BE vendos për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë me procedurë të përshpejtuar

21 Korrik 2015, 08:54Sociale TEMA

Edhe pse nuk kanë rënë dakord për rishpërndarjen e 40 000 emigrantëve mes shteteve anëtare, pritet që Bashkimi Europian të vendosë të hënën e ardhshme që azilantët shqiptarë dhe të tjerët nga Ballkani perëndimor të kthehen me procedurë të përshpejtuar në vendet e origjinës.

Gjatë mbledhjes së sotme të ministrave të Brendshëm të shteteve të unionit u diskutua edhe për një listë të vendeve të sigurta të origjinës, ku me shumë gjasë janë futur edhe Shqipëria dhe Kosova. Disa prej shteteve më të fuqishme në BE, si Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, i kanë përpiluar këto lista, por ka dallime mes tyre se cilat shtete janë futur në to.

Sipas statistikave të Bashkimit Europian, përqindja e pranimit për shtetet e rajonit është mjaft e ulët, më pak se 1% për Maqedoninë e deri tek 7% për Shqipërinë, megjithatë kriteri për të përcaktuar një vend si të sigurt ndryshon nga shteti në shtet, çka sjell edhe papajtueshmërinë mes vendeve të unionit.

Çështja e azilantëve nga Shqipëria dhe rajoni është një problem shtesë për Bashkimin Europian, në një kohë kur mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika i drejtohen kontinentit të vjetër për t’i shpëtuar luftrave dhe varfërisë, ndërsa shtetet nuk janë të gatshme të ndajnë barrën e azilkërkuesve, pavarsisht se liderët europianë ranë dakord për një gjë të tillë në samitin e qershorit.

7 komente në “BE vendos për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë me procedurë të përshpejtuar”

  1. sharmuta says:

    Eshte leksion I mire per Shqiptaret qe e fillojne mengjesin me kafe e konjak.
    Gjithashtu edhe per rinine e “shkuma party”qe mbas festes, “profesioni” I tyre eshte burseti me kondome.
    Nderkohe me vjen ne mendje shprehja”pune pune nate e dite,qe te shohim pakez drite”.

      1. sharmuta says:

        ? lexoje 15 here ?

  2. Kol Tivari says:

    Nuk na interesojnë këto “gjera të parendësishme” tani…(?!) Gjermaninë e kemi “mike” dhe sado “të na e fusi”, s’ka problem, sepse do “ta heqë” përsëri…(?!) Tani kemi “problemin” e Greqisë, të fqinjëve të tjerë dhe të “Grand Albania Evropiane”…(???!!!)

  3. Kol Tivari says:

    Mjeranë “ariano-dardanë”, si jeni katandisur…me një thes në kurriz, rrugëve të Evropës, të zbuar dhe të përbuzur…!!! “Ti Shqipni, ke pas kenë një Zoj e Randë, Burrat e Dheut të thirrshin, Nanë…!”

  4. fieraku nga ferrasi says:

    Po kur erdhi kol tivari njaj zog gomari
    E vargjet e tjeter kujt po t’ knon
    Elavde grekut po irreshton
    Vaj medet kush po e duron

  5. Tema says:

    I infektuan me sida dhe tani na i kthejn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje