Një faqe me emrin postbllok.com ka botuar dy ditë më parë një shkrim, sipas të cilit, kryeministri Edi Rama është politikani me i gjatë në botë.
Është një shkrim me humor, por që pothuajse të gjitha mediat e kanë marrë si lajm të vërtetë dhe e kanë botuar atë.
Ja çfarë shkruan autori i kësaj “loje”, Ergys Mërtiri:
“Nje mase e madhe mediash, te shkruara dhe online, e kane marre shkrimin tone per gjatesine e Edi Rames si nje lajm duke e botuar si te vertete.
Dikush prej tyre ka marre (me kodoshllek) vetem gjysmen e pare te lajmit, dhe kjo ka bere qe ajo te kaloje dore me dore me coppy-paste, si lajm i vertete. Balkanweb, Panorama, Mapo, Dita, Bota Sot, Kosova Sot, Kosova Plus, Telegrafi.com, zeri.info, noa.al, dhe nje armate mediash te tjera on line e kane nxjerre kete si lajm serioz.
Natyrisht shkrimi yne ishte komik dhe kishte per qellim te tallej me menyren sesi promovohet qeveria dhe sesi luajne aktoret politike ne realitetin shqiptar dhe vetem analfabete funksionale nuk do ta kuptonin se kane te bejne me humor. Ajo qe e ben po kaq tragjike dhe qesharake situaten eshte pikerisht niveli i informimit qe vuajme te gjithe. Kur nje armate kaq e madhe mediash, nuk marrin persiper te konfirmojne nje lajm qe e kane vetem nje google larg, por e hedhin ate me coppy-paste pa kurrfare pergjegjesie, kjo tregon se me kete vend mund te tallesh si te duash. Prandaj dhe drejtohemi nga nje klase politike kaq e papergjegjshme. Gjithcka eshte po aq e frikshme sa dhe qesharake.
Po ju risjellim edhe njehere shkrimin, per te ndare se bashku gajasjen dhe trishtimin e perbashket”.
Shkrimi satirik:
Edi Rama shpallet lideri më i gjatë në botë
Portali amerikan Foxy LadyNews
e ka renditur Ramën të parin në listën e 20 liderëve më të gjatë në botë. Pas listës së liderëve më të bukur, ngaHottest Heads of State, ku kryeministri shqiptar zuri vendin e 22, më në fund
Shqipëria arriti të renditet në krye të një liste
botërore. Rama me shtatlartësinë e tij ka lënë pas shumë liderë të tjerë si p.sh homologun e tij serb Aleksander Vučić apo presidentin turk Tayip Recep Erdoğan.
Burime nga brenda Partisë Socialiste bëjnë të ditur se kjo është pritur me mjaft entuziazëm në selinë rozë. Rama citohet të jetë shprehur mes miqsh se Shqipëria po arrin të bëjë figurë të mirë nëpër botë, gjë që është pozitive për imazhin e vendit. «Jemi racë e bukur dhe shtatlartë», citohet të jetë shprehur Rama, teksa nuk ka ngurruar të bëjë shaka duke thënë se «kush është më i gjatë shikon edhe më larg se të tjerët». Me këtë kryeministri ka dashur të thumbojë ata që nuk besojnë në vizionin e tij për transformimin rrënjësor të vendit.
Zëra nga PS bëjnë të ditur se Rama ka në kokë një ide brilante për të fituar një tjetër trofe në qeverisje. Sipas tyre maxhoranca ka gati projektin për të arritur vendin e parë në renditjen e kabinetit më të gjatë në botë. Për këtë Kryeministri ka pikasur disa eksponentë të partisë së tij, të cilët mendon t’i emërojë ministra pikërisht për shkak të shtatlartësisë.
Kjo ka filluar të turbullojë ujërat në PS, duke vendosur në arlarm disa ministra, teksa ka shuar shpresat e disa të tjerëve për të fituar simpatinë e kryetarit. Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj ka marrë frymë lirisht duke u rehatur i sigurt në karriken e tij, pavarësisht skandaleve me ilaçet, ndërsa anëtarë të kryesisë, si p.sh Bashkim Fino, e kanë parë këtë si një nismë me prapavijë politike. Në këndvështrimin e tyre Rama kërkon të gjejë sebep për të bërë ndryshime pa krijuar idenë se qeveria nuk po punon siç duhet. Rama është shprehur i gatshëm t’i montojë Sajmir Tahirit një palë proteza vetëm e vetëm për të mos e humbur një ministër(im) të tillë.
Të tjerë ministra dhe anëtarë të PS-së kanë filluar të veshin këpucë me taka 12-18, ndërsa disa të tjerë kanë filluar të ndryshojnë modelin e flokëve duke i gufuar ato për lart, model hippy. Shqetësimi i vetëm për kryesinë mbetet te sabotimi që mund t’i vijë kësaj nisme nga ministrat e zgjedhur prej sipërmarrjes së LSI. Ka zëra që thonë se LSI po përgatitet të triumfojë në një tjetër garë, atë për qeverinë me peshën më të rëndë, – të xhepave, kuptohet. Pronrari i LSI paska pohuar me buzagaz se «shishja e parfumit është përherë e vogël». Kryeministri i paskësh thënë në distancë, me qetësi e dashuri, se edhe shishja e analizave nuk është më e madhe. Lum si ne që na ranë shishet e të gjitha përmasave.
I pyetur për këtë projekt, Erion Braçe ka ironizuar lidershipin e partisë së tij duke u shprehur: «s’matet burri me pëllëmbë, as me kandar e as me trashësinë e zërit». «Ja», vazhdon ai, «unë mund të marr pak testosteron apo edhe saharinë e të kërcej si kangur, por kjo nuk ma heq dot sharmin e Colit të breshkave». Braçe u shpreh se nuk ka asnjë konflikt interesi në këtë qendrim të tij ndaj nismës së qeverisë dhe se ai ka qenë gjithmonë në shërbim të partisë, pavarësisht nëse zgjidhej apo jo në poste drejtuese. Ndërkohë nga miq dhe të aftërm të tij citohet të ketë thënë në privatësi se ka bërë gabim që në rininë e hershme ka preferuar ping-pongun në vend të sporteve të tjera me dorë, fjala bie të basketbollit, duke shprehur disi zilinë edhe për Erionin tjetër, i cili ushtrohet në këtë sport prej kohësh, megjithëse edhe vjelja e fiqve është praktikë e njohur zgjatimi sipas darvinizmit politik: mund të të bëjë edhe kryetar. S’ka gjë më të bukur se kur
zogjtë e shqipes fluturojnë kaq lart.
Je burre ? bej nje kazan me shurre dhe vare ne mur.
Me kishte thene gjyshja qe
Plepat dhe budallenjte rriten te gjate
po pra, kurvat jane te ditura…
Ata qe jane te shkurter kane complex me gjatesine,
mua gjyshja me ka thene qe te ruhesh nga te shkurtrit se jane te liq.
E fresket nga Dhermiu..Nje cift i sapo dashuruar po kalonin kohen ne plazh…ndrkoh vajza vrapoi per ne det,djali e ndiqte…uji ishte i qete dhe i kristalte..vajza ecte dhe me dy duart cante siperfaqen e ujit duke krijuar vale…djali teper krenar e ndiqte nga pas duke shijuar me sy te pasmet e saj…papritmas vajza dalloi nje objekt te gjate mbi nje meter qe notonte mbi uje…si nje vajze sapo e dashuruar me te folur prej ledharake iu drejtua te dashurit..”O Andi gjeta nje derase!!!….Andi ju pergjegj,”mos e prek shpirti se nuk eshte derase…eshte muti i Edi Rames”…Lideri me i gjate ne bote e bon edhe zullumin me te gjate….
e kishe njohur dhe me pare zotrote!
Humor i peshtire…
shume e bukur satira urime gazetarit e te shkruaje sa me shume qe ne te qeshim me shume ,e te mesojme tu vemme drune qeveritareve te pa pune e te paguar nga djersa jone ,do me gezonte te shkruante per like skraparin ,floririn ose ndrysh 700mije euron
Palle njeri, palle tjetri.
Likja nuk e ben te gjate po te gjere sa eshte problem se zihen tubacionet.Po zoti sikur e ka shtrydhur keto kohet e fundit.Dridhe like dhe me Zotin se po te vjen rrotull.
Ne Myzeqe perdorin shprehjen : Eshte rrit si plepi ne mut .
Kur une isha i vogel, beme nje gare loder se cili fis kishte paraardhesin me te gjate. Azemi, nje shoku im qe me konkuronte ne genjeshtrat femijerore qe shpiknim, bertet i entusiazmuar: nje dite gjyshi im, kerceu fort dhe preku rete me duar.
Aty per ety e pyeta: si ishin rete qe preku gjyshi yt?
Te buta, te buta…
Bravo! Ato ishin topet e gjyshit tim…
Pae habiteni te dashur miq? Mediat shqiptare cdo dite fabrikojne lajme, madje fabrikojne lajme te shpifura nga politika! Ky Ergysi ka fabrikuar nje lajm plot humor! Shyqyr qe te qeshim pak! Pershendetje Ergys!
Gjukanovici i Malit te Zi eshte nja nje pellembe me i gjate se Edi po mos ia thoni ketij te fundit lereni ne lumturine e vet.
tamam fjala e Berishes..ky eshte eshte kryeminister fasadash…kete e ka treguar pike per pike deri tani…
Kina organizon kampionatin botëror të basketbollit