.
Duhet edhe qezme publike si kudo ne qytete.
Duhet duruar se java e pare eshte dhe nisja eshte e mire por mos i vene kercuj parpara dhe mos ti kaperceje dot thuaj, a do te kete kellqe per te vazhduar me probleme te tjera se tir. ka shume nga keto.