TemA TV/Mit'hat Tola: Sezoni turistik, policia masa të larta për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve

20 Korrik 2015, 23:27Sociale TEMA

Nga Elisa Dedja

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si edhe rritjen e rendit dhe sigurisë publike, Policia e Shtetit po mbikqyrë akset kryesore rrugore kombëtare. Drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola, në një intervistë për TemA TV, sqaron se në bazë të një plani masash është kryer edhe shpërndarja e forcave sipas akseve rrugore kombëtare.

Ky plan masash synon jo vetëm normalizimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë dhe rendit, por edhe ardhjen në ndihmë të pushuesve dhe turistëve të ndryshëm që synojnë qoftë zonat bregdetare, por edhe turizmin malor. Drejtori Tola theksoi edhe bashkëpunimin me policinë kosovare, në akset Kukës- Durrës apo Kukës- Lezhë.
Zoti Tola, u mbyll edhe një fundjavë, ku u numëruan disa aksidente me pasoja. Megjithë masat e marra sërish pati pasoja. Çfarë do të ndryshojë policia për të parandaluar këto ngjarje?

Fundjava pati një bilanc jo të mirë të aksidenteve rrugore, ndonëse periudha e deri tanishme në raport me periudhën e vitit të kaluar ka një bilanc shumë pozitiv. Në numër aksidentesh jemi tek 40 % më pak ndërsa në numër të vdekur ose të plagosur jemi në 20 % më pak se viti i kaluar. Gjithsesi, fundjava pati tre të vdekur dhe natyrisht policia rrugore duhet të marrë masat për të ndëshkuar drejtuesit e automjeteve, piratëve rrugorë të cilët kalojnë normat e shpejtësisë , kryejnë parakalimet e gabuara, përdorin pije alkolike, nuk respektojnë përparësitë. Keto janë shkaqet që çojnë në aksidente rrugore .

A po funksionojnë patrullat e përbashkëta të qarkullimit me policinë e Kosovës?

Prej gjashtë vite radhazi ne kemi një marrëveshje me policinë e Kosovës, ku 6 mjete të policisë së Kosovës kryejnë patrrullime të përbashkëta në territorin shqiptar. Në bazë të plan-vendosjes së policisë shqiptare ata janë dislokuar me shërbimet në zonat Lezhë, Durrës dhe Milot- Kukës dhe kryejnë patrullim të përbashët ku një polic kosovar dhe një shqiptar kontrollojnë flukset e trafikut të mjeteve nga Kosova në Shqipëri për të dhënë më shumë siguri rrugore.

Ka ndikur në uljen e rasteve që drejtuesit e mjeteve përdorin shpejtësinë e lartë, sepse ata shikojnë një polici që e hasin përditë atje dhe tregohen më të kujdesshmëm.

Cilat janë sot akset me problematike?

Akset më të ngarkuara janë akset në zonat bregdetare, p.sh. aksi Shkodër- Velipojë, Lezhë –Shëngjin, mbikalimi i Maminasit – Gjiri i Lalzit që është aksi më problematik, një plazh tej mase i frekuentuar nga të gjithë banorët e Tiranës.

Një aks tjetër është Levan – Fier, Vlorë – Sarandë, pra zona ku ne kemi pushues nga zonat e brendshme të vendit ose emigrantë shqiptarë që vinë për të kaluar pushimet në Shqipëri .

Çfarë këshille jepni ju për drejtuesit e mjeteve, dhe përdoruesit e rrugës?

Të rrisin vëmendjen në drejtimin e mjetit.

Gjithmonë drejtuesit e mjeteve duhet ta konsiderojnë veten alert, temperaturat e larta, flukset e rënduara të trafikut bëjnë që një gabim i vogël të kushtojë.

Këshilla e dytë do të jetë ulja e shpejtësisë, sepse shpejtësia e madhe mund të rezultojë fatale ose mund t’i kushtojë lejen e drejtimit.

Këshilla e tretë është mospërdorimi i pijeve alkoolike. Alkooli është vrasësi më i madh rrugor si në Shqipëri ashtu edhe në të gjithë botën.

Këshilla tjetër është vendosja e rripit, edhe pse pasojat prej këtij fenomeni dy vitet kanë filluar të ulen.

Janë edhe shumë këshilla tjera sidomos për emigrantët, që duhet të evidentojnë orëta e gjata pafund, sepse lodhja e tyre mund të sjell një gabim fatal, për drejtuesin dhe për pasagjerët që ata kanë me to.

Kemi parë që nga kjo fundjavë në Tiranë, se policia shkon në PUB-e dhe lëshon mesazhe ndërgjegjësuese për të rinjtë, që të mos përdorin mjetin nëse konsumojnë alkool. A do të vijojnë këto përpjekje edhe në qytete të tjera?

Është një iniciativë e Ministrit të Brendshëm dhe e përqafuar nga Policia dhe që do të vazhdojë.

Janë indentifikuar shumica e PUB-ve që frekuentohen nga të rinjtë.

Meqënëse të rinjtë frekuentojnë festa të ndryshme ku në qendër kanë alkoolin, atëherë policia e ka gjetur veten mes tyre pa ua prishur gëzimin, por duke u dhënë dy këshilla: pas përdorimit të alkoolit duhet të përdorin taksitë, sepse të ngasin mjetin në përdorimin e alkoolit mund të shkaktojë dëme fatale.

Aksioni vazhdon në Shkodër , Lezhë, Sarandë, Vlorë. Do të ketë edhe qytetet e tjera që do të shkojmë së bashku me mediat për të dhënë një mesazh, që pija mos të barazohet me timonin.

3 komente në “TemA TV/Mit’hat Tola: Sezoni turistik, policia masa të larta për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve”

  1. Mirenjohesi says:

    Shikoni në Sarandë çfar rrumpalle është me police!!!

  2. Berlin says:

    Pordhi kali ne dere te hanit dhe ja ngjiten nje shkodranit !

    Keshtu me duket intervista e ketij tipit me kemishe te bukur si pema e viti te ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje