Abuzim sekual me të mitur, 17 raste të denoncuara në 2015-ën. Avokati: Duhen dënime edhe më të ashpra

29 Korrik 2015, 10:19Sociale TEMA
Abuzim sekual me të mitur, 17 raste të denoncuara në

 

Nga Elisa Dedja

Abuzimi seksual i të miturve në Shqipëri, vijon të mbetet një problematikë dhe shifrat mund të jenë shumë herë më të larta nga denoncimet apo rastet e bëra publike.

Statistikat e policisë flasin se qershor 2014- 2015 janë 17 raste për keqpërdorim seksual të personave nën moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, por ekzistojnë raste të abuzimit me fëmijë ku hezitohet të raportohet pranë organeve të rendit.

Në një prononcim për Tema Tv, sociologu Tushi shprehet se fëmijët e varfër, fëmijët e “rrugës” janë absolutisht më të rrezikuarit nga rastet e abuzimeve seksuale. Ai deklaron se familja duhet t’i mësojë fëmijës kulturën e mbrojtjes nga manjakët e seksit. Siaps tij, familja që është garantia më e madhe e fëmijës duhet ti mësoi teknikat e mbrojtjes  nga pedofilët, dmth si duhet të komunikojë, si duhet të hyp në ashensor, si duhet të përdorë internetin, si duhet të dallojë dhe të kuptoj që një mësues ose mjek është pedofil .

Nga ana tjetër, i kontaktuar nga TemaTV, avokati Adi Nana shpjegon ligjet kur dhe sa duhet të dënohet një pedofil.

Sipas tij, marrëdhëniet me të mitur (nën 14 vjeç)  dënohen me burgim nga 7-15 vjet.  Kur këto marrëdhënie janë kryer më shume se njëherë, me dhunë, në bashkëpunim, ose me pasoja të rënda për fëmijën,  dënohen jo më pak se 25 vjet . Ndërsa marrëdhëniet me të mitur 14-18 vjec dënohen më 5-15 vjet. Dënim ky, që sipas avokatit duhet të ishtë më i lartë , të paktën 10-20 vjet, pasi kemi të bëjmë me abuzim ndaj një të mituri dhe këto raste duhen dënuar rëndë  në mënyrë që të pakësohen rastet e pedofilisë.

Z.Tushi, cilat janë shkaqet e abuzimit me të mitur ?

Shkaqet e këtij fenomeni social janë shumta. Shkaqet janë të brendshme dhe të jashtme,domethënë janë individuale të lidhura me fëmijën por janë edhe sociale të lidhura me ambjentin që i rrethojnë ata , që nga familja deri tek ambjetet sociale më të gjëra. Shkaqet e brendshme të shfaqjes së këtij fenomeni të pëdofilisë ose të asaj që unë them vinë nga brenda zhvillimit të fëmijës, është fakti që në kohën e sotme po ndodhë një loj revolucioni fiziologjik. Unë mendoj që fëmijët tanë kanë një zhvillim të jashtëzakonshëm, një pjekuri seksuale të parakohëshme, ka një tendecë për një fillim të parakohshëm të aktivitetit seksual që i detyron ata të humbasin një ekulibër të vështirë midis arsyes së fëmijës dhe pjekursë seksuale të parakohëshme dhe tundimit që i vinë prej mishit të tyre të cilat e kanë “akseleruar” shumë këtë çështje. Kjo do të thotë që është një rrezik i brendshëm , i cili më shumë se sa të administrohet nga fëmija duhet të administrohet nga familja. Së dyti, ka rreziqe të jashtme dhe kjo ka të bëj me një rrezik shumë të madh social që i prek fëmijët. Për fat të keq fëmijët në ditët e sotme janë të rrezikuar edhe nga familjet e tyre. Familjet shqiptare që në tradicionin e tyre nuk e kanë pasur kaq të ekzagjëruar fenomenin e inçestit,  ka filluar të shfaq këtë fenomen. Domethënë imagjinoni që fëmija duhet të jetë i garantuar në familjen e tij biologjike, ndodh që është i rrëzikuar nga babai , vëllai etj ..

Pse abuzohet me fëmijët ?

Kjo ndodh për shkak të imoralitetit të familjeve shqiptare. Ose kapërcimi i fulligështisë në gjak . Fulligështia në gjak është ndjenja e brendshme që të bën të kuptosh kush është vëllai, kush motra kush babai etj.. Pikërisht ky është kufiri human i seksualitetit dhe nëse ne i prishim këto kufij, do të thotë që ne kemi dal nga bota njerzore. Në fund të fundit  emancipimi i shoqërisë njerzore filloi nga poligamia ku nuk njihej indentiteti i personit qënisje një marrdhënie seksuale.  Por… Çfarë po ndodh me njeriun? Çfarë po ndodh me shoqërinë njerzore? Çfarë po ndodh me familjet shqiptare? Kjo e fundit është një institucion i sigurisë morale për fëmijën , është vendi ku fëmija duhet ta ndjej veten të sigurt emocionalisht, fizikisht dhe padiskutim seksualisht . Sot janë shtuar shumë rreziqet e jashtme për arsye se është liberalizimi i seksualitetit, që është një prirje e shoqërisë moderne , e cila tashmë ka ardhur dhe tek ne. Domethënë në këtë vorul të liberalizimin të seksualitetit  në mënyrë krejtësisht të padrejtë janë futur edhe fëmijët dhe kjo bën që fëmijët të jenë të rrezikar edhe nga mësuesi pedofil , nga mjeku pedofil , nga manjakët e seksit nëpër ashensor . Ktu duhet të kemi parasysh edhe infrastukturën e keqe të qyteteve tona,  që janë si labirintet e Minoparit, në të cilat nuk din nga hyn e nga  del, në të cilat kthehen në gracka shumë të rrëzikshme për fëmijët.  Dhe pikë tjetër kryesore është zhvillimi i madh që ka marrë interneti.  Ky zhvillim kaq i madh , kjo arritje kaq e madhe e njerzimit është kthyer në një mjet i cili po shfrytëzohet në mënyrë mjeshtërore nga manjakët e seksit dhe nga pedofilët , të cilët duke u futur në rrjetet sociale komunikojnë me fëmijët, i joshin ato më strategjitë e tyre.  Pastaj forma banale është abuzimi me të mitur , me fëmijët e varfër, fëmijët e rrugës , të cilët janë absolutisht fëmijët më të rrezikuar. Këto fëmijë përvecse abuzohen emocionalisht dhe fizikisht nga familja e tyre por abuzohen dhe seksualisht. Ata janë gjahu më i lehtë për manjakët e seksit, të cilët mund të joshen me para apo me sende të tjera.

A ka një mënyrë sesi t’i parandalojmë këto raste?

Sigurisht që ka. Unë nuk mendoj që kriminelët e seksit fëminor  mund të bëhen “zap” nga shoqëria, nga ligji , nga shteti, por unë së pari jam “partizan’ i tezës së parandalimit. Domethënë të duhet të mësojmë fëmijët të mbrohen nga rreziqet e seksualitetit të tyre, të mbrohen nga pedofilët dhe kjo kulturë është shumë e rëndësishme për fëmijët. Domethënë fëmijët duhet ta njohin veten e tyre, të kuptojnë fazat e pjekurisë së seksualitetit dhe kjo është e domosdoshme në kohët e sotme . Nuk duhet të bëjmë “strucin”  të fshehim kokën kur realitetet janë të zbuluara. E rëndësishme në të gjithë këtë të mësojmë kulturën e mbrojtjes nga manjakët e seksit Kjo do të thotë që familja që është garantia më e madhe e fëmijës duhet ti mësoi teknikat e mbrojtjes  nga pedofilët, dmth si duhet të komunikojë, si duhet të hyp në ashensor, si duhet të përdorë internetin, si duhet të dallojë e të kuptoi që një mësues ose mjek është pedofil . E gjithë këtë kush mund ta bëjë më mirë se sa familja. Së dyti është shkolla, më pas ligji.

A ndikon media në rritjen e rasteve të abuzimit seksual me të mitur?

Mua më duket se llogjika mediatike në shumë raste  nuk është konpatibile , nuk është në koherencë me logjikën sociale. Kjo ndodh për arsyen, sepse shpeshherë mediat në kërkim të lajmit, të skupit , të nevojës për audiencë harrojnë që kanë të bëjnë me një lëndë specifike, fëmijët e abuzuar seksualisht.

A ka ekzistuar më parë ky fenomen social ?

Nuk mund të them që nuk kanë ekzistuar, por në familjet tradicionale shqiptare ka pasur disa parametra skrupuj morale që kanë qënë pak të ndryshme dhe kjo ka qënë një lloj intologjie e brendshme . Sigurisht që ka pasur por edhe kur kishte  të vërteta, mbuloheshin dhe unë jami bndur që pas këtij mbulimi me vellon morale të së kaluarës ka ekzistuar pedofilia, ka ekzistuar edhe incesti. Po, po ka ekzistuar .

Pedofilia si fenomen haset më shpesh tek burrat, por nuk përjashton rastet e grave pedofile. Interesi i pedofilëve janë fëmijët deri në një moshë 13 vjeçare. Një pedofil mund të bëjë jetë normale, duke qenë familjar/e pra, prind vetë, punon ka miq, aktivitete të tij. Pedofilët edhe pse të martuar, nuk kanë jetë aktive seksuale me partneren e tyre. Në marrëdhënie me punën janë korrekt, të dashur dhe të mirë me të afërmit që njohin. Pra në pamje të parë, ata nuk mund të dallojnë nga një njeri, i cili nuk përbën problem. Pedofili mund të jetë një person i njohur nga ambienti. Mund të jetë në një lagje banuese, mund të jetë në fisin tonë, apo dhe i rastësishëm i njohur në rrethana të tjera. Sjellje tipike të tij/saj janë, sjellja e mirë me fëmijët, ju përshtatet mirë atyre, di lojërat që ju pëlqejnë e në përgjithësi botën e fëmijës. Bën përpjekje të vazhdueshme për t’i pëlqyer dhe prindërve të atyre që ai përzgjedh si viktimë.

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje