I nxehti afrikan, alarm i kuq në shtetet e Ballkanit

19 Korrik 2015, 12:57Sociale TEMA

Alarm i kuq për temperatura mjaft të larta është dhënë nga Kroacia, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia, në ndërkohë që vala e të nxehtit tropikal në rajon pritet të vazhdojë disa ditë.

Në Kroaci, pritet që i nxehti të vazhdojë edhe për 10 ditët e ardhshme, me temperatura që mund t’i kalojnë 40 gradë Celsius duke thyer rekordin e të gjitha kohërave.

Instituti Hidrometeorologjik i Republika Srpska paralajmëron se tri ditët e ardhshme do të jenë më të nxehtat e vitit me temperatura mbi normalen.

Në Malin e Zi, meteorologët thonë se alarmi i kuq në Podgoricë do të jetë deri në datën 23 korrik.

Në Serbi moti me temperatura mbi 39 gradë Celsius do të zgjasë edhe disa ditë.

1 komente në “I nxehti afrikan, alarm i kuq në shtetet e Ballkanit”

  1. AFRIKA says:

    OOOOOOH SOOOOOOOOOLE MIOOO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje