Tahiri: Bashkëpunim mes qytetarëve dhe policisë për minimizimin e fatkeqësive natyrore (VIDEO)

22 Korrik 2015, 11:59Sociale TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri theksoi se pasojat e zjarrit të djeshëm kanë efekte shkatëruese për ekonomitë e atyre zonave.

Tahiri gjatë fjalës në ceremoninë e stërvitjes rajonale të emergjencave nënvizoi se të gjithë shtetasit pa dallim duhet të ndërgjegjësohen dhe të bashkëpunojnë me policinë për të minimizuar  fatkeqësitë natyrore.

“Pasojat e zjarrit të djeshëm kanë efekte shkatëruese për ekonomitë e atyre zonave ndërsa zjarret rrezikojnë të ardhmen e shqoqërisë. Dje ishin aktive mbi 7 vatra zjarri me 80 hektar pyje dhe kullota të dëmtuara. Zjarret e djeshme kanë pasoja shkatëruese për ekonominë në atë zonë.

Angazhimi total i strukturave të mbrojtjes cilivile dhe të pushtetit vendor sjell efekt pozitiv në këtë kuadër.

Shqipëria rrezikohet nga zjarret të cilat kanë faturë të lartë duke dëmtuar ekonominë e çdo shqiptari.

Jemi të ndërgjegjshëm për reziqet që i kanosen shqipërisë nga fatkeqësitë natyrore, por të gjithë shtetasit shqiptar duket të jenë bashkëpunues me autoritetet”, theksoi Tahiri.

Në vijim ai shtoi se forcat tona të ushtrisë në bashkëpunim me ndërkombëtarët dhe veçanërisht me SHBA janë hapa të rëndësishme për të bërë shqipërinë më të sigurt.

“Forcat tona me mbështetjet e parterërve ndërkombëtarë veçanërisht të SHBA-së, kemi mundësi për të bërë hapa përpara për një Shqipëri më të sigrurt dhe për të qënë të aftë për të përballuar të gjithë fatkeqësitë natyre që pasojat të jenë sa më të vogla.

1 komente në “Tahiri: Bashkëpunim mes qytetarëve dhe policisë për minimizimin e fatkeqësive natyrore (VIDEO)”

  1. ILIRIA says:

    BASHKPUNIMI I POLICISE ME QYTETARET DO TE NDODHE KUR POLICIA TE BEJE DETYREN KARSHI QYTETAREVE TE NDERSHEM DHE TE DISTANCOHET NGA ELEMENTET E INKRIMINUAR SEPSE PO NDODH E KUNDERTA PER SHEMBULL POLICIA SHKON NE FAMILJE TE NDERSHME DHE BEN REPREZALJE DUKE KONTROLLUAR 3-4 HERE PA ASNJE DOKUMENT NGA PROKURORIA APO GJYKATA DUKE ARESTUAR TE GJITHE FAMILJARET ME GJITHE MIQTE E SHTEPISE PA ASNJE ARSYE DUKE I MBAJTUR NGA 10 ORE NE AMBJENTET E KOMISARJATIT. KESHTU QE PA SJELLJEN KORREKTE TE POLICISE MOS PRISNI QE POPULLI TJU NDIHMOJE NE KAPJEN E ELEMENTEVE TE INKRIMINUAR. FALEMINDERIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje