Koka: Kroceret shkarkojnë ujrat e zeza në Jon, i shmangen taksave të BE

5 Gusht 2015, 16:16Sociale TEMA

Ministri i Mjedisit Lefter Koka akuzon anijet e huaja dhe krocieret për ndotjen e bregdetit shqiptar, kryesisht Jonit.

Koka shprehet se kroçieret shkarkojnë ujërat e zeza përgjatë vijës bregdetare Vlorë-Sarandë për t’iu shmangur taksave në vendet e BE-së.

Ministri i Mjedisit paralajmëron masa ndaj anijeve të huaja, pavarësisht mungesës së kapaciteteve për të identifikuar rastet në fjalë.

“Duke e konsideruar Shqipërinë një zonë e cila nuk është në gjendje të monitorojë shkarkimet e ujrave apo qofshi këto edhe të mbetjeve të vajit e të ujirave të ndotur, për t’iu shmangur dhe taksave të cilat duhet t’i paguajnë në shtete të ndryshme të Europë ku  ata qëndrojnë, shpesh papërgjeshmëria e tyre dhe sigurisht  interesi i ka bërë  ti shkarkojnë këto ujra pikërisht në këtë aks detar që përket nga Vlora në Sarandë.

Sigurisht është një dëm shumë i madh i cili i bëhet turizmit vendas në bregdetit shqiptar”,tha Koka për Channel One.

Në vijim ai shtoi se :nga informacionet e marra nga të interesuarit në zone, ky fenomen filloi të ndodhë dhe në këtë sezon veror ndaj Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me policinë kufitare në pamundësi për të pasur pajisjet për ti monitoruar online dhe për ti fotografuar në mënyrë satelitore këto anije më pas për ti ndëshkuar, kemi kërkuar këtë bashkëpunim dhe po patrullojmë në mënyrë të përbashkët që ta minimizojmë këtë ndotje e cila mund të ndodhë kryesisht nga krocerat anijet e kapacitetit shumë të madh”.

3 komente në “Koka: Kroceret shkarkojnë ujrat e zeza në Jon, i shmangen taksave të BE”

  1. paaftesi says:

    Eshte paaftesia juaj. Si ka mundesi qe beni deklarata te tilla. A ka flote detare ky vend? A ka kontroll mbi territorin apo jo? Po skeni faj ju ka faj kush ju vuri pa diplome pa gje.

  2. kuq e zi says:

    Nqs vertetohet te ndalet lundrimi ne kanalin e korfuzit
    Dhe keshtu te bejne dy llogari kush ju kushton me pak ti bien korfuzit rrotull apo te shkarkojne ujrat ne vendin e caktuar

  3. Tema says:

    Të goditen deri në fundosje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje