Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, ka shkuar sot në qendrën e grumbullimit të midhjeve në Sarandë për të parë më nga afër situatën.
Duke u shprehur se kjo që ka ndodhur me kultivimin e midhjes është një fatkeqësi natyrore, ministri Panariti tha se për këtë vit nuk do të ketë midhje pasi 90% e tyre kanë ngordhur.
“Kjo që ndodhi është një fatkeqësi natyrore. Ne do të përpiqemi të shfrytëzojmë fondin e kontigjencës. Duhet të eliminojmë këtë histori që të mos përsëritet, dhe të përpiqemi që të bëhet sigurimi i impianteve të midhjeve”, u shpreh ministri.
Më tej, Panariti theksoi se gjëja e parë që do të bëjë do të jetë sigurimi i detyrueshëm i bizneseve dhe se në shtator do bëhet një konsultë e gjerë me prodhuesit e midhjeve.
Nje pyetje kam: “A ishte i suguruar prodhimi, per cfare shume dhe ne cilen shoqeri sigurimi?”
S’kemi të drejt të gabojm.