Nga Elisa Dedja
Fëmijët janë më të rrezikuarit nga ekspozimi në diell, sidomos nëse ndodhen në plazhe dhe pa krem mbrojtës.
Shumica e prindërve tregohen të pakujdesshëm, teksa i lënë fëmijët e tyre të luajnë në det në orët e drekës, kur dielli është më i fortë dhe më i dëmshëm.
Kamera e TemaTv në një vëzhgim të bërë këtë fundjavë në njërin nga plazhet më të afërta me kryeqytetin, plazhin e Golemit, ka filmuar shumë fëmijë që lozin në rërë ose lahen në det të pambrojtur. Të pyetur jashtë kamerave , shumë prej prindërve nuk i njohin rreziqet që temperaturat e larta mund tu shkaktojnë fëmijeve dhe për këtë arsye ata nuk kanë marrë masat e duhura. Ata shtojnë se ndodhen në plazh pikërisht për këtë arsye, që të mundin temperaturat e larta, por nuk i dinë pasojat e ekspozimit në diell.
Mjekja Erjona Shehu në një prononcim për Tema Tv, shprehet se fëmijët duhen të mbrohen rreth orës 10:00- 16:30 pasi pasojat e djegies së lëkurës mund të shkaktojnë edhe kancerin e lëkurës, Sipas saj, këto pasoja nuk janë të menjëhershme por shfaqen në një kohë të mëvonshme.
Nga ana tjetër, mjekja Erjona Shehu këshillon që prindërit duhet të jenë më vigjlent ndaj fëmijëve, pasi pajkudesia e tyre mund të sjellë pasoja të rënda në shëndetin e tyre. Përpos orarit, sipas saj janë masat konservative, që janë vendosja e një kapeleje me strehë të madhe për të mbrojtur të gjitha pjesët më të ekspozuara të fytyrës, siç është balli, mollëzat, hunda dhe mjekëra, ku janë dhe pjesët që shohim që na krijohen më shumë njollat e diellit.
E pyetur nëse edhe uji i ndotur i plazheve ose i pishinave është një tjetër problem për fëmijët në këtë stinë , Shehu shprehet se është një tjetër shkak që shkakton sëmudje të ndryshme tek fëmijët. Mjekja shton se kontakti me barishte të ndryshme, me ujin e ndotur të plazheve apo të pishinave janë shkaqet kryesore të dermatiteve alegjike dhe sëmundjeve të lëkurës.