Legalizimet/ Qeveria pajis me leje edhe komunitetet fetare në Shkodër

6 Gusht 2015, 15:08Sociale TEMA

Drejtori i Aluiznit Artan Lame i ka dorëzuar 6 lejet e para të legalizimit komuniteteve fetare në Shkodër.

4 leje për Kishën Katolike dhe 2 për myftininë, janë sinjali i parë i dhënë nga “ALUIZNI” për përmbylljen sa më parë të këtij procesi me objektet e kultit, ku vetëm në qarkun Shkoder janë 60 dosje të dorëzuara.

Gjatë takimit me myftinë e Shkodres, ndërsa u dorëzua leja e legalizimit për xhamitë e Shtojit të ri dhe Mjedës, Kreut të ALUIZNI-t iu bë me dije nga imam Muhamed Sytari se falja e se premtes do të bëhet në një nga këto xhami, si zgjedhje për të dhënë edhe një mesazh.

Në përfundim të takimeve, Artan Lame bëri me dije se në muajt e verës po i jepet përparësi legalizimit të shtëpive të emigrantëve.

2 komente në “Legalizimet/ Qeveria pajis me leje edhe komunitetet fetare në Shkodër”

  1. tfgs says:

    mire se kishat jane vertet trashgimtare nder shekuj,por halete e suniteve perse u pajisen me qitap………..!!!!

  2. Tema says:

    Jemi në të njëjtën vark të gjith.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje