Nikolla pas takimit me Nishanin: Ligji për Arsimin e Lartë, konform Kushtetutës

31 Korrik 2015, 14:43Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla shprehu bindjen se Presidenti Bujar Nishani do të dekretojë ligjin për Arsimin e Lartë.

Pas takimit të zhvilluar në Presidencë me Kreun e Shtetit në kuadër të konsultimeve që Nishani po zhvillon me grupet e interesit, Nikolla duke iu përgjigjur interesimit të mediave tha se ligji plotëson garancitë kushtetuese për çdo student të Shqipërisë për të ndjekur institucionet e arsimit të lartë sipas meritës.

Pyetjes së gazetarëve që prisnin para presidencës se a do ta dekretojë presidenti ligjin Nikolla u përgjigj: “patjetër, si pjesë e besimit të një institucioni të rendësishëm siç është ai i presidentit të Republikës”.

Ndërkohë, sipas njoftimit zyrtar nga Presidenca, fokusi i takimit të Kreut të Shtetit me ministren Nikolla ishte Ligji i ri i Arsimit të Lartë i miratuar së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë dhe që po shqyrtohet për dekretim nga Presidenti i Republikës në përputhje me kompetencat dhe tagrin e tij kushtetues.

 Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi si shumë pozitiv vullnetin dhe angazhimin e qeverisë në ndërmarrjen e reformës në Arsimin e Lartë duke u shprehur se “reformat duhen bërë sipas kritereve dhe parimeve ligjore të sanksionuara në Kushtetutë si dhe duke ndjekur modelet më të mira ekzistuese.”

Presidenti Nishani dhe ministrja Nikolla së bashku me zëvendësministrin Mazniku diskutuan gjerësisht për Ligjin e ri të Arsimit të Lartë duke e konsideruar atë si shumë të rëndësishëm për edukimin sa më cilësor të brezave të rinj dhe me një ndikim të madh në të ardhmen e vendit.

Presidenti Nishani dhe pjesëmarrësit në takim shkëmbyen gjithashtu mendime dhe pikëpamje lidhur me vlefshmërinë ligjore dhe kushtetuese të këtij ligji, me të mirën publike dhe mbrojtjen e përfaqësimin sa më të mirë e gjithëpërfshirës të interesave të studentëve, profesorëve dhe pedagogëve shqiptarë.

2 komente në “Nikolla pas takimit me Nishanin: Ligji për Arsimin e Lartë, konform Kushtetutës”

  1. salem says:

    Kushedi c’gogoli kini treguar atij per ta trembur se s’ha pyka ai kopuk po nuk i tha Saliu.

  2. Tema says:

    Kemi 1O OOO ligje dhe 1OO OOO dekrete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje