Vendi ynë nuk është nën ndikimin e masave ajrore afrikane. Petrit Zorba, përgjegjës në Departamentin e Klimës dhe Mjedisit në Institutin e Gjeoshkencave është shprehur se kemi të bëjmë me keqinformim të publikut, pasi Shqipëria nuk është e përfshirë nga i nxehti afrikan. Sipas tij temperaturat maksimale që janë regjistruar në vendin tonë kanë qenë 38 gradë celcius. Zorba thekson se nuk ka vend për panik pasi edhe për javën që sapo ka nisur temperaturat do të varjojnë nga 37-38 gadë celcius.
“Gjatë këtyre ditëve pavarësisht se çfarë është shprehur në media të ndryshme kemi pasur vlera pranë nivelit 37 gradë celcius në Tiranë, Fier apo edhe qytete të tjera, ndërsa pranë vijës bregdetare këto vlera kanë qënë 32-33 gradë celcius. Rezulton që edhe kjo javë do të jetë me temperatura relativisht të larta, pra në nivelin 36, 37 apo 38 gradë celcius dhe me netë që do të jenë mbi pragun 20 gradë. Jemi në stinën e verës dhe normalisht në këtë stinë muajt Qershor, korrik dhe Gusht karakterizohen me këto parametra tregues meteorologjik qoftë të temperaturës edhe të mungesës së rreshjeve” është shprehur profesor Zorba për TemA TV.
Profesor Zorba thotë se matja e temperaturave në Institutin e Gjeoshkencave kryhet në bazë të standardeve që përdoren në mbarë botën. Kafazët meteorologjik, të cilët përmbajnë termometrat, vendosen në hije në lartësinë 2 metra nga sipërfaqja e tokës. Vetëm në këtë mënyrë arrihet matja reale dhe e saktë e temperaturave.
“Duhet të jemi korrekt përsa i përket prezantimit para publikut të këtyre shifrave, për të mos krijuar panik dhe alarme të paqena për shifrat 40, apo 45 gradë celcius. Këto shifra mund të maten ,mund të vrojtohen po varet se ku e vendosim termometrin. Të dhënat meteorologjike që janë zyrtare dhe që transmetohen nga institucioni jonë i referohen normave dhe standardeve të meteorologjisë të Organizatës Botërore të meteorologjisë që kanë kritere specifike të caktuara për matjen e temperaturave”, ka shtuar më tej Profesor Petrit Zorba.
Sipas parashikimeve, pritet që në fund të muajit korrik të ketë një rënie graduale të temperaturave. Por mungesave e shatërvaneve , vendeve të freskëta apo edhe e çezmave publike në vendin tonë i bën qytetarët më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta. Në këtë mënyrë mjekët këshillojnë që të reduktohen lëvizjet gjatë paradites dhe mesditës , konsumim sa më shumë të ujit dhe të lëngjeve. Gjithashtu kujdes intesiv duhet të tregohet për fëmjët e vegjël dhe të moshuarit.
Petrit Zorba!!!Rruga Selaudin Zorba.
Zef Zorba,poet shqiptar i lindur ne Mal te zi.
Isuf Zorba,arkitekti i Xhamise se Et’hem Beut ne Tirane,ndertuar para 200 e ca vjetesh.A.Zorba personazhi i njohur i Nikos Kazantzakis!
Zorba i Kazantzakis ka jetuar me te vertete,dhe eshte varrosur ne Shkup,
ne anen shqiptare.Zorba personifikon shpirtin e lir(gati prej bohemi),
natyre qe e kan vetem shqiptaret,por kurresesi greket fanatike,qe ia kan shitur shpirtin priftit dhe Kishes.Zgjimi i shqiptareve ortodokse ne Maqedoni,do te sqaroi shume enigma.
(Megjithese komenti im nuk ka te beje me shkrimin,qe mesa duket nuk zgjoi interesin e askujt,kersheria ne lidhje me mbiemrin Zorba,me ngacmoi me shume se sa informacioni ne lidhje me valet e te nxehtit qe jep Z.Petrit Zorba).