Tirana pa ujë

25 Korrik 2015, 11:25Sociale TEMA

Tirana po vuan mungesën e ujit, ndoshta më të madhen në vitet e fundit.

Banorët e kryeqytetit në 24 orët e ardhshme janë njoftuar se do të përballen me mungesën e ujit në shtëpitë e tyre, ndërsa si shkak nga ana e UKT jepet thatësira, por edhe ndërprerja e energjisë nga OST për shkak të remonteve, gjv që do të bëjë që të dalë jashtë funksioni stacioni i pompimit në Qafë Mollë.

Zonat që përballen me kufizime të furnizimit me ujë janë: Qendra e Tiranës, Komuna e Parisit, Blloku i vilave amerikane, Ambasadat amerikane, italiane, franceze, zona e rrugës tre Vellezerit Kondi, Spitali i Sanatoriumit, zona e Shkozes, zona e Saukut, qyteti Studenti, zona e Tiranes se Re, zona e ish Bllokut, birra Tirana, rruga 3 Dëshmorët ne Yzberisht, Kodra e Priftit, Qesaraka, vilat rezidenciale Dajt, blloku i godinave shtetërore në Bulevardin Skënderbej, Rruga e Elbasanit.

Situata do të normalizohet pas rikthimit të energjisë elektrike në stacionin e Qafë Mollës nga ana e OST.

– See more at: http://www.tematv.al/video/61aqpjgmqoe345i#sthash.erp9twJ2.dpuf

3 komente në “Tirana pa ujë”

  1. renu says:

    Hiqini dhe dritat dhe te marrim arratine se ky vend nuk behet

  2. hajdari says:

    Prisni prisni, s’keni pare asgje akoma.

    Do tju lene pa uje gjithmone e me teper, pastaj zhurme ne media…. pastaj… PRIVATIZIMI I UJIT.
    Dhe kucedra e perrallave behet realitet nga Ri-Vdekja.

  3. Tema says:

    Në solidaritet me californinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje