Këtë sezon turistik, vizitorët gjejnë plazhet më të pastra, shërbim shëndetësor 24 orë dhe siguri të garantuar nga Policia e Shtetit.
Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, duke e shoqëruar postimin e tij me një set fotografish të shkrepura nga bregdeti i Durrësit, Golemit dhe Gjirit të Lalëzit.
“Ka nisur një sezon i mbarë turistik, që po bën diferencën në shumë aspekte: plazhe publike të mirëmbajtur e të pastruar në mënyrë sistematike; shërbim shëndetësor 24 orë; dhe siguri e rritur për turistët dhe pushuesit”, shkruan Rama.
Mileti pa pune, Rama u thote “shkoni ne plazh”!! Po ajo dhome ambulatore burgu aty c’ne?
Siguri?kosovaret tregojne se po vihen gure neper rrugen e kombit me qellim qe njerezit te ndalojne dhe ata ti grabisin makinat.Sidomos naten!
Me rregull ,pasterti ambjentesh per pushusit,sidhe kualitet nqs eshte e mundur ,padyshim dhe pergjegjesi
shkohet drejt botes se civilizuar ,permiresohet imazhi dhe disiplinohet vet populli aty .
Oooo Zoti Rama, eshte e vertet qe ka permisime, po njashtu eshte e vertet qe jeni larg standardeve. Atje turistet nga Kosova ende po vidhen, permes gureve ne rruge, po vidhen ne restorante e raste raste edhe veturat po ju vidhen midis Shengjini e Durresi.
Pse nuk po me vjedhin ne Auostrade te Kosoves? Pse nuk po me vjedhin ne autostrada te Maqedonise apo Malit te Zi? A e dini ju qe ka 10 vite qe ne Struge asnje vjedhje e turistit nuk eshte regjistruar?
Larg standardeve te Ballkanit jeni shumm e spo foli per te Evropes.
Ndihuni krenar qe po vijm ne Shqipetaret nga Kosova te ju edhe pas gjith ketyre vjedhjeve e krimeve qe po na i beni. Kur do permisoheni ju, veq zoti e di