Ambasada britanike përshëndet miratimin e ligjit për Arsimin e Lartë: Cannon: Reforma duhet të ishtë bërë kohë më parë

23 Korrik 2015, 13:38Sociale TEMA

Ambasada britanike në Tiranë në një njoftim për mediat mbështet miratimin e ligjit për Arsimin e Lartë, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë mëngjesin e së mërkurës.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse në ceremoninë e diplomimit 2015 në Universitetin Epoka organizuar më 2 korrik, Ambasadori Britanik, Nicholas Cannon u ndal në disa arsye pse ky ligj ishte i nevojshëm:

“Dua të them disa fjalë mbi reformën në arsim, e cila lypsej të ndërmerrej kohë më parë. Ky vend ka një përparësi të madhe; shqiptarët e respektojnë shumë arsimin, çka nuk ndodh gjithnjë në shtetet e Evropës perëndimore. Në këtë vend ka uri të madhe për arsim. Studentët janë të gatshëm të studiojnë shumë. Familjet janë të përgatitura të sakrifikojnë për të gjetur paratë për të dërguar fëmijët në universitete. Është e rëndësishme që dëshira e studentëve për të nxënë dije të respektohet dhe që familjet të marrin mbrapsht investimin e parave të fituara me mund.

Prandaj qeveria ime i mbështet fort përpjekjet e Ministres aktuale të Arsimit për të reformuar sistemin universitar, për t’i njxerrë jashtë biznesit elementët e korruptuar e të papërgjegjshëm si dhe të garantojë standarde të larta ndërkombëtare në qeverisjen e universiteteve. Asnjë reformë nuk është e përkryer. Por në këndvështrimin tim dhe më e rëndësishmja në këndvështrimin e ekspertëve tanë britanikë të politikave të arsimit, reforma e arsimit të lartë në Shqipëri është në rrugë të mbarë.

Ajo duhet të ndihmojë në krijimin e një force pune të arsimuar dhe të aftë për t’u përballur me sfidat e një ekonomie globale në ndryshim. Mbi të gjitha ajo do t’i përgjigjet kërkesës së vetë studentëve për një arsim modern, të besueshëm dhe me një raport të drejtë cilësi-çmim. Ajo çka nevojitet janë aftësi të përnjëmendta që përçohen nga profesionistë të përnjëmendtë dhe kualifikime të përnjëmendta të respektuara nga të tërë”, u shpreh Ambasadori Cannon.

 

15 komente në “Ambasada britanike përshëndet miratimin e ligjit për Arsimin e Lartë: Cannon: Reforma duhet të ishtë bërë kohë më parë”

  1. neim says:

    Ha,ha,ha .Po ci hyn ne qese anglise ligji yne i arsimit te larte ????????

  2. Mirenjohesi says:

    Hahahaha…folen britaniket!
    Po Nikollë me Çilin e Ramen e njohin!?
    Do trupuroheshin po ti njihnin!
    Tung!

  3. v.duka says:

    Z. Ambasador, mbase mire bete qe i dhate keto konsiderata per reformen arsiomore, por Ju “keshilloj qe te largoheni” , ose te fshiheni per disa kohe, se po ju takoi, p.sh dedutet halimi, “do tju pushoj” nga detyra per “PAAFTESIN QE KINI PROVUAR” DUKE MBROJTUR REFORMEN ARSIMORE TE MAZHORANCES, PRA JO TE OPOZITES ME NE KRYE …akoma…..

    Me respekt, V.Duka

  4. Jepini Cezarit ate qe i takon... says:

    keto dalje ambasdoresh per problem ordinere na shkaktojne neveri te madhe.

    c’pune ka nje diplomat me reformen arsimore. ??

    aq me keq kur paska nje fytyre “down” qe nuk e tregon se cfare orientimi seksual ka..

    ky ambassador leshi le te na tregoje se si shteti demokratik I UK e fshehu dhe nuk e ekstradoi njeriun kyc qe lidhet me zhdukjen e Remzi Hoxhen..pra zoti ambasdor leshi..ku e ka shteti juaj kete agjent te tre sherbimeve.

    e kishte mire enver hoxha qe ju dipllomateve perendimore ju dha leksione se si duhet te sillet nje vend I vogel dinjitoz me ju kolonialistet e rinj.

    kush ambasdor e ka rradhen tani te na caje ..rapin

    1. Samiu says:

      Ha ha ha ha …..U ka klonuar Saliu… cdo gje e shikoni dhe e mendoni me koeficientin e tij…..

  5. Kritiku says:

    Ju “perkthyesit” e Temes, jeni ne vete apo jo? Keshtu foli ambasadori, me keto fjale: e cila lypsej…, nxene dije…, çka nevojitet…, aftësi të përnjëmendta…?!

    Ku e keni mbaruar shkollen ju, tek Kristali apo ne ndonje haur ne Kosove?
    Kur nuk dini te shkruani mire gjuhen shqipe, mos merrni persiper qe te shkruani, sepse ju dalin te tilla idiotesi.

    Dru me pre!!!

  6. Arber says:

    Nicholas Cannon e permend reformen arsimore thjesht nga qe eshte kopjuar sistemi i vjeteruar anglez; por ai nuk njeh asnje njeri te shquar ne Shqiperi, pervec Edi Rames dhe Bujar Nishanit, te cilet i ka lexuar ne protokollin zyrtar te Ambasades Britanike qe e ndjek situaten ne Shqiperi nga Polonia. Ai nuk njeh asnje person VIP shqiptar, nder ta edhe humoristin e shquar Agron Hamo, te cilit nuk i dha vize vizite, me rastin e marteses se mbeses se tij ne Londer.

  7. Arber1468 says:

    Bastardat me siguri ndonjë kontratë e leverdishme.

  8. tirana born says:

    Nje agjensi angleze do marre lek per akreditimin e universiteteve. Prandaj flet ky. Eshte mangesia e gazetarit qe e sjell lajmin cope cope…Akoma nuk e mesuat qe cdo vend flet dhe vepron vetem per interesat e veta?

  9. Mark says:

    Është e kuptueshme që do të dilte ta mbronte reformën në arsim një përfaqësues i qeverisë britanike, sepse janë hedhur jo pak para taksapaguesish shqiptarë për asistencën e dhënë nga ata. Ana tjetër e medaljes është nëse frytet e kësaj reforme do të jenë të njëjta me ato të Crown Agents, të cilët nga ana e tyre e ndritën me doganat.

  10. Bardhi Tolabi says:

    Cudi me disa komentues,te cilet duken hapur qe perfaqesojne opoziten.Kur qeverisja paraqet projekt ligje ne parlament,opozita cahet e ndahet duke bertitur se nuk eshte marre mendimi i ketij apo atij dhe vecanerishte,”… i eksperteve te huaj…”.Tani,kur flet nje ambasador i nje vendi me peshe dhe me nje shkolle tejet te konsoliduar,si Anglia dhe jep vleresimet jo te tij,por te specialisteve te tyre te fushes,keta “opozitaret” tane i tregojne udhet ambasadorit.Ke opozitar te besojme,ate qe “kerkon” ndihmen e eksperteve te huaj,apo ate qe “urren” ekspertizen e huaj?

  11. Roland says:

    Folen keto kodoshet e ishullit…. Po nuk i futen turinjt e tyre te pist anglezet nuk ben…. Intrigante te lindur anglezet

  12. tirana says:

    e sa bukur del korrupsioni i diplomateve. per te mbrojtur Crown Agents, nga deshtimi dhe akuzat e opozites, del ne mbrojttje te qeverise gjoja per ligjin e arsimit te larte cfare pazari qesharak dhe i peshtire.

  13. shqiptar says:

    na ben mutin ne 1913 ne londer tani do na bejne edhe arsimin anglezet

    cpune ka ky njeri qe i fut hundet kudo ne shqiperi sikur te ishte ne shtepine e vet shqiperia ka minsiter arsimi qe e pagujme n angli nuk na pranojne edhe me vize ky kodoshi i duket vetja mbret ne shqiperi le ta provoje amabasdori shqiptar te fus hundet ne angli se bishti i avionit e prêt
    keta e shikojne shqiperine si vend afrikan ku ta rrjepin e kishte mire i madhi ENVER HOXHA me keta qe na tregojne ca duhet te bejme ne shtepine tone aq me shume degjoj keta aq me shum e simpatizoj putinin kundra europes
    si thone kosovaret na cliruan prej serbit per ta na futur ne skllaverine te europes

  14. fredi guri says:

    po per ligjin per bythqirat ca mendon ti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje