Katastrofat natyrore në Ballkan, Shqipëria më e rrezikuara

23 Korrik 2015, 14:09Sociale TEMA

​Sipas raportit të vitit 2015 për rreziqet në botë, Shqipëria rezulton të jetë një nga vendet më të ekspozuara ndaj katastrofave natyrore

Në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, “Global Risks” ka realizuar një hartë ku ngjyrat flasin për rrezikshmërinë.

Sa më e theksuar të jetë nuanca aq më i lartë është edhe risku që 173 vendet e botës të përfshihen në katastrofa natyrore, të tilla si përmbytje, thatësira, rrëshqitje dheu, apo rritje të nivelit të detit.
Shqipëria rezulton të ketë indeksin 10.01, më të lartin jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë.

Shteti pastaj ndiqet nga Holanda me indeksin 8.76, duke i lënë radhën Serbisë me 7.53.
Ndërkohë, sipas hartuesve të këtij raporti, rrezikshmëria matet edhe nga mundësia që ka vendi për t’i përballuar katastrofat natyrore që mund ta godasin.
Shqipëria ka qenë disa herë pjesë e të tilla fatkeqësive, si përmbytje, dalje lumenjsh nga shtrati, apo rrëshqitje dherash.
Ndërsa përballë këtyre fatkeqësive natyrore, 10 vendet më të sigurta në botë, janë:
Katari 0.1
Malta 0.61
Ishujt Barbados 1.16
Arabia Saudite 1.32
Grenada 1.44
Islanda 1.55
Kiribati 1.78
Bahrejni 1.81
Emiratet e Bashkuara Arabe 2.1

3 komente në “Katastrofat natyrore në Ballkan, Shqipëria më e rrezikuara”

  1. besa says:

    ja dhe nje lajm per t’i perzene shqiptaret nga trualli i tyre….

  2. tfgs koloalbanos says:

    Holanda pas Albanias ?!!?!?!?!?!
    hahahahaha do kete qene ndonje “ekonomist” grek qe ka nxjere keto rezultate !

  3. salem says:

    S’kemi frike nga bresheri
    as edhe nga shiu
    jemi rrace e forte
    rrace arixhiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje