Gati dy muaj nga aktivizimi i aplikacionit Komisariati Dixhital, Ministria e Brendshme e konsideron atë një histori suksesi.
Për të nxitur denoncimet që rezultojnë të vërteta, është vendosur të shpërblehen qytetarët me kohë bisede telefonike, me mesazhe apo me internet falas.
Nisma u bë publike nga Ministri i Brendshëm.
“Kjo jo për të shpërblyer denoncimin, por për të konsoliduar modelin, modelin e njeriut pozitiv dhe aktiv në raport me qytetin në raport me paligjshmërinë, njeriun që kontribuon bashkë me institucionet, bashkë me Policinë e Shtetit për ta bërë Shqipërinë më të sigurt”, tha Saimir Tahiri.
Kreu i Ministrisë zbulon çelësin e suksesit të aplikacionit.
“Komisariati Dixhital sot është një histori suksesi duke gjetur pikat e dobëta të raportit ndërmjet njeriut dhe institucionit, të raportit ndërmjet njeriut dhe ligjit të raportit, të raportit ndërmjet njeriut dhe Policisë së Shtetit, të sjelljes së Policisë së Shtetit dhe pritshmërisë së publikut për të ndërtuar dhe investuar besim te institucionet dhe veçanërisht te Policia e Shtetit”, nënvizoi Tahiri.
Në javët e para Komisariati Dixhital u shndërrua në aplikacionin numër 1 në Play Store dhe në Appstore, duke kapërcyer edhe aplikacione të tjera shumë më sociale sesa vetë Komisariati Dixhital të tilla si Facebook apo WhatsApp.
“45.000 mijë shkarkime të Komisariatit Dixhital, janë 45.000 mijë qytetarë që sot kanë një mundësi më shumë për të vepruar ndaj paligjshmërisë. Komisariati Dixhital nuk ka një shef nuk ka një Drejtor, nuk ka një njeri të cilin mund ta marrësh në telefon dhe t’i kërkosh kompromis, apo t’i kërkosh një nder, apo t’i kërkosh që të fshehë gjobën, mos ta bëj gjobën në emër të miqësisë, në emër të korrupsionit. Komisariati Dixhital është praktikisht një instrument që fillon dhe mbyllet tek veprimi i qytetarit, tek fuqia e tij për të vënë në test Policinë e Shtetit që të zbatoj ligjin dhe të garantoj siguri për të gjithë njerëzit”, u shpreh Ministri.
Tahiri tha se modeli është kërkuar edhe nga policitë e vendeve partnere në Bashkimin Europian, për ta implementuar në shtetet e tyre.
Po sikur ishte e ruajtur privatesia e denoncuesit….
I bie qe ai qe denoncon nuk eshte dhe aq anonim
pse nuk e fusni ne burg Ergys Hoxhen keni me qindra denonc per te dhe inxhizime me ze dhe figure. apo ai eshte pjese e lojes
Gjepura.U kthyem ne kohen e Enverit. O burra spiunoni njeri tjetrin se u be deti kos.
Aksidentet,grabitjet me dhune,vjedhjet po na i rendit Tahiri si arritje…..vallai o Taho mbase cdo pune ti e ben po minister i brenshem te garantoj se je nul fare….te shikosh nga koka dukesh identik hajdut pa mask. Bej dorheqje Tahi e hik ndonje ambasad si miku i juaj Didi e lere dike tjeter ta bej kete pune…fundi fundit nese Rama nuk gjen njeri te emeroj per pak koh Emiljan Shullazi se mbase behet ndonje amnisti dhe behet Zan Caushi.
Hello. 45.000 shkarkime nuk eshte e barabarte me nr e shkarkimeve ne app store for samsung aty tregohet qe ka 10 thousand ose 10.000 shkarkime..
dmth ky shtet i shton 4.5 fish dhe nje kohesisht mbulon gabimet 4.5 fish.
Skiftera ne jena, skiftera ne kena…. pas vetes… pas vets….
Metod pune e 1981-it