Viktimat e trafikimit, me karta shëndeti falas

16 Korrik 2015, 17:10Sociale TEMA

Të gjithë qytetarët të cilët kanë statusin e viktimës së trafikimit, nga dita e sotme janë të mirëpritur në qendrat shëndetësore për tu pajisur me karta shëndetësore falas.

Lajmi bëhet me dije nga zv.ministria e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea, e cila drejtoi mëngjesin e të enjtes mbledhjen e Mekanizmit Kombëtarë të Refermit.

Në mbledhjen e drejtuar nga Gjebrea janë pjesë dhe  Zv/ministri i Jashtëm, ai i Shëndetësisë, i Arsimit, i Mirëqënies Sociale, përfaqësues të IOM, Koalicioni i Strehëzave Antitrafik dhe  organizata të tjera Jo-Qeveritare.

Gjatë mbledhjes në fjalë u diskutua mbi problematikën e trafikimit të qënieve njerëzore dhe mbështetja e institucioneve ndaj viktimave të trafikimit. E tillë është edhe pajisja e tyre me Karta Shëndeti për mbi 120 viktima dhe viktima të mundshme të trafikimit në vend.

Kartat janë bërë aktive dhe çdo person me statusin e viktimës/viktimës së mundshme të trafikimit, mund të paraqitet në Qendrat Shëndetësore apo spitale për të marrë shërbim shëndetësor falas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje