Arsimi i Lartë/ Nishani takohet me pedagogët: E drejta për arsim dhe autonomia, elementë thelbësorë

27 Korrik 2015, 11:27Sociale TEMA

Presidenti Bujar Nishani ka paralajmëruar se do të zbatojë kompetencat e tij kushtetuese në lidhje me ligjin për Arsimin e Lartë.

Gjatë një takimi me një përfaqësi pedagogësh dhe akademikësh, të cilët kundërshtojnë ligjin, Nishani tha se kishte thirrur këtë takim për të marrë edhe mendimin e grupeve të interesit përpara se të shprehej me një dekret në lidhje me ligjin

Presidenti Nishani tha se është e drejta e tij kushtetuese për të dëgjuar mendimin e përfaqësuesve të institucioneve të cilat do të preken nga ky ligj.

“Para se ta gjykoj institucionalisht dua të marr dhe një gjykim dhe vlerësim nga ana juaj rreth sfidës që ofron ky legjislacion për studentët pedagogët dhe akademikët.

Kam ndjekur procesin, por qëndroj jashtë debatit politik. Dy elementët thelbësorë që do të mbrohen janë e drejta për arsim dhe autonomia”, tha Nishani.

Ligji për arsimin e lartë u miratua me votat e maxhorancës në orët e para të mëngjesit të 22 korrik 2015.

Po atë ditë kryetari i PD-së Basha, i cili drejton opozitën që u largua nga salla në momentin e votimit, zhvilloi një takim me përfaqësues të pedagogëve për ligjin e arsimit të lartë dhe foli për një aksion masiv institucional me të gjithë instancat që kanë në dorë të ndalojë ligjin.

“Që nga presidenti tek Kushtetuesja. Do jemi në mbëshetje të pedagogëve që kanë një plan të qartë veprimi. Mbështesim inisiativën e pedagogëve që ti kërkojnë Presidentit e Kushtetutës të mos e miratojnë këtë pr/ligj”, tha Basha.

Pritet që Kreu i Shtetit të rikthejë ligjin për rishqyrtim në Kuvend, dhe nëse kjo ndodh atëherë votimi i dekretit të Presidentit nga Kuvendi do të bëhet në sesionin e ri të Parlamentit, që nis punimet në shtator.

15 komente në “Arsimi i Lartë/ Nishani takohet me pedagogët: E drejta për arsim dhe autonomia, elementë thelbësorë”

  1. free says:

    Takim me PEDAGOGET, o gazetari i leshit

    1. adri says:

      Ligjet i ben Kuvendi dhe jo pedagoget qe mbushin xhepat me leket e marre nga studentet. Duan sa me shume studente qe te marrin para me thase. Nuk duna tja dine per cilesine e aresimit ne shqiperi qe ka marre permasa alarmante.
      Ne tete vjecare mund te shkoje kush te doje bile dhe ne te mesmen, Por ne Shkolle te larte duhet te kete Kritere te qarta te forta dhe te prera, te mos jete strehe per injorantet pasi ne univertsitete pergaditet gjenerata qe do te drejtoje Kombin ne te ardhmen.

  2. edi says:

    Ligjet I ben qeveria. ..jo pedagoget me shkolle nate. …ti je I detyruar te firmosesh si trap qe je. ….mos trazo detin me shkop se do te te hyje. …

  3. tonia says:

    Gazeta duhet te jete mesonjtore e dejtshkrimit shqip.Nuk shkruhet “petagog” por pedagog.Duhet te punesoni dike per korrektimin gjuhesor.Nderime!

  4. ananananananannannanana says:

    Analfabet i UET-se!

    PEDAGOG m.
    Ai që mëson dhe edukon fëmijët e të rinjtë, duke zbatuar parimet dhe metodat e pedagogjisë; specialist për pedagogji; mësues në një shkollë të lartë; titulli i këtij mësuesi. Pedagog i zoti (i aftë). Pedagog i jashtëm pedagog që jep mësim në një shkollë të lartë pa qenë punonjës i përhershëm i kësaj shkolle. Pedagogu i gjuhës shqipe (i filozofisë, i matematikës). Puna e pedagogut.

  5. ananananananannannanana says:

    Referendum per ta shfuqizuar kete ligj!

  6. TJ says:

    Berisha, i ka bere nje dem te jashtezakonshem Shqiperise! Pervec vjedhjeve vrasjeve,na ka lene Prsidentin ,Gjykaten Kushtetuese,te larte KLD etj, etj! Pra e ka fortifikuar mbrojtjen e tij.Nje fare Mark Marku, qe paska marre tre bursa, dy nga Italia dhe nje nga Franca?! Perse keto shtete ,i kane dhene markut keto mundesi?! A eshte ky njer,i qe s’di te flase, nje gjeni, qe edhe shteti shqiptar, duhet te kishte investuar tek ky njeri me veti te jashtezakonshme?! Arsyet mund te jene te ndryshme por, nje gje eshte e sigurte, qe ky njeri ,Mark Marku eshte pjelle e Berishes,ashtu sic eshte luli apo dhe “president”nishani! Une nuk mendoj se korrupsini luftohet me Nasip Nacon dhe Ilir Meten, por le te shpresojme se dicka do te ndodhe!Por, qe Bujar Nishani, thote se eshte garant i kushtetutes dhe jo Berishes eshte nje kurveri politike!Eshte krim gjithashtu lenia e tij president!

  7. krio says:

    O Nishan ju e prishet shkollen nuk keni goje te flisni.
    Po qe te mos perfundojm si Greqia me shum probleme, perzejini pedagoget (mashtruesit) me biznese private, me zyra e studio private. Shpetoni Shqiprin ju lutem. Mos e ndyeni vendin.

  8. Luklluk says:

    Nese qeveria do te kryeje te famshmen Reforme ne Drejtesi, sic thuhet, per ta kaluar ne parlament andej nga shtator-tetori, opozita do synoje po ne shtator, protesta te medha kunder reformes arsimore per te cilen nuk i rruhet fare se hallin e ka tek drejtesia dhe bllokimi i reformimit te saj qe smund te behet hapur po me anen e nje proteste arsimore. Kjo eshte qitja e larget dhe halli me i madh!!!!!!!

  9. Kapter Ramiu says:

    Po tani kujtohesh o Trim per konsulta.Projekt ligji ka nje vit ne kuvend.
    Leri o leri konsultat, apo do te besh si KLD dhe aresimin.
    Merr leje te zkonshme dhe shko me pushime.
    Mos degjo profesorin e madh FUGA, SE NU KA MEND AI.

  10. lavdrimi says:

    kush jane pedagoget qe kane shkuar tek Nishani? Artan Fuga qe eshte udheheqes per 40 doktoratura? apo pedagoget me doktoratura te marra nga myqerrem Tafaj?
    Turp.
    Kane nga 10-15 vite qe jane ne krye te universiteteve, fakulteteve departamenteve dhe kerkojne te rrine edhe me.

    Lereni Ligjin te zbatohet mor te korruptuar.

  11. Tomorri says:

    Juve qe i thoni vetes pedagog mos u ngaterroni me Lulezimene,ju duhet ta dini shume mire se projektligjet i ben qeveria dhe i miraton parlamenti o ju hengert mortja qe nuk hoqet dore nga berishizmi i felliqur.Nuk drejtohet shteti me mesuses pa shkolle mor ju shpelafte mortja.Nishanlliu ne se nuk e di se shteti drejtohet nga qeverija atehere ne shtator i ka ditet e numeruara se ja ka bere vetes se nuk di asgje per ate pozicion qe mbulon.Me mire te shkoje te punoje ndonje roje siguriti ne Gogolas se ate pune e ben mire.

  12. rrobt malokes says:

    Ky Artan Fuga coc i duket vetja. Profesoret dhe pedagoget jan atjet per te mesuar , pavartesisht reformave apo ligjeve. Ky ka fillu me lepi sahane

  13. alti says:

    Nishan mundohu te lesh dicka pozitive per zhvillimin e vendit dhe sidos per aresimin ,qe ju si qeveri e PD e kthyet ne piramide per te rrjepur prindet e studenteve dhe per ta cuar arsimin e larte shqiptar new ate derexhe ku nuk hyn as ne 1000 universitetet e listes boterore . E vetmja pike qe mund te shihet eshte ajo e financimit te universiteteve private , qe si bisnes duhet ti nenshtrohen ekonomise se tregut , qe kush nuk reziston falimenton, ndersa per autonomine ata pseudo akademik qe nuk dihet se per cfar studimi i kane marre titujt , interesohen , qe mos te kene asnje varesi nga ministria ,qe ta mbajne rektoratin publik si b isnes privat , per te emeruar lloj debilash per pedagog si dhe te harxhojne financat e universitetit , nga rektoret si ja do kokrra e qefit . Per kete pike bravo qeverise se ndryshe nuk mund te kete cilesi me klane qe komandojne universitetet . Ne qofte se do vazhdosh te sherbesh si ushtar i bindur i Saliut dhe PD , do te kujtohesh si presidenti me i keq dhe me antikushtetuesi ne Shqiperine pas komuniste. Qe nuk perfaqesove simbolin kombetar por ishe nje perfaqesues militant ne presidence .

  14. Treviso says:

    Pedagogjia shqiptare eshte bere si institucionet e drejtesise. Istitucioni i drejtesise ka demtuar shtetin dhe popullin, por demin qe ka bere arsimi duhen shume vite qe te riparohen.Po te flas ne shifra 30 vjet ndoshta jane pak. Presidenti Nishani ka te drejte ti degjoje pedagoget, por duhet te beje analizen e punes 25 vjeçare te arsimit dhe te vendose piken mbi i. Kush eshte ai shqiptare qe pret nga presidenti qe te veje piken mbi i?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje