Ankohen turistët: Në Shëngjin pushimet kushtojnë sa “frëngu pulën”, sikur jemi në Majemi

9 Gusht 2015, 15:58Sociale TEMA

Çmimet në bregdetin e Shëngjinit kanë pësuar rritje të theksuar në këtë sezon turistik. Duke e krahasur me vitin e kaluar rritja ka prekur hotelerinë dhe produktet ushqimore.

Pushuesit shprehen se çmimet këtë vit janë të kripura dhe më të larta se të gjitha vendet e rajonit, ndërsa shërbimet që ofrohen lënë për të dëshiruar.

“Çmimet janë të rritura në krahasim me vitin e kaluar” thotë një pushues kosovar.

“Janë më shtrenjtë këtu se në Itali. Një pako makarona atje bën 20 centezimo, këtu bën 700-800 lekë. Për një dhomë pagesa ka shkuar në 70 Euro” thotë një pushues tjetër, shqiptar që jeton në Itali dhe ka ardhur në Shëngjin për pushime.

“Sikur jemi në Majemi të Amerikës, jo në Shëngjin të Lezhës!” thotë pushuesi tjetër.

Shëngjini ka patur një dyndje të pushuesve gjatë këtij sezoni turistik./ Ora News

10 komente në “Ankohen turistët: Në Shëngjin pushimet kushtojnë sa “frëngu pulën”, sikur jemi në Majemi”

  1. aqifi (po i verteti ama) says:

    Po cfare te s’emes kerkojne robt ne kete fole malokesh???!!!

  2. niko says:

    NQS per nje dhome sivjet kerkohen 70 eura vitin qe vjen nuk do kete fluks keshtu qe dhoma per te dy vitet i bie me 35 euro Kush humbi

  3. Korabi says:

    Po shko ne Miami pra ca do ne Shengjin meqe qekan cmimet njelloj. Ne ekonomine e tregut cmimet i percakton kurba e kerkese/ofertes dhe pike. Nqs ka kerkese jo 70€ por edhe 700 do e japin naten. Dhe sa per informacion ne Itali nuk ka makarona me 20 qindarka.

  4. sokol says:

    u duket shtrenjte mos shkoni,fuck them.

  5. miu says:

    Po pse shkoni ne shqiperi per pushime??? Apo per ti bere njeri-tjetrit pordhe? Pse ankoheni athere?

  6. sapa says:

    Pse nuk keni vende te tjera per pushime?te harxhosh para ne shqiperi do te thote te mbash gjalle kliken me te eger politike qe ka zaptuar kete vend!Dhe me kete mendoj komplet politiken shqiptaret te djathte te majte dhe cfaredo lloj force politike.Bojkotimi qe mund ti bejne shqiptaret duke mos shpenzuar ne shqiperi do te ndihmonte pjesen e ndershme te popullit shqiptar qe po perdhunohet nga kjo politike.Neqoftese ndonje militant do ngrihej dhe do thoshte tani po behen perpjekje per te bere shtet ateher do ti pergjigjesha:sa jete ka ky popull per te eksperimentuar me te derisa perdhunuesit e tij te kene bere shtet?apo mjafton te behet se kur ska rendesi!

  7. Thanasi qe ta plasi says:

    Po ku ka shqiptare aq te zgjuar mo qe ti beje mutin ketyre legenave e ti lere me gisht ne goje. Neve per cdo vit na e fusin e ne prape tek ata vemi.

  8. lavdosh says:

    Gazetari para se ti marri te qena theniet, duhet te beje verifikime.Ku mund te blesh makoraname 20 cent?. Pastaj me mire mos te vine ata turiste qe shikojne cmimin e makaronave. E dyta ku gjen ne Majemi ne buze te detit dhoma me nga 30-100$ me e mira?
    Most ja fusni kot

  9. perkthyesi says:

    Keta palo biznesmene, me sa duket, nuk e kane kuptuar se, duke fituar shume sot, neser nuk te troket me njeri ne dere. Mire me thoshte i ndjeri im ate, kane vdekur tregtaret e dikurshem, qe te sherbenin me kulture dhe edukate, sot te rjepin lekuren, madje dhe ta dergojne tek te shumtit, sepse kerkojne te pasurohen brenda dites! Nuk e kuptoj se ku po shkojme keshtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje