Nikolla- pedagogëve: Keni punuar në anarki. Kjo është tradhtia më e madhe që mund t'i bëhet një kombi

21 Korrik 2015, 18:31Sociale TEMA

Projektligji i ri për Arsimin e Lartë është sot epiqendra e diskutimeve në seancën maratonë në Kuvend.

E para që mbajti fjalën e saj në foltoren e Parlamentit, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila iu drejtua pedagogëve, akademikëve, por dhe të pranishmeve në sallë, se ky ligj krijon një vizion të ri për Universitetet. Nga ana tjetër, Nikolla i bëri thirrje deputetëve që të kalojnë për miratim me konsensus projektligjin.

Ligji i Arsimit të Lartë është hartuar nga një ekip i shkëlqyer. Kjo është reformë jo e partisë në pushtet. Kur më parë drafti i parë i ligjit është diskutuar më kujdes. Vetëm Universiteti i Tiranës dërgoi për nenin e parë vetëm 600 faqe diskutimi. Kjo ka qenë reforma më e papolitizuar në këtë proces. Në ka ligj ku llogorja e partizanërisë së politikës është ky. Në ka ligj që politika duhet lënë mënjanë, është ky. Ndaj duhet ta kalojmë me konsensus. Ky ligj është një vizon krejt i ri pasi duhet të mësojmë mënyrë që mos të gënjejmë njerëzit tanë.”, tha Nikolla.

Ministrja e Arsimit u është  përgjigjur akuzave të pedagogëve se po vdes arsimi i lartë nga kjo reformë duke thene se  deri më tani këta universitarë kanë punuar në anarki dhe kjo sipas saj, përbën tradhti ndaj kombit.

Më keq se ç’ka qenë e se çe keni bërë nuk ka ku të shkojë. Sistemi që kishit ishte anarki, kjo tradhtia më e madhe që mund ti bëhet një kombi. Ky është fundi i një sistemi që prodhon diploma pa vlerë, nuk është fundi i arsimit të lartë”,- tha ajo.

Nikolla shtoi se ky ligj nuk është i përsosur por më i miri për arsimin e lartë. “S’ka përjashtme, çdo i ri do ketë një vend por sipas meritës dhe nevojave që vendi ka. Masivizimi nuk u kujdes për cilësinë e formimit të studentit”

Nikolla pohoi ndër të tjera se ka marrë kërcënime nga persona që nuk kanë lidhje me arsimin, kjo sipas saj për interesa të caktuar.

“Nuk ishte e lehtë të ngjisje atë malore, pasi kam marrë mesazhe e kërcënime nga ata që nuk kanë lidhje me arsimin. Ministria e Arsimit po fiton gjyqet me këtë sharlatanë. Ndaj, këta ish-ministra Arsimit e dinë mirë se sulmi nuk është mbrojta më e mirë. Sot ndihëm shumë mirë për produktin që është vlerësuar nga pedagogë. Prindërit shqiptarë që kanë sakrifikuar, kanë shansin që të bëhet diçka më e mirë. Jam e bindur se para jush nuk keni një draft, por keni përgjegjshmërinë dhe këmbënguljen. Më lejoni të nderuar kolegë që me votën tuaj të kemi një sistem të ri arsimor.”, pohoi Nikolla.

 

3 komente në “Nikolla- pedagogëve: Keni punuar në anarki. Kjo është tradhtia më e madhe që mund t’i bëhet një kombi”

  1. TE VERTETEN JU THOTE KURVAVE TE PARASE
    QE PER PARAN SHESIN JO ATDHEUN POR CJU PERMBAN
    NQS NUK FLITET E VERTETA NE ATE SHOQERI
    AI VEND DO DEGRADOJ NE ZHDUKJE

  2. JOSEFINA says:

    KETU NE AMERIKE FLITET SHUME PER RRUSHFETE NGA PEDAGOGET NE UNIVERSITET. EDHE STUDENT TE 10 TE JENE, NUK I KALOJNE DISA KURVA “PEDAGOGE” TE SALES, PO NUK JA MBUSHEN XHEPIN. HARRAM AJO PUNE QE KENI. NJEREZIT JANE FUKARENJ, SIDOMOS STUDENTET MOJ QELBESIRA. HARRAM TA KINI ATE LEK.

  3. mali says:

    Kjo sharlatane eshte vetem nje kukull me bateri qe reciton falimet e kryeministrit ( ne fakt te shkruesit te tij).

    Flet me ze te dredhur a thua se po i dalin nga shpirti, mashtrimet qe kjo qeveri po ben me paturpesi dhe arogance.

    Pyeta disa maturante se perse nuk dilnin ne proteste mnderkohe qe jane kunder reformes dhe u pergjigjen fatkeqesisht si ne kohe te diktatures, “na shofin na fiksojne dhe nuk na nxjerrin te drejten e studimit. Ne shtator do te dalim’
    U thashe mos kini frike se nuk ja u nxjerrin te drejten, ashtu si po e bejne me para, ata pranojne edhe Lymin e tutit nga bregu i lumit.

    nje plake qe i shpetoi nje pordhe dhe disa te rinj filluan te qeshnin dhe ta tallnin, plaka tha rofsh moj bythe qe pordhe te marr vesh kush respekton dhe kush jo.
    Kjo qeveri po ben kaq shume pislleqe dhe AKTE KORRUPTIVE DHE MAFIOZE qejane neper sirtare dhe populli nuyk ka si t’i dije populli dhe nuk i merr vesh.Ndersa me reformen ne arsim puna ndryshon shume mire qe po ben te tilla qe populli ta kuptoje mire se cfare Batakcinj dhe MAFIOZE jane.
    Mendoni del Ledi Shamku dhe thur lAvde per reformen, kush ? Zonja shamku qe burri i saj eshte ZARI i Rames qe prish lulishte e bej lulishte apo pedonale se ashtu vidhen leket me lezet dhe Populli nuk merr vesh gje. Ajo qe hodhi zjar mbi pasurine me te madhe te shqiptareve -gjuhen shqipe dhe standartin e saj.
    Na fliste me dialekt geg duke permendur Fishten.Por FishtA KA NEVOJE TI KUPTOJNE SHPIRTIN DHE ATE QE BERI PER GJUHEN DHE NUK KA NEVOJE T’I RECITOSH VARGJE PER ALIBI TE PISLLEQEVE QE KRYEJNE.

    JA KETA JANE DEPUTETET QE DO VENDOSIN PER REFORMEN
    Kukulla te lidhura me fije korupsioni qew prapa kamerave shprehaen se reforma eshte nje Turp dhe ne salle votojne se i ikin perfitimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje