Shumë shpejt Tirana do të bëhet me një “mushkëri” të tretë. Ashtu siç edhe ka premtuar gjatë fushatës elektorale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpallur sot pasdite liqenin e Kasharit dhe zonën përreth tij, si parkun e tretë të kryeqytetit, pasi atij të Liqenit Artificial dhe Parkut të Vaqarrit.
Në shoqërinë e kryetarit të Këshilli Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi dhe deputetit të zonës, Artan Gaçi, Veliaj, pasi ka prezantuar administratorin e njësisë, Erin Çatri, ka vizituar nga afër liqenin e Kasharit, ku edhe ka njoftuar vendimin për ta kthyer atë në një park të Tiranës dhe hapësirë tërheqëse për qytetarët e Tiranës, të cilët dëshirojnë të kalojnë kohën e lirë larg zhurmës së qytetit. “Më vjen mirë që jemi në Kashar për të dhënë edhe një lajm tjetër të mirë për të gjithë qytetarët e kësaj zone, por edhe për Tiranës e madhe, siç është investimi për liqenin e Kasharit, çka do ta kthejë atë në parkun e tretë të Tiranës, pas Liqenit Artificial dhe Liqenit të Vaqarrit”, tha Veliaj.
Ai theksoi se ambicia e tij dhe e bashkisë që ai drejton është që në fund të këtij mandati, Tirana të ketë 5 parqe kryesore, të cilat do të administrohen nga një agjenci e posaçme.
“Do të kemi një administratë të re, e cila do të merret vetëm me parqet në Tiranë sepse besojmë se edhe mandati që na dhanë qytetarët ishte me fokusin më të madh te natyra, te gjelbërimi dhe ambientet çlodhëse, pa beton dhe investimet e një politike të vjetër në vitet e fundit”, shtoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Gjithashtu, në fjalën e tij, ai ka shprehur kënaqësinë që edhe në këtë njësi administrative tranzicioni i pushtetit dhe fillimi i zbatimit të reformës territoriale nuk ka sjellë shkëputje të shërbimeve për qytetarët.
“Dua të falenderoj të gjithë ekipin që ka bërë të mundur tranzicionin në këtë njësi. E konsideroj një sukses javën e parë të punës në Bashkinë e Tiranës, ku të 24 njësitë morën frenat në dorë dhe për asnjë ditë të vetme në Kashar, por edhe në 23 njësitë e tjera, nuk patëm ndërprerje të shërbimeve klasike që kanë ofruar në të gjitha njësitë e pushtetit vendor”, përfundoi Veliaj.
hajde fiq. shpejt se u mbaruan. hajde fiq…
Ky lajm tregon qartesisht se Veliaj ka ardhur me nje mendim krejtesisht novator! Na takon ne ta kuptojme diferencen ndermjet nje kryetari qe mendjen e ka tek lejet e ndertimit per pallate dhe kryetarit qe kerkon te ndertoje parqe, te cilet do ta bejne Tiranen nje kryeqytet ne te cilin cdo europjan i kulturuar do te desheroj te jetoj.
Te shohim!
I ke marre parate per komentet e muajit te kaluar Far-o? Pyete shefin qe do te ndertoje nje park ne Kashar(qe te kullosin katunadaret lopet e delet), cfare mendimi ka per betonizimin qe do ti beje kryetari i partise nje pjese te Parkut te liqneit te Tiranes duke ndertuar nej hyrje parku ne forme pallatesh shumekateshe?
Mire e ke ti Eri qe njerezit duan ambiente çlodhese.
Por ata duan fillimisht vende ku te lodhen, pra duan pune.
do ti coje ne kembe deri ne kashar qe te lodhen masnej kur te arrijne do shplodhen
O zoti Erion Veliaj!
Meqenese po prtetendon se ke ardhur me VIZIONE TE REJA ,do beje mire ta filloje me BIZEN E MARTANESHIT ku te beje nje qytet ALPIN per pushime LUKSOZE TE TURISTEVE TE HUAJ NGA E GJITHE BOTA,TE BEJE ATJE TELEFERIK DHE PISTA PER RRESHKITJE NE DEBORE,pra beje si ZVICER!!!
Nuk ka gje se qytetaret e tu te votuan per t’u rregulluar atyre jeten e jo ENHDRRAT DHE TANGERLLIQET E TUA RINORE!!!
Meeqenese po flet per Kasharin,NUK ESHTE KY SULMI i yt i pare atje!
Jam banor i Yzberishit,prane KMY-se dhe qe eshte tamam si GETO ROMESH!
PLEHRAT,BALTA,PLUHURI,GROPAT E RRUGES,qente me shumice qe ruhen si monument nga shteti,trotuaret e zene nga lokalet e qe nuk leviz dot nje karroce femijsh etj!!!
Hajde te shikosh se ketu ka vetem nje rruge hyrese e dalese,me asfalt,ndersa te tjerat jane me gopa,pa shtruar,tere pluhur ne vere e balte ne dimer!
Hajde te pish nje gote uje nga ai qe e paguajume si UJE TE PIJSHEM UKT-se dhe me siguri do shtrohesh urgjent ne spital!
Pra UKT na vjedsh hapur:NA SHET UJIN E QELBUR PER UJE TE PIJSHEM!!!
Hajde te shikosh se ketu nuk ka asnje LULISHTE PER FEMIJET,PER PENSIONISTET,rruget pa cdrita dhe VJEDSHJET jane bere aq masive,sa nuk largohesh dot nga shtepia se e gjen te GRABITUR!
Edhe policia e Kombinatit vjen sa per te pire ndonje birre apo raki se gjate dites nuk sheh asnje polic ne Yzberish!
Lere PARKUN E TANGERLLIKUT,por rregulllo jeten ne venbanimet tona!
Ti kerkonh te besh gjera qe te DUKESH,nga BOTA,MEDIA etj,por jo nga QYTETARET E TU!!!
PSE NUK JEP URDHER qe URBANET E YZBERISHIT DHE KASHARIT TE PRANOJNE ABONETE,TRISKAT E VETERANIT E I*NVALIDIT DHE FATORINOT TE PRESIN BILETA???
Mos ke marre edhe ti ndonje dore pare,qe nuk jep nje urdher per URBANET,sic e dhe per plehrat???
Merru me hallet reale te qytetareve,zoti Veliaj e jo REKLAMAT POMPOZE!!!
PARKUN E KASHARIT beje po qe i zoti,por pasi te na rregullosh hallet tona te perditeshme qe ty te duken te vogla!!!