Pacientët, me çarçafë nga shtëpia në spital

17 Korrik 2015, 18:24Sociale TEMA

Kjo situate ka rreth një muaj qe është prezente ne te gjitha repartet e spitaleve te QSUT.

Madje kur nevojitet qe ndërrimi i çarçafëve te behet me shume se dy here ne jave, duhet firma e shefit te pavionit.

Familjaret e pacientet ankohen për kete shërbim, duke shprehur friken nga sëmundjet bakteriologjike qe mund te marrin.

Jashtë kamerës mjeket shprehen se higjiena, sidomos tek reparti i kirurgjisë, është shume e nevojshme, dhe se reduktimi i shpenzimeve per kete shërbim përben nje skandal, pasi pacientet janë te detyruar te marrin çarçafët nga shtëpia.

Procesi i prokurimit per këtë shërbim është hapur qe ne dhjetor te 2014, por tenderi ka dështuar disa here.

Te pyetur nga Vizion Plus, përfaqësues te drejtorisë se QSUT-se, thonë se megjithëse ka mbaruar afati, tenderi i lavanterise ne baze te marrëveshjes se kontratës është shtyre, derisa te vij nje firme tjetër.

Te gjitha shërbimet ne qendrën spitalore nga parkimi, e deri tek furnizimi me pajisje e medikamente është dhëne me prokurim publik.

7 komente në “Pacientët, me çarçafë nga shtëpia në spital”

  1. tfgs says:

    te pakten mos te ecin me carcaf rruges ne oret e vona se do terbojne qente………….hahahaha,o Zot cfare tjeter do te na shohen site!!
    dhe corapekuqi shtron carcaf ne Iftar me paret e popullit………..

  2. Bufi says:

    Te jape doreheqjen ajo rilindasja Manastirliu, sa here ne muaj I nderron ajo carcafet ne shpi te vet?

  3. Z/Kallami says:

    Ja pra qe mjeksia e Rilindjes cfrytezon cdo mundesi qe sherbimi shendetesor te jete falas.
    Sot persot kontribohet me carqafe.Neser me jasteke e kllef jastekesh,mbasenesrit me dysheket,e me radhe luge,pirunj,e pjata e deri te kushqimi import familjare me te mbrritun ne spital dietologia kryen detyren kontrollon me normat e ditese per cdo pacient simbas terapise mjekut.Keto nuk arrihen me nji dite e dy.Po hap mbas hapit,shif e ban.

  4. Antropologu says:

    Vertete besuat per shendetesi falas dhe me kushte nga Beqiri? Beqiri eshte i vetmi deputet ne keto 25 vite qe i eshte hequr mandati deputetit per konflikt intetesi… I vetmi…. Jo se te tjeret skane pasur konflikt interesi por ky qoftja nuk diti as ta mbulonte….

  5. Amaraldo Golemi says:

    Ou , ou, mos u ngutuni. Ky lajmi eshte I vjeter, eshte para 2013. Per shendetsine sot shikoni fotot e bera nga kryministri dhe mbani mend cfare ju premtoi ai ne fushate. Shendetsia si cdo gje tjeter ka rilindur..Tani qe ja celnikoset pushtetin edhe me zgjedhjet locale do vdisni rrugeve si kafshe te egra.

  6. Na myten says:

    E rendesishme eshte qe mundem Serbine ne tavoline.
    Per te tjerat s’na as trapi!

  7. Tema says:

    Spital në shtëpi dhe jo banim në spital.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje