UKT rikthen ujin në Tiranë: Situata u normalizua

26 Korrik 2015, 13:51Sociale TEMA

Ujësjellës Kanalizime Tiranë  ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit situata e furnizimit me ujë është normalizuar.

Pas një dite me probleme në furnizimin me ujë, ndërmarrja e ujësjellësit ka sqaruar se situata është krijuar për shkak të mungesës së energjisë elektrike në Qafë Mollë dhe se pjesa më e madhe e Tiranës furnizohet normalisht me ujë.

Sipas UKT-së, kufizime me furnizimin e ujit ka për shkak të rënies së presionit në pikat fundore që janë zona e Komunës së Parisit si dhe Sauku i sipërm që lidhet me rënien e prurjeve nga Selita si dhe pjesërisht në zonën e Liqenit të Thatë dhe në Kombinat.

“I bëj thirrje qytetarë ve që të tregohen më të përmbajtur në konsumimin e ujit”, tha UKT.

2 komente në “UKT rikthen ujin në Tiranë: Situata u normalizua”

  1. Tema says:

    Të premten të ket probleme me ujin që mysliman të falen në shtetet fqinje

  2. salah says:

    Original Bosi Adrian Cela e OSHEE: nuk ka energji elektrike, atëherë e vjetër shesin ujë Mafia Durrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje