Marrëveshje mes Bashkisë së Tiranës dhe MZHU/Pezullim lejeve të ndërtimit, audit atyre të dhëna nga Basha

1 Gusht 2015, 13:37Sociale TEMA

Pas zgjerimit me 24 herë në territor, Bashkia e Tiranës do të ketë një plan të ri zhvillimor vendor.

Bëhet fjalë për një planë të mirëfilltë zhvillimi që vjen si një nevojë jo vetëm për për shkak të rezervave që kanë ekzistuar për planin aktual si një plan klientelist, por edhe sepse Bashkia e re ka nevojë për një plan që trajton të gjitha zonat e Tiranës, që me ndarjen e re territoriale janë bërë pjesë e kësaj bashkie.

Për këtë qëllim, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, kanë firmosur sot marrëveshjen e bashkëpunimit që do të sjellë hartimin e një plani të qëndrueshëm dhe që i përgjigjet këtij territori të ri.

Duke folur gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se tashmë ka ardhur një erë e re e marrëdhënieve Bashki-Qeveri, produkt i së cilës do jetë dhe hartimi i këtij plani të ri zhvillimor.

“Në fund të mandatit ne nuk duhet të mjaftohemi që të themi që i lamë Tiranës një vizion. Ne na duhet shumë më shpejt sesa fundi i mandatit të kemi një plan të zhvillimit të Tiranës dhe pastaj për pjesën tjetër të mandatit të vëmë në zbatim këtë plan”, u shpreh Veliaj.

Për rrjedhojë ai sqaroi se meqenëse plani ekzistues i trashëguar nga Bashkia e vjetër nuk do jetë më në fuqi, do të pezullohen edhe dhënia e të gjitha lejeve të ndërtimit, deri në përfundimin e planit të ri.

“Nga sot, duke qenë se ka rënë plani i vjetër i zhvillimit t Tiranës, pezullohen lejet e ndërtimit deri sa ne të kemi një plan afatgjatë të zhvillimit të qytetit, në bazë të këtij bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Urban”, tha Veliaj.

Gjithashtu ai ka paralajmëruar se Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake do të bëjnë një verifikim të të gjitha lejeve të ndërtimit të dhëna deri më tani nga bashkia e mëparshme, për të parë ligjshmërinë e tyre.

“Do bëjmë të gjithë verifikimin e ndërtimeve pa leje, shkeljet në urbanistikë apo edhe një audit të lejeve që janë dhënë, që parregullsitë trajtohen ligjërisht”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë bëri të ditur gjithashtu se plani i ri do të jetë gati brenda vitit të parë të këtij mandati.

14 komente në “Marrëveshje mes Bashkisë së Tiranës dhe MZHU/Pezullim lejeve të ndërtimit, audit atyre të dhëna nga Basha”

  1. Tema says:

    Baza ësht në rregull,ngelet mirmbajtja dhe ndonjë modifikim.

    1. Universiteti me thike pas shpine says:

      Liria e qytetareve per zhvillimin e ekonomise deh mireqeneis se tyre, eshte liri kushtetuese.
      Firmat qe hidhen ketu jane firma te turpit. Ato tregojne paaftesine dhe korrupsionin tuaj ne administrimin e lirise se shtetasve.

  2. sona says:

    I nderuar Z.Kryetar!

    Duhet te mos lejoni ne asnje menyre kompanite e ndertimit qe duan te ndertojne ne truallin e pronareve pallatet e tyre,te cilat marrin kredi
    nga bankat.Kemi degjuar plot raste qe pronaret e gjore humbasin edhe ate pak strehe te trasheguar nga familja,kur kompania nuk eshte ne gjendje te likujdoje kredine e mare, viktime behet pronari,qe mbetet edhe pa strehe.Te ndalet kjo plage e rende sociale, urgjentisht, ne te kundert faktohet qendrim hajdut I personave ne pushtet.Eshte mire te
    mos luhet me shtepine e njerezve duke ndertuar skema vjedhjesh kaq te shemtuara qe edhe ligjet qe pervehtesojne keto prona behen qeshareke
    e te pavlefshem.Nuk ka ardhur akoma koha te hiqet dore nga vjedhja e ligjeruar?
    Kompanite e ndertimit pas kaq vitesh te kontrollohen nga shteti ne lidhje me posedimin e kapitalit te tyre dhe ato qe mund te perballojne ndertimin me potencen e tyre tu aprovohet leja,ne te kundert jo, te mos meren familjet me qafe…….. MJAFT ME…..

    1. tekniku says:

      Sona, ke te drejte, por edhe ajo mase qe thua ti ka efekte po aq te renda – e grumbullon aktivitetin ne shume pak duar dhe krijon situata monopoliste, e duke prishur me tej tregun e ndertimit… kuptohet qe duhet te krijohen filtra per tu mbrojtur nga aventurieret, por ekonomia kapitaliste e ka rriskun pjese te pandashme. Nje menyre mbrojtjeje do ishte futja ne loje e shoqerive te sigurimit, per lejet e ndertimit, apo kontratat e porosise. Hap tjeter i rendesishem do ishte detyrimi i regjistrimit ne hipoteke te albumit te shitjeve qe mund te miratohet qe me lejen e ndertimit, duke detyruar noteret te bejne kontrata porosie betem me verifikim ne hipoteke – kjo do eliminonte shitjet paralele dhe rendimin e situates ligjore e financiare ne rast deshtimi te sipermarrjes, duke lehtesuar vazhdimin e investimit prej shoqerise se sigurimit, apo kujtdo institucioni financiar.

  3. tekniku says:

    Kontrolli mbi territorin ushtrohet vetem me kontroll mbi ligjshmerine e aktivitetit – llafet e tjera jane propagande.

  4. popo says:

    Tani me ne fund do te behemi Zvicer. E harruat ‘Hyrjen e Parkut te Tiranes’ para 20 ditesh.

  5. perkthyesi says:

    Me duket veprim shume i sakte! Erjon, mos harro asnjehere dhe baterdine qe eshte bere me pronat e komunave kur e drejtonin maskarenjte! Jane bere mbivendosje, devijime dhe lloj lloj matrapazlleqesh. Shkelesit e ligjit, kushdoqofshin, te perballen nje sahat e me pare me drejtesine. Ju siguroj se ka pritshmeri jashtezakonisht te madhe ne lidhje me kete problem qe eshte tejet i mprehte.

  6. laku says:

    Hajde duro pordhet e ketij sumces tani.Vetem servilizmi eshte aftesia e ketij me e madhe.Mjere Tirona.Tutori vet mbas 12 vjetesh kryetar thote Tirona eshte bo si Kandahar,pa pike turpi.Asgje nuk ndryshon,vetem emrat.Hihu Loli erdhi Coli.

  7. Nje emigrant says:

    Tirana tashme me nje milion banor nuk duhet te perqendroje tere trafikun ne qender sikur ishte planifikuar 100 vite me pare. Tirana ka nevoje tashme te rindertohet ne nje urbanistike me shume qendra, me kater ose pese rrethe te zhvendosur dhe jo koncentrike ku mund te ndertohen pallatet dhe kullat shumekateshe. Ne qender te Tiranes nuk merret me fryme nga smogu i makinave qe jane te detyruara te kalojne patjeter aty, pasi edhe qendra eshte ngarkuar nga ndertimet e shume pallatave deri ne 30 kate.

  8. TRYUNGO says:

    tani qe MZHUT e ka MUT-in KALA…..po do te nderrojne duart sekseret….KJO ESHTE E TERE MESELEJA.rilindje!urrrrraaaaaaaa!

  9. relisti says:

    u hap tenderi i 20% ne dore..per ndertimet

  10. freeeeee says:

    Te gjith kta K.Bashkiaket vijne me plane te medha , ide te reja dhe duhet se sben te hedhin poshte cdo pune te bere per tmos e bere kurr. I jane futur lejeve te ndertimit dhe bllokimeve nga ana tjeter mbijne pallate me mik si kerpudha pas shiut.

  11. Lennard says:

    Nje vit pezullim eshte shume.Per mendimin tim duhet te behet nje seleksionim.ka disa zona te Tiranes ,ku mund te fillohet ndertimi.Mjaft ma me lojna fjalesh.apo doni te riorganizoni stafin e vjeljes se gjobave.PD e kishte 20 € per 1 m2. Ju sa kini ndermend ta vini?

  12. sona says:

    Eshte e vertete qe kapitalizmi ka risqe te hidhura,por prandaj eshte shteti si regullator,te denoje mashtrusit,te cilet jane te leshuar ne terren nga njerez me pushtet dhe rahin gjoksin se vetem ata mund te marin leje ndertimi,pa le te jene pa financa …..duke perdorur mashtrimin ju prishin edhe shtepite njerezve dhe shpallin falimentin
    pa care koken,edhe ne gjykate kur shkojne fillon etapa e dyte,ku ligjet I degjenerojne ne menyren qe te lene te kuptosh se shkohet sipas nje skeme te miremenduar vjedhjeje,sigurisht kane lidhje me qeveriun…Si ka mundesi qe nuk u hyn gjemb ne kembe?Shiko bllokun ne unazen e vogel te Tiranes, Riza Cerrova Dervish Hekali…..Autor ikesaj menxyre Arben Ismailaga ben kokren e qefit,ka sherbyse per vehte,por 10 familje ne kete bllok I ka lene ne rruge te madhe….dhe
    duke perdorur te ashquajturin plan regullus ndertimi si skeme te besushme, ka gllaberuar shume para,nga persona qe kane dashur te blejne apartamente.A nuk duhet denuar ky person qe perdor emrin e kryeministrit si lidhje teper speciale per te apo ta pergezojme per
    mashtrime te paskrupullta?
    Ne rendin capitalist, per mashtrueset e cdo lloj kategorie I pret burgu,ndersa ne realitetin tone jane prezente keto zhvillime te shemtuara…….OH, sa te shemtuara!…..MJAFT ME……..

    Ne kohen qe po jetojme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje