TemA TV/Rishikohet buxheti, ulen të ardhurat me 16.2 mld lekë

4 Gusht 2015, 14:41Sociale TEMA

Nga Teuta Shamku

Mungesa e parave në arkën e shtetit, si shkak i mosrealizimit të të ardhurave detyron Qeverinë të bëjë ndryshime në Buxhetin e vitit 2015.

TemA mësoi se Ministria e Financave ka hartuar një akt-normativ që parashikon uljen e të ardhurave me 16.2 miliardë lekë në buxhetin e këtij viti.

Akti normativ parashikon gjithashtu që edhe shpenzimet të ulen po në të njëjtin nivel, çka do të sjellë ulje të investimeve për periudhën e mbetur të vitit. Ai ka mbëritur në Qeveri, e cila pritet të miratojë në detaje shkurtimet në afro 20 zëra të ndryshëm të buxhetit.

Në këto ndryshime ulje e njëjtë bëhet edhe në nivelin e shpenzimeve, por që mban të pandryshuar deficitin, i cili mbetet në 58.2 miliardë lekë, aq sa është parashikuar në fillim të miratimit të buxhetit të këti viti.

Ndërsa niveli i të ardhurave ndryshon nga 398.2 miliardë lekë i parashikuar dhe zbret në 314,9 miliardë lekë.

Shpenzimet e parashikuara nga Qeveria në fillim të vitit në 456.4 miliardë lekë, do të ulën në 373.1. miliardë lekë. Por do të jetë Qeveria ajo që do të vendosë se sa do të jetë kjo ulje për shpenzimet kapitale dhe ato operative.

Ndryshimi i buxhetit me akt normativ, është parë me sy kritik nga Qeveria aktuale kur ajo ishte në opozitë, me argumentin se një veprim i tillë kërkon debat.

Ndërsa ekspertët e ekonomisë e shohin rishikimin e buxhetit si ndikim negativ, pasi step investitorët e huaj.

– See more at: http://www.tematv.al/video/ddjoxlujvi67nwh#sthash.eufjalNe.dpuf

6 komente në “TemA TV/Rishikohet buxheti, ulen të ardhurat me 16.2 mld lekë”

  1. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Shume bizneze jane ne buze te humneres.
    Qevera rama kur erdhi me politiken e te fortit i shtyu ne humnere. U detyruan te falimentojne.
    Seshte kollaj te thuash do shtyp korrupsionin. Shume bizneze vjedhin apo nuk paguajne taxat, po shime detyrohen qe te mbizoterojne.
    Cdo e .ire ka dhe te keqen.
    Duhen klasifikuar bizne,et dhe te lehtesohen ato bizneze qe me veshtiresi mbahe.
    Nese ne nje kafe qe me veshtiresi paguan 2-3 punetore shkon qeveria dhe i ve nje takse aforfe, sigurisht qe do mbyllet.

  2. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Filloi varianti grek qe kishte lajmeruar saliu.
    Ne nje ane njoftojne gazetat se po marrim borxhe nga fmn.
    Ne anen tjeter po bien te ardhuray.
    Formula e gacme.
    Masa shtrenguese.
    Rritjen e moshes pensionit dhe rritja e taxave.
    Ulja e numrit te administrates se shtetit.
    E dime cfare do ndodhi.
    U mesuam tani
    Po gjynah qe populli i beson plerave qe ja fusin sa me tbellw.
    Tani e kuptoj pse sala e mbajti tutje fmn dhe bb.
    E e magjinon njeri ketu qe nena dhe babai juaj te punoje 67 vjec ne ndertim apo ne keto robaqepsite shfrytezuese?
    Po ti mero e imagjinon prinderit e tu te punojne 67 vjec?
    Turp. Qeveri fashiate.
    Enveri i nxirte grate ne pension 50-55 vjec

  3. Gjergji says:

    Çudi, pse heshtin komentusat e zjarrte te Temes?!

  4. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Mbaroi festivali grek.
    Tani e ka rradhen festivali i sanrremos dhe ai shqiptar.
    Udheheqes artistik
    Edi rama.
    Skenaristi
    Fmn
    Ndihmuan
    Qim cani dhe ca pushta te tjere.
    Kendon
    Populli budalla votues.
    Spektator
    Sali berisha.
    Fitues
    Koqe kokedhia dhe kapitalistet pashpirt.

  5. Flamur says:

    Po keshtu i futet mire popullit. Receta eshte e njohur.
    Merr borxh te peshkaqenet e FMN per te paguar borxhet e qeverise se kaluar ndaj ca firmave qe demek kane bere rruge por ato ose i kane bere me cilesi skandaloze ose nuk i kane mbaruar akoma. Dhe keto firma nuk i kerkojne fare parate qeverise se mepareshme se jane te kenaqur qe po bejne fitime kolosale duke ndertuar rruge elektorale me cilesi mizerje….e dine qe parate do i marrin nje dite.
    Vjen krieministri i ndritur dhe na hedh idene qe duhet marre borxh per te paguar keto firmat hajdute mashtruese ne vend qe parate te perdoren per te rritur punesimin dhe prodhimin. Pagesen e borxhit do e bejme duke rritur te ardhurat doganore dhe taksat e akcizat thote i gjati krieminister. Per kete paguajme edhe nje kompani te shokut Bler qe do marre 10 milion euro por do na siguroje disa qindra milion euro te ardhura shtese.
    Keto firmat i marrin parate dhe i nisin shumicen jashte shtetit dhe shume pak vihen ne qarkullim. Doganat mbledhin leshin, akcizat po ashtu nuk sjellin leke shtese dhe doganieret e Blerit kapi emigrantet me 1-2 koli cigare shtese nderkohe qe ne rruge kalojne pa u shqetesuar maunat me kontrabande.
    Mbaroi historia, tani mblidhni rripin e prisni qe te vijne peshkaqenet e FMN te na thyejne kembet qe te na marrin parate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje