Metani thekson se e gjitha është akuzë politike, teksa denoncon edhe përpjekjet për t’i vjedhur adresën e email-it.
“Dëshpërimi i atyre që nuk duan të shohin reformat e ndërmarra në arsimin parauniversitar ka arritur kulmin. Në përpjekje për të baltosur punën e bërë në keto dy vjet nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Qarkut Tiranë, ditët e fundit në adresën time të email-it janë ndërmarrë disa sulme që tentonin të thyenin fjalëkalimin për të përdorur me pas atë llogari.
Fatkeqësisht, edhe pse dështuan me adresën time të postës elektronike, viktimë e këtij sulmi ka rënë asistentja ime, të cilës me sa duket jo vetëm i është thyer fjalëkalimi, por llogaria i është përdorur edhe për qëllime të ulëta politike.
Nuk ka asnjë kërkesë nga institucioni që unë drejtoj për tu informuar mbi bindjet politike të mësuesve në shkollat e Qarkut të Tiranës. Për ne, shkolla është e depolitizuar dhe siç treguam në zgjedhjet e fundit të qershorit, koha kur mësuesit përfshiheshin në fushata elektorale ka marrë fund.
Dëshiroj t’i kërkoje ndjesë çdo mëuesi që mund të jetë ofenduar profesionalisht nga akuzat e përcjella në media nga përfaqësues të partive politike. Koha kur mësuesit përdoreshin politikisht nga eprorët ka mbaruar, pasi kjo administratë është e vendosur për t’i mbajtur plotësisht të depolitizuara institucionet arsimore”< thuhet në deklaratën e Metanit,
E ka vendos standartin likja! Montazh.
Kete akuze te PD sikur nuk e kam lexuar si lajme tek Tema, i ka shpetuar ky informacion gazetes Tema apo kerkon qe te mbuloje aq sa munden.
Qe e ka derguar kete E-mail jame i bindur 100% se dhe nga pamja i ngjanka asaj ish drejtoreshes se Lushnjes (asaj monstres)
Le te shpresojme se kjo eshte e verteta ne rast te kundert duhet te perfundoni edhe ju si ajo Liza e Lushnjes.
justifikimi eshte me kane vjedhur passwordin e emailit, dhe kane derguar emaile nga adresa e vjedhur qe te duket sikur i ka nisur asistentja e kesaj “bjondes”. bukur. bere gje kallezim ne prokurori, kot sa per procedure them. nqs prokuroria do ti hyje hetimeve sic duhet nuk eshte e veshtire te gjehet se nga kush ip address jane nisur emailet. dhe nqs del qe kjo ip address i korespondon adreses se punes apo shtepise se zonjes asistente i bie qe ata qe i kane thyer passwordin ti kene thyer edhe deren e zyres dhe ti kene perdorur kompjuterin e zyres, ti kene thyer edhe deren e shtepise dhe ti kene perdorur kompjuterin e shtepise. pra mi zonje, bej denoncimin ose perndryshe prokuroria duhet te filloje vete hetimet te gjeje keqeberesit e te vere pikat mbi i, pasi eshte cenuar siguria e nje institucioni te qeverise shqiptare, quhet krim kibernetik dhe denohet nga ligji, ose nqs zonja mashtron qe ja kane vjedhur passwordin ath zonja te shkoje ne burg per shpifje, mashtrim etj etj. mjafton ti kontrollohet kompjuteri i punes apo i shtepise per kete pune, vec nqs asistentja nuk e ka “rinovuar” se fundmi kompjuterin e punes.
Keto tja tregoje ndonje kalamoni ne cerdhe para se ta vere ne gjume zonja.
Ah morr shoke… punojne kulaket, punojne… na vjedhin pasuordet e parrtise…