Shpërndanin drogë, 6 të arrestuar në Korçë. Kapet 1.5 kg heroinë

25 Korrik 2015, 16:25Sociale TEMA

Gjashtë persona u arrestuan nga policia e Korçës për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ndalimi i tyre u bë të premten në lagjen 4 në Korçë, tek ish-Godina e Konviktit, gjatë një kontrolli të ushtruar banesave të këtyre shtetasve.

Grupit të trafikantëve iu gjetën dhe sekuestruan 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë , 10.6 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë si dhe 3.3 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Sasia e lëndës narkotike dyshohet se do shpërndahej në qytetin e Korçës.

Të arrestuarit janë :

1.Bledjon Liçe 29 vjeç, banues në lagjen 15

2.Sajmir Liçe, 24 vjeç, banues në lagjen 14.

3.Gentian Koçoli, 32 vjeç , banues në lagjen 14.

4.Marjus Koçoli, 26 vjeç, banues në lagjen 14.

5.Elton Koçoli, 36 vjeç, banues në lagjen 14.

6- Renato  Mujo, 23 vjeç,  banues në lagjen 4.

Po ashtu të arrestuarve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet tip “Golf”, ngjyrë gri, dy peshore elektronike si dhe dy aparate telefonik celularë.

– See more at: http://www.tematv.al/video/yiig00zu8w39shp#sthash.2dHqPrpr.dpuf

2 komente në “Shpërndanin drogë, 6 të arrestuar në Korçë. Kapet 1.5 kg heroinë”

  1. maks velo says:

    Nuk eshte e vertete, vetem verioret merren me droge.

  2. Tema says:

    Më mir të bëjn pislliqe në vëndin e tyre se jasht shteti ku mund t’ju prishin pun të gjith emigrantve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje