Pranimi në Universitete, Mazniku: Nuk ka ulje kuotash

19 Korrik 2015, 17:27Sociale TEMA

Qeveria pritet të miratojë në mbledhjen e së mërkurës kuotat e pranimeve në universitete. Mësohet se propozimet që janë bërë nga instiucionet e arsimit të lartë për numrin e kuotatave nuk shkojnë më shumë se 20.000 ndërsa zv ministri i Arsimit thotë se nuk ka ulje të kuotave dhe se ato u janë lënë në dorë universiteteve.

Universitetet nuk kanë propozuar më shumë se 20.000 kuotat për vitin akademik 2015-2016. Burimet pranë universitetit të Tiranës për Ora News thonë se numri mbetet pothuajse i njëjtë me atë të një viti më pare.

Universitet përcaktojnë këtë limit  për shkak të mungesës të infrastrukturës dhe të mungesës së stafit akademikë.Por edhe në këtë periudhë diksutimi në nivel akademikësh konsiston se qeveria do të miratojë  më pak kuota se një vit më parë, por zv/ministri i Arsimit Arbjan Mazniku u shpreh për Ora News se kuotat i janë lënë në dorë universiteve.

I kemi deleguar vendimarrjen për kuotat tek universitetet, tek vetë departamentet të cilat në përputhje me kapacitetet e tyre vendosin vetë numrin e njerëzve që do pranojnë si student. Kjo është një hap i madh përpara pasi i kemi dhënë mundësi universiteteve që..përsa i përket një debati të madh që është bërë për çështjen e kuotave tani janë vetë universitetet që mund të caktojnë sesa student mund të pranojnë”, eshte shprehur Mazniku per Ora News.

Qeveria pritet që në mbledhjen e së mërkurës të miratojë kuotat për nivelin e parë të studimeve, të nivelit master por edhe për pranimet për shtetasit e huaj që duan të studiojnë në Shqipëri. Ndërsa kandidatët për studentë që vijnë nga trojet kanë kuota të vencanta që shkojnë deri në 600 studenentë.

2 komente në “Pranimi në Universitete, Mazniku: Nuk ka ulje kuotash”

  1. Hajri Qili says:

    O Maznyk, o qyp i thartuar.

  2. saranda says:

    Po ketij hajdutit sikur i ka bere kallezim penal KLSJ-ja???..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje