Rama apel të rinjve: Angazhohuni në PS

25 Korrik 2015, 12:51Sociale TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u bëri thirrje të rinjve të FRESSH-it të angazhohen në procesin e anëtarësimeve të reja në PS.

Gjatë bashkëbisedimeve me ta në kampingun e bregdetit të Jalës, Rama tha se në 25 vjetorin e themelit të PS-së, anëtarësia duhet të jete 150 mijë.

“Ne kemi të gjitha mundësitë që ti jepni vetes një platformë reale të këtij transformimi sasior dhe ta bëni FRESSH-in një rrjet real vajzash dhe djemsh që përtej jetës individuale dhe punëve të tyre si individ.

Në këtë jetë të përbashkët politike krijojmë hapësirë për të ndërvepruar me njëri-tjetrin në të gjitha nivelet.

Ne kemi vënë një objektiv që në qershori e ardhshëm kur Partia Socialiste bën 25 vjetorin të kemi rregjistruar 150 mijë anëtarë.”, tha Rama.

– See more at: http://www.tematv.al/video/1y4umujbtm4y2we#sthash.HxCdkGcU.dpuf

3 komente në “Rama apel të rinjve: Angazhohuni në PS”

  1. Lili says:

    Névé na duket se do te kete 150000 ma pak me rrjedhen e ngjarreve!

  2. beni ecen vete says:

    Po tall b.then o kallam i gjate i PS.
    Po ti nuk na begenise ne qe te beme fushaten si ne 2005-2011-2013-2015,qe na le pa pune,dhe tani po na kerkon qe te anetaresohen.
    “hajdeni dele dhe behuni anetare se si keta militantet e fushatave te viteve 2005-2015 do tjua shperblej.
    pa pune do tju le”.
    Po a e ha njeri kete qe po thote.
    Po e sheh mire se si po te bie reputacioni dhe anetaresimi ne PS,pasi po te ikin te vjetrit nga PS pasi ky kryetar e ka zhgenjyer te gjithe eliten socialiste,
    duke mos i perfillur dhe mos i ndihmuar,per kontributin qe cdo njeri ka dhene ne kete parti.
    Me ke futur te gjithe sorrosit dhe te g99.mjere socialistet e vertete qe me zi e priten diten e 23 qershorit 2013 qe te vije ti ne pushtet dhe duke shpresuar per nje ndihmese nga kjo Parti qe i jane perkushtuar kaq shume.
    Do ta shohim ne 2017 zoti Rama?

  3. Tema says:

    Po të angazhohen në ps do jetojn më shum dhe më mir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje