Barnat e rimbursueshme/Fondi ndryshon kontratat me farmacitë

24 Korrik 2015, 18:55Sociale TEMA

Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor ka rishikuar rregulloren e proçedurës së barnave. Këto rregulla janë pjesë të kontratës së re me depot e farmacitë dhe hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Duket se rregullat e reja synojnë mbylljen e hapësirave me abuzimet, sikundër ishte rasti i zbuluar mbi skandalin e barnave të rimbursueshme.

Në ndryshim nga kontrata e mëparshme, e cila parashikonte një afat 48-orësh, brenda të cilit farmacia mund t’i merrte recetat, t’i korrigjonte dhe t’i kthente përsëri në Drejtorinë Rajonale, kontrata e re e heq këtë pikë. Në rast se receta do të ketë parregullsi, ajo nuk do të rimbursohet.

Një ndryshim tjetër lidhet me fenomenin e zgjidhjes dhe rilidhjes së kontratave, pasi është konstatuar se shumë subjekte bënin zgjidhje kontrate dhe rilidhje të tyre pas disa ditësh, një praktikë abuzive kjo, për të humbur gjurmën e kontrolleve me inventarizim.

Sipas kontratës së re, nëse subjekti zgjidh kontratën, ai nuk do të ketë më të drejtë ta rilidhë atë për një periudhë 1-vjeçare.

Të gjitha farmacitë e kanë të detyruar të lëshojnë faturë tatimore, praktikë kjo që nuk është ndjekur deri më tani.

Gjithashtu autotitete të Fondit thonë se në Drejtoritë Rajonale të Fondit do të gjurmohet lëvizja e dosjes së çdo subjekti farmaceutik nga njëri kontrollor, tek tjetri.

Këto ndryshime u bënë pas auditit të Njësisë Anti-Korrupsion pranë Këshillit të Ministrave, në raportin e së cilit evidentoi megasakndalin me barnave të rimbursueshme që arrin deri në 7 miliard lekë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje