Mazniku: Debati mbi ligjin për Arsimin e Lartë, opozita mungesë idesh dhe paaftësi (VIDEO)

21 Korrik 2015, 18:26Sociale TEMA

Nga Irida Feshti

Në ditën e diskutimit, e me shumë gjasa edhe miratimit të tij në Kuvendin e Shqipërisë, projektligji për arsimin e lartë është shndërruar në debatin më të nxehtë politik.

Duke diskutuar për këtë çështje në studion e televizionit TemA, zv/ministri i arsimit Arbjan Mazniku tha se ky ligj e rivendos sistemin arsimor shqiptar në udhën e cilësisë, pa cënuar ndërkohë edhe mundësinë e aksesit në sistem nga sa më shumë studentë të mundshëm.

Sipas  Mazniku, ky projektligj do të aftësoje studentët të qëndrojnë më afër nevojave që ka sot tregu i punës.

Lidhur me debatet që ka shkaktuar ky projektligj nga të gjithë aktorët, Mazniku u shpreh se kundërshtimet janë normale dhe te pritshme pasi ky është një proçes unik në sistemin arsimor shqiptar dhe njëkohesisht prek mjaft grupe interesi të cilët ndjehen të rrezikuar.

Zëvendësministri u shpreh se qeveria shqiptare dhe institucioni qe ai përfaqëson shqetësohet vetëm për një grup dhe këta janë studentët shqiptarë.

Ndërsa kundërshtimet e opozites, Mazniku i komentoi si mungesë idesh dhe paaftësi. Edhe ata pak njerëz brenda opozitës që kuptojnë diçka nga ligji i arsimit,  në menyre informale janë shprehur se shumë nga gjërat që ligji tenton të synojë janë shumë të shëndetshme për sistemin arsimor  por që ata nuk kanë pasur guximin dhe mbështetjen politike t’i zbatojnë kur kanë pasur mundësinë ta bëjnë  –  tha ai. Megjithatë nëpërmjet mekanizmave të financimit, raportit që shteti ka me institucionet e arsimit të lartë, ndryshimi i qeverisjes së brendshme të universiteteve dhe i mekanizmave të mesimdhënies brenda institucioneve, sistemi arsimor do të zhvillohet me shpejt. Të martën në mbrëmje do të kemi ligjin e ri të arsimit të lartë të miratuar nga parlameti  –  tha Mazniku në përfundim të intervistës së tij per Tema TV.

INTERVISTËN E PLOTË E GJENI NË LINKUN E MËPOSHTËM

– See more at: http://www.tematv.al/video/2jd1lmmqmvxfrv#sthash.0cMtxJ9w.dpuf

2 komente në “Mazniku: Debati mbi ligjin për Arsimin e Lartë, opozita mungesë idesh dhe paaftësi (VIDEO)”

  1. Albi says:

    Opozita eshte po aq e blere sa ju nga Cili me shoke, e prandaj te merresh me “kritiken” qe ben ajo eshte humbje kohe.

    Ne thelb ju qe te dy jeni pro vjedhjes masive qe do i behet buxhetit te shtetit nga Cili me shoke.

  2. Megi says:

    e tmershme, nje buf si ky Mazniku te jete zv minister i arsimit e te flase per arsimin e larte. Medet per ne ku kemi arritur. Nuk ka ngel buf e sorre nga ish mjaftistat qe te mos jete futur ne gjithe strukturat e pushtetit qendror e lokaL. Eshte normale qe i plotesojne te dy kushtet kryesore te Rames: 1. jane hajdute te kamufluar si edhe servila te papare…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje