Pëllumb Xhufi: Fuga, bashkëautor në shpartallimin e Akademisë së Shkencave, Marashi, produkt i Topallit

31 Korrik 2015, 10:54Sociale TEMA

Profesor DR. Pëllumb Xhufi mbështet reformën e arsimit të lartë duke e quajtur një reformë që çliron universitetet nga nomeklatura, ndërsa shprehet mjaft kritik ndaj profesor Artan Fugës dhe Ardian Marashit, drejtorit të Qendrës së Albanologjisë.

Në një shkrim të publikuar sot në gazetën “Panorama” profesor Xhufi thotë se “Z/ Fuga është një nga bashkëautorët e reformës vrastare të vitit 2007, që e shpartalloi Akademinë e Shkencave dhe që e ktheu universitetin në një strehë të paaftësisë, ligësisë e korrupsionit.

Ndërsa Ardian Marashi është produkt i ndërhyrjes së politikës në shkencë, madje i një politike banale të mishëruar në sharlatizmin e Jozefina Topallit”

Xhufi e quan mbledhjen e presidentit me akademikët e profesorët  të datës 27 korrik 2015,  “mbledhje të zakonshme me të njëjtët personazhe partiakë, që i shohim të deportohen në mjediset e Presidencës,  sa herë që PD shpall fushatën e radhës kundër iniciativave të qeverisë.” Pra, ishte një takim me nomenklaturën e partisë të emëruar politikisht nga PD në krye të institucioneve akademike e universitare, pas reform- deformës së viteve 2005- 2007 që e përçudnoi e katundarizoi dhe e çoi universitetin dhe kërkimin shkencor në kufijtë e mosqënies”

Pjese nga analiza 

Ligji çliron universitetet nga drejtuesit e sotshëm feudal

Ligji i ri në variantin përfundimtar më së paku shpëton universitetet nga ata rektorë dekanë dhe shefa të përjetshëm që në emër të “autonomisë” e të “lirisë akademike” kanë bërë shiun dhe breshërin, por rrallë herë kanë qenë në gjëndje të bëjnë intelektualin, profesorin e udhëheqësin shkencor.

Prandaj, çlirimin e universiteteve nga drejtuesit e sotshëm feudal e konsideroj fillim të mbarë një lloj big bangu për nisjen e një jete të re në auditorët e laboratorët e universiteteve tona. Dhe këtë çlirim ligji i ri e siguron. Për sa i përket çështjeve të tjera që ligji trajton dhe që kanë të bëjnë me vendimmarrjen, me lirinë akademike, autonominë universitare, meritokracinë, integrimin e mësimdhënies me kërkimin shkencor,
administrimin  e parasë publike, marrëdhëniet e universiteteve publike me ato private etj, këto janë çështje që nuk meritojnë absolutisht nihilizmin e A. Fugës dhe shokëve të tij, që përkunden në komoditetin që u ofron atyre personalisht një universitet i kapur nga mediokriteti korrupsioni dhe stanjacioni.

Fuga, anëtar i dikurshëm i PPSH-së

Nëse Kushtetuta është vërtet meraku i Presidentit (unë vetë, nisur nga disa precedentë) e dyshoj shumë një gjë të tillë)

Lind pyetja se ç këshilla kushtetueshërie pret Presidenti, për shembull nga A. Fuga, një anëtar i dikurshëm i PPSh-së, i cili sot vetëkënaqet si intelektual ultra i djathtë.

E pra ai që sot e shohim t’i ‘ankohet” Presidentit për antikushtetutshmërinë e Ligjit të Arsimtit ë Lartë, është autori i thirrjeve antikushtetuese për të braktisur laicitetin e shtetit dhe për të futur mësimin e fesë  në shkollë.

Z. Fuga dhe ata 3-4 ndjekës të tij, bashkë me ish-ministrat pëdistë të arsimit që i nxisin nga selia e partisë, janë bashkëautorë të reformës vrastare të vitit 2007, që e shpartalloi Akademinë e Shkencave dhe që e ktheu universitetin në një strehë të paaftësisë, të përjashtimit , të ligësisë, të despotizmit, të provincializmit dhe të korrupsionit.

Paralajmërimet e tyre për apokalipsin në universitet, janë në fakt thirrje për ruajtjen e “status quo” –së që do të thotë ruajtje  e titujve të privilegjeve të tipit feudal që ata gëzojnë  në mënyrë të pamerituar si kanakarë të partisë e të prijësit të saj feudal.

Marasha  i një politike banale të mishëruar në sharlatizmin e Jozefina Topallit.

“Albanologjia në rrezik” . Thirrjen e Ardian Marashit Albanologjia në rrezik, që të kujton thirrjen leniniste “Atdheu në rrezik” do ta ndaja edhe unë sikur autori të mjaftohej me aq dhe të mos hynte në detaje.

Z. Marashi duhet ta kishte kuptuar se pas 7-8 vitesh drejtimi Sovran se Albanologjia është diçka krejt tjetër nga ajo çka ai përfuturon.

Albanologjia nuk janë vetëm e nuk janë kryesisht vlerat monetare, arkeologjike.. janë në radhë të parë njerëzit, studiuesit e asaj qendre që brez pas brezi kanë mbledhur e i kanë studiuar dhe i kanë vlerësuar ata shkencërisht.

Albanologjia është në krizë e në rrezik jo prej dy vitesh siç rreket të thotë ai, por prej 25 vitesh, që nga koha kur politika është interesuar për Albanologjinë vetëm për të vënë në krye të saj drejtorë politikë, që asgjë nuk i lidh me militancën albanologjike e gjithçka i lidh me militancën partiake.

Më vjen keq të them se ai vetë si drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike është produkt i ndërhyrjes së politikës në shkencë, madje i një politike banale të mishëruar në sharlatizmin e Jozefina Topallit.

Nuk them se s’dyshoj që të njëjtën qasje sharlatane ndaj shkencës e Albanologjisë në veçanti ta ketë edhe qeveria e Edi Ramës dhe ‘hirësitë gri” të pallatit kryeministror.

Shenjat e këqija i kanë dhënë edhe ata në këta dy vjet. Por e kam të vështirë të gjej fjalët e duhura për të rrëfyer atë që i është punuar Albanologjisë qoftë edhe nga drejtorë parvenus në këto 10 vjetët e fundit.

Kështu,për shembull , në vitin 2013,vetëm pak vjet pas reformës berishiane të vitit 2006, që e asgjësoi Akademinë e dikurshme të Shkencave,një ndër institutet-elitë të saj, Instituti i Historisë, ishte katandisur me 12-13 punonjës shkencorë.

Departamenti i Mesjetës dhe ai i Rilindjes Kombëtare që dikur kishin qenë shtyllatmbajtëse të atij instituti me rreth 15 studiues të kualifikuar,ishin në shuarje të plotë,me 2-3 studiues gjithsej. Drejtuesit e atyre viteve,të emëruar politikisht ,arritën ta kthejnë Institutin e Historisë nga një Institut i Studimeve Albanogjike në një institut çfarëdo të mardhënieve ndërkombëtare apo të studimeve “zogiste”.

Politikat shkencore,politikat e personelit dhe politikat financiare u ndërtuan sipas oreksit të Kryeministrit,që kërkonte me ngulm “revizionizmin” e historisë së shek.XX.

Duke pasur parasysh përgjegjësitë që drejtusit e Qendrës së Studimeve Albanologjike, së bashku me drejtuesit e Universiteteve Publike dhe me mercenatët e tyre politikë mbajnë për gjendjen e mjerueshme në ato institucione, do të thosha se ata për prej tyre që paralajmërojnë apokalipsin e shkencës dhe ata “të zhurmshmit: Do të bënin mirë ta fillonin me një “mea culpa” nëse vërtet nuk bëjnë dot pa folur.

Përndryshe, heshtja do të ishte flori, por ata vetë, do të ishte shpëtim edhe për të gjithë të tjerët që për muaj të tërë u është dashur të dëgjojnë vajet e tyre hipokrite mbi fundin e botës … dhe të univeristetit

49 komente në “Pëllumb Xhufi: Fuga, bashkëautor në shpartallimin e Akademisë së Shkencave, Marashi, produkt i Topallit”

  1. Teuta says:

    Si gjithmon Profesor Xhufi!
    Urime

    1. zana says:

      Tema,,Nomenklature dhe jo nomeklature….

  2. Tema says:

    Qdo ndryshim duhet të kryhet në qetsi duke vërtetuar ecurin në jetën e përditshme

  3. oldman says:

    Kesaj radhe jam dakord me Prof. Xhufin per analizen realiste qe i ben shkencave albanologjike.
    Sa i perket Marashit, nuk e dija qe ishte produkt i J. Topallit, vertetohen dyshimet qe ai eshte vene ne ate post pikerisht nga njerez qe duan qellimisht dhe qe paguhen nga shovinistet fqinje (kryesisht serbe) per te shkatrruar historine dhe identitetin e kombit shqiptar.
    Ai tjetri qe kapardiset ne emisionet e A. Canit nuk eshte gje tjeter vecse nje tollumbace e fryre qe e quan merite se ka patur nje “Vespa” ne kohen e Hoxhes.

  4. ok says:

    Bravo profesor, je nder te paktit qe ka lezet te te degjosh.

  5. LORA says:

    Respekt per angazhimin e mireqene akademik te prof.Pellumb Xhufit.

  6. Tomorri says:

    Bravo profesor Xhufi si gjithmone i kuptushem dhe i qarte per gjithçka.
    Njerez te tille i duhen sote shkences dhe kultures.

  7. liqeni says:

    is gjithmon i sakte,ikethjellte ne mendime,kritik ne kohen e duhur,mbeshtesim mendimin e drejte tuaj,pershendetje….

  8. agroni says:

    Profesor Xhufi kopetent e mendje ndritur duhet te degjohet nga Kryeministri vendit dhe te vlersoje mendimet elitare te tije.

  9. Miri says:

    Bukur e argumentoni ju z. Xhufi, por edhe 2000 € taksa shkollore per 1 vite akadamik nuk shkon.

  10. dajti says:

    Te lumte profesor Xhufi. Si gjithmone i sakte dhe i pa kompromis me askend. Keshtu jeton dhe punon nje njeri LIRE.
    Sa per ate ndyresiren Fugen ja ke nxjerre kallajin, plehra pervrec anetar partie patjeter ka qene edhe spiun i sigurimit. Dihet kush mbeshtet shpellarin eshte spiun. Na cau me nder b….. duke dale ne TV, fytyre dheu.
    Pena top te te behet profesor!

  11. mireli n says:

    Analize e perkryer,racionale e PROF.P.XHUFIT.Me shume deshire i lexojme shkrimet e tij.Urime profesor,puno pa u lodhur per te miren e shoqerise sone,per te ndricuar te vertetat historike te SHQIPERISE.Kjo do ti sherbente jo vetem studiusve por mbare opinionit publik dhe vecanrisht brezave qe do te vijne ne vendin tone.

  12. ladi says:

    …..nuk ke c’thua, thjesht ke te drejte ore zoteri.Vertet me vjen mire qe ka ende pena te forta me llogjik te ftohte qe kerkojn brenda mundesive te tyre te hapin petet e lakrorit te korupsionit, haterlliqeve, meskiniteterve e lloj lloj qelbsinlliqesh qe kan marr statusin e normalitetit ne kete vend tashme te zhuritur dhe gati te pashpres.

  13. Entela says:

    Delirant i frikshem Xhufi!! Nuk jam kunder kritikave. Problemi me rastin Xhufi eshte se mungon alternativa dhe artikulli bie ne nivelin e ca paragjykimeve e vleresimeve personale.
    Nuk jam simpatizante e Fuges, sidoqofte nuk ka sesi te mos i heqesh kapelen per analizen e plote qe i ka bere ligjit te Arsimit e mbi te gjitha pikepamjeve alternative qe ka ofruar keto gjashte muaj.

    1. Ilir Hoti says:

      Rrofte Partia dhe komandanti! Keashtu te duam ne , partiake luftarake! Armiku i brendshem eshte me i rrezikshem se i jashtmi..ne nje hap me komandantin tend !

    2. roko says:

      Xhuf s’je gje tjeter vecse biografomeskin i neveritshem, yesman, llustrapozitar, ziliqar, fishekzjarr, metabazik, asgje per ligjin. Ti me Fugen si lepuri me luanin. Eshte zotesi te jesh elitar i ndershem ne te gjithe sistemet shoqeror. Qenke shperblyer mire, e paske merituar kot dhe ate pak respekt.Sinqerisht nuk ia vlen….

  14. Azio says:

    Te tilla analiza kerkon populli,te qarta,konkrete dhe me objektivitet.
    Por jo vetem ne kete fushe te rendesishme, po edhe ne fusha te jetes ekonomike shoqerore qe hasen perdite ne jeten e popullit.Urime prof.Xhufi.Realist si gjithmone.

    1. Galip Qosja says:

      Pellumbi qenka nje super injorant, pa shok. Akademia e Shkencave eshte pjerdhur qe ne kohen e Luan Omarit, dhe u shkaterrua ne kohen e Gudarit.

  15. "propfesori" says:

    Ate dite ne takimin me presidentin nuk iu mbyll goja te shkretit, argumentonte, e argumentonte, a thua se ishte vertet koka e madhe boterore, mos te te hypte deliri i madheshtise se te gjithe te tjeret te duken zero.Ah more zoti profesor, sa i “sakte” qe je.

  16. Dru me pre says:

    o ladi ! mjaft me me 100 nicknamet e tua ktu siper.A quhesh ladi nuk e di,por boll se na e shpifet.Nejse emrat e gocave i gjen bukur.

  17. Labi says:

    Bukur. Denoncim per shkaterrimin e qellimshem qe bastardi Berisha i beri te gjithe instituteve shkencore shqiptare, vecanerish albanologjise, per t’i lene fushe te lire Akademise se Shkencave Serbe, te godase fort me armen e shpifjes historine e popullit shqiptar. Vone, vone do te arrijme te mesojme se sa dem i ka bere Shqiperise nddyresira Berishe, kur studjueset e huaj te mos kene asgje ku te mbeshteten per historine e popujve te Ballkanit dhe do kene si pika reference morine e librave mbushur me shpifje qe prodhon cdo dite guzhima e Beogradit. Berisha dhe familja e tij, jo shume vone, do te vleresohen njesoj si Esat Toptani nga klika e Beogradit.

  18. bikurina says:

    Urime profesor Xhufi,pos intelektit jeni shqiptar mbi te gjitha.

  19. Tradita says:

    brava Xhufii, se vetem keto 25 vite studimet historike, albanologjike, etnografike, e tjera jane katadisur keq e mos me keq, ne kohen e Enver Hoxhes ishin aq mire se nuk thuhet. O nostlgjik mjeran nese ka patur politizim ekstrem dhe shtremberin dhe mjerim te vertete shkencor kjo ka qene ne kohen e diktatures se proletariatit por ju ju ka mbetur ora vetem ne ate kohe te sundimit famkeq te Enver Hoxhes .

  20. Luan says:

    Profesor Pellumb Xhufi ne radhe te pare eshte Patriot, pastaj Intelektual dhe Shkencetar i fushes se tij.
    Te lumte Profesor !

  21. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    Prof xhufi te faleminderit qe flet me gjuhen e te vertetes .Spiunet serbo greke te drejtuar nga agjenti sal serbi kane shkaktuar shume deme ne shqiperine tone ,por sulmi ndaj institutit albanologjik eshte i tmerrshem.Eshte e domosdopshme qe ne krye te ketij instituti te vihet prof Rexhep Qosja.

  22. Ato maja rripa-rripa,.. says:

    interesant, asnjehere nuk kam pare qe komentuesit te jene ne nje mendje si ne kete rast per prof. Xhufin. Kjo do te thote se shqetesimi per albanologjine eshte shume i madh dhe se Xhufi ka te drejte. Shpresoj qe Rama ta lexoje kete shkrim

  23. askushi says:

    Artan Fuga eshte i biri i Myqerem Fuges,nomeklature e larte e kohes se Partise se Punes, i privilegjuar tere jeten qe te studjonte jashte e te punonte ku deshironte.Nuk mund te themi qe i mungon kultura,por gjithmone ne sherbim te vetvehtes e rrethit te tyre.

  24. alti says:

    Analiza qe i ben Prof.Xhufi , shkaterrimit te shkjences shqiptare , me ardhjen e barbareve dhe njerezve medioker ne drejtim , tregon shqetsimin patriotik dhe intelektual te tij .Arsimi eshte tregues i nje shteti drejt zhvillimit ekonomiko kulturor dhe shoqeror. Takimi i Nishanit , me gjoja akademik nuk ja v len te komentohet ne dy drejtime qe shume bukur e permend Xhufi ,ne ate se pjesmarresit jane ciban te aresimit dhe shkences , me ne krye nje njeri qe sic e shohim perdite duke nxjerre idiotlliqe si Fuga dhe ai kastraveci tjeter Marashi , qe para disa ditesh dha prononcimin me ” bomb ” se me ligjin e ri merr fund albanlogjia shqiptare , duke ditur qe gjithmone ka qene ne varesi te akademise se shkencave dhe jo unioversitetit qe nga koha kur e krijoi I madhi Aleks Buda. Pohimi i Xhufit se ai gorja Fuga eshte nga shkaterrimtaret e akademise se shkencave nuk e dinim por qeka ,tamam njeri koti dhe demtues i shkences shqiptare , dhe mos na dali me prononcime se na ka care drrasat .

  25. shqiptari says:

    Populli lind shejtane gjate histories,por lind edhe titane te forte, qe ,jo vetem ndeshen si fitimtare ndaj shejtanev e te tipit Sali,por edhe triumfojne si heronj te nje se ardhme te pa vdekshme.I tille eshe historian me zemer shqiptai,Pellimb Xhufi.E pershendes sinqerisht me tere shpirtin tim shqiptar,qe t e triumfoje mbi keto korba te zeza fugiste ,qe duane te shkaterrojne te ardhmen e kombit shqiptar duke I sherbyer karieres se dyshimte dhe lekiste… Pershendes Rilindasit e rinj,pACIN SUKSES NE IDEALET E TYRE!!!

  26. Beni says:

    Beni.
    Bravo Pr.Xhufi!Nje shkrim i sakte,kurajoz dhe ne kohen e duhur.Ralle e pelqejne nje shkrim kritik kaq shume njerez.I bere ta heshtim edhe sqiuret me te medhenj.Shpresoj qe ta kete lexuar z.kryeminister dhe te kujtohet se ne Shqiperi ka akoma burra si Xhufi.Urime!

  27. miron keculla says:

    Kenaqesi e vecante te lexosh shkrimet e z.Xhufi, jo vetem si historian, por dhe te nje intelektuali te zote, si dhe te nje patrioti, per te cilet ky vendi yne ka aq nevoje.
    Z.Xhufi, kur flisni per Fugen, mos harro qe ai gjithe kohen ka qene me vile ne mes te Tiranes. Babai i tij ne kohen e diktatures ka qene anetar i Komitetit qendror te Partise Punes, minister dhe me detyra te tjera te larta.Nena e tij kusherire e Enver Hoxhes Eh, mor z.Xhufi, sa ka vuajtur ai(!} Dhe Presidenti i nderuar keta njerzit e bllokut dhe prane bllokut i respekton, u merr mendimet per cfare ka nevoje.

    1. Bleta says:

      Po ti hapim dhe ketij Xhufkes qitapet e kohes, te shohim se ku i fle lepuri. Apo sju ka vajtur ndonjehere neper mend?

  28. BARDHYL MYFTIU says:

    SHKGARIMI I JUAJ ZOTI XHUFI,SHPJEGOI ME SE MIRI SE KU I FLE LEPURI PER REFORMEN NE ARSIM ARTAN FUGES E KOMPANI.ZOTI FUGA KA ARRITUR NJE NIVEL DHE DONE ME CDO KUSHTE TE MBROJE ATE POZICION PER TE CILIN TE TJERET KANE INVESTUAR TEK AI,PER SHKATRRIMIN E CDO GJEJE POZITIVE PER SHQIPRIN.KETE JA ARRITI SALUSHI ME NJEREZ QE PARAQESIN MIRE MEGALLOMANIN E TYRE DUKE FSHEHUR QELLIMET E MBRAPESHTA.AKADEMIA E SHKENCAVE KISHTE ARRITUR NJE STAD SHUME TE FUQISHEM,DHE AI DUHEJ SHKATRRUAR E TE VININ MUNDESIT NE KRYE TE AKDEMIS QE E KTHYEN NE NJE INSTITUZCION KOTI,HOQI TRURIN DHE VEPRIMIN NGA KREU DHE VENDOSI KUNGUJT NE KRYE.PER KETE INSTITUCION QE MBURREJ SHQIPRIA ,BERISHA ME ARTAN FUGEN E KTHYEN NE AKADEMI SHKOQESH DHE SOT PO KETA NJEREZ KUNDERSHTOJN REFORMEN NE ARSIM SEPSE U HIKEN TITULLI REKTOR DEKAN E SHEF KATEDRE ETJ,KETE DUHET TE KUPTOJNE STUDENTET DHE INVESTIMI NE INSTITUCIONET PRIVATE.NE GJITHE BOTEN AKADEMIKE STIMULOHEN STUDENTET ELITE SI NE INSTITUCIONE PRIVATE DHE PUBLIKE NGA SHTETI.SKA ME STUDIME PA PARA ,A E DESHEM EUROPEN EPO KJO ESHTE THELBI SI NE CDO GJE DHE NE ARSIM DO TE PAGUASH,POR JO TE TRAJTOHET STUDIMI SI BIZNES E TE FRYHEN XHEPAT E SHKOQEVE QE SHKENCEN E KANE KTHYER NE BIZNES.

  29. mira says:

    Nuk ju kane dhene lejen e zakonshme juve lehesave te rilindjes?!
    Profesor Xhufi eshte i nderuar vecanerisht ne lemin e historise.
    Qe te artikuloje qenien ne PPSH te Fuges eshte vertet nje turp per Xhufin dhe nuk e prisja kurre nga nje profesor i llojit te tij.
    Te mos harrojme se te shkoje me studime jashte shtetit ne kohen e diktatures nuk mjaftonte vetem te ishe nxenes i mire dhe kete e dine te gjithe shqiptaret.

    I nderuar Xhufi: po flitet per ligjin dhe reformen ne arsimin e larte.
    Mos do duhet te thone mbas disa viteve se per ate qelbesire reforme qe eshte kryekeput klienteliste dhe antikombetare ka qene dakord edhe prof Xhufi??!!

    Se cfare ka bere gjemen ne ate qe permendet ju, Fuga do duhet t’a mbaje ne ndergjegjen e vet dhe do t’i duhet te jape llogari nje dite.

    Me vjen keq se e di qe nuk ke intelekt per te mos e kuptuar demin e madh te ketij ligji.Te mendoj se te kane blere? je per te ardhur keq.

    Nese nuk e ke lexuar reformen te keshilloj ta lexosh e vleresosh veten me shume dhe te mos blihesh kur nuk je blere per gjera me te medha dhe per te cilat kemi patur respekt.

    Fol per reformen dhe mos e bej si saliu qe hidhesh dege me dege.

    Fugen kundershtoje me ragumentat teper te sakta qe ka dhene ne disa emisione dhe mos e ul veten sa ti kujtosh atij PPSH.
    KJO ME BIND SE JU MUNGOJNE ARGUMENTAT DHE AI KA PLOTESISHT TE DREJTE.

  30. era says:

    Sa gjynah qe eshte Xhufi , Fugen e shajne ne kete forum se ka studiuar jashte shtetit??!!.
    Pyeteni Xhufin: Ku ka studiuar?
    Merreni me mend se kush ju mbeshtet. Ose eshte e njejta zyre dhe shkrimet ngjajne si dy pika uji me njeri tjetrin, ose jane mjerane qe nuk ju nderojne.

    Pikat qe ka ngritur Fuga kunder reformes dhe ligjit e tipit Pinocheti qe e nisi para disa viteve saliu, e kundershtoi Rama dhe keta qe lehin, sot e ben Rama per intersa klienteliste dhe korruptive, e mbeshtesin perseri lehesat.
    Xhuf, largoju me lezet se jeta nje eshte, do kujtohesh si Esat Toptani qe tradhetoi popullin.

  31. era says:

    Pergjigju pikave qe ka ngritur Fuga .. me argumenta.

  32. Makony08 says:

    Respekte Z Xhufi

  33. Treviso says:

    Kush e ka kundershtuar shitjen e detit nga historjanet dhe albanaloget shqiptare
    perveç zotit Xhufi? A nuk i takonte akademikeve dhe albanalogeve qe te jepnin mendimin e tyre duke e ditur dhe duke e njohur me mire historine e kufjive te vendit?. Keto akademike dhe albanaloge ishin pale me vendimarrjen per shitjen e
    355Km katrore det. Kush eshte sot ai qe i kritikon keto akademike? A nuk eshpe po ai person qe kundershtoi shitjen e detit. Ish qeveria fashiste e beri punen e vet. Eshkaterroi plotesisht vendin. Kjo qeveri duhet te vendosi ligjet pa mendimin e fashistave, se fashistat do mbrojne rrymen e tyre, derisa drejtesia te vendoset dhe ti tregoje vendin e merituar.

  34. koco says:

    Respekt per Prof. Pellumb Xhufin ajo qe dua te shtoj une ne keto rrjeshta eshte kethimi i shkelqimit te dikureshem te Akademise se Shkencave te Shqiperise me Kryetar te pare zotin Aleks Buda . Prandaj mendoj dhe sugjeroj qe Qeveria kjo Maxhorance , Kryeminister zoti Edi Rama duhet detyrimisht dhe urgjentisht ta reformoje , ta ringjalle , Akademine e Shkences kete tempull te dijes ,shkences ,Shqiptarise , udhe refyeses se vertete te rrugeve qe duhet te ndjeke shteti , ne saj te Strategjive Kombetare qe duhet te pregatiten ne kete Institucion te Shkences e Shkencetareve te ketij vendi e bashkepunimit te saj me Akademite e Botes se Qyteteruar. Shendoshja e gjendjes se ketij Institucion ka impakt te fuqishem ne permiresimin e puneve ne te gjitha fushat e jetes . Urojme qe Profesori me shoke te jene protogoniste energjike dhe t’ju degjohet fjala per te realizuar kete misjon historik e te Shenjte .Ku dora e mendja djallezore e Sali Kriminelit e ka masakruar e denigruar me lloj lloj dordolesa , anti shqiptare , njerez te regresit e shkermoqjes se punes gjigande te bere ne kete Institucion nga Shkencetare Patriote dhe shume te nderuar e njohur edhe nga Akademite e botes. Mirnjohje Prof. Pellumb Xhufi ,Paskal Milos etj .

  35. Arber says:

    Bravo Xhufi, si gjithnje studiues perfekt i gjendjes katastrofike te Qendres se Shkencave Albanologjike, te drejtuara nga nje letrar i deshtuar dhe i perkrahur nga nje bir i nomenklatures se larte komuniste qe bashke me ujet e qelbur te Diktatures Enverise hodhen poshte edhe Shqiperine e popullin shqiptar.

  36. vezhguesi says:

    Profesor xhufi te lumte ke bere nje analize shkencore reale.Une kam punuar per nje kohe te gjate ne Universitet dhe te gjithe komentet tuaja qendrojne Unuversiteti eshte tam sic komentoni juve nje qqneder dembelizmi qe vetem shkence nuk prodhon dhe nuk jep

  37. Demokrati says:

    Ky Fuga eshte nje megalloman i pandreqshem! Eshte bere shume i padurueshem. Ka shume pordhe. Ben shume zhurme, duke kujtuar se pikerisht kjo do t’i shtoje logjike llafologjise se tij. Nejse, u kujtua shume vone per t’iu bere qen besnik Berishes. Tani Berisha shkoi per lesh per vete. Doli ne pension.

  38. Me pelqen analiza , e sakte dhe koncise ,do te desha te shmangen persona e atakuar per ares yen e thjeshte se e meritojne .hallal

  39. Akel says:

    Përsonalisht pajtohem me çdo problem që Ju Prof. Xhufi ngrini në artikullin tuaj. Reformes arsimore shumë kush, nder t’a edhe Z. Fuga, duan t’i vënë shkopinj nder rrota. Të vjen këq që këta pseudo intelektuale përpiqën për shkatërimin e arsimit në shqipëri. Por mendoj se reforma duhet të zhbëjë edhe gradat e titujt akademike që shumë kush i ka marre me pa të drejtë, por si partiake ose me korupsion.

  40. Realisti says:

    Fuga, Marashi dhe gjithë Fuganët bastardë janë bosët e “Piramidës” Universitare, që duhet eleminuar.
    Analiza e Prof. Xhufit shpresojmë të lexohet me seriozitet edhe nga Kryeministri dhe Ministria e Arsimit.

  41. marie says:

    Pellumb Xhufi for president!…kam vite qe e kerkoj qe te emerohesh president i republikes!

  42. denisadrian says:

    Fuga eshte njeriu PA personalità,mediokrri koka bosh qedon te shitet si plot. Keta jane tipa qe s’kane kurre turp.Servile e sahanlepires.Jane simboli i te felliqurve.Xhufi la absolutisht te drejte.

  43. Bleta says:

    Po ky Xhufka me studime ne Rome ne 77 nga i gjeti mundesite apo u arratis apo zotesia thuaj…

    Meqe koha jua mundeson provo te vizatosh pemen e familjes dhe per kete tipin, gje qe ne cdo rast nuk eshte dhe as perben thelbin e diskutimit.

    Thelbi eshte qe ne paragrafin e pare ku vete Pellumbi pranon se ligji ka probleme ne cdo aspekt e le te mos flasim per infrastrukturen e zbatimit dhe ndikimi qe ai do te kete.

    Shkrimi mbetet i dobet ne argumenta dhe me shume ngjan me narrativen e flete rrufeve e kohes dikur, per te cilen vete ai duket se eshte i permalluar. Gjuhe sekretariati partie a dhenduresh te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje