"Mos shisni banesat për të ardhur në Gjermani, ne do t’ju kthejmë pas dhe kur të ktheheni do jeni duarbosh e pa shtëpi ku të fusni kokën"

10 Gusht 2015, 12:03Sociale TEMA

Në Gjermani po shtohen gjithnjë e më shumë zërat për t’i shpallur si vende të sigurta të origjinës shtetet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, pasi personat që vijnë nga këto vende përbëjnë edhe numrin më të madh të azilkërkuesve.

Një ndër ta është sekretari i përgjithshëm i CSU-së, Andreas Scheuer, i cili këmbëngul në përshpejtimin e procedurave të shpalljes si vende të sigurta të origjinës këto shtete, raporton TCH.

Në vjeshtë sidomos, shumë njerëz prej vendeve të Ballkanit do të kthehen nga Gjermania.

Aplikimet e tyre të deritanishme për azil jane mohuar në më shumë se 99% të rasteve dhe ende ndihet rritja ndjeshëm e numrit të tyre”, tha Scheuer në një intervistë për gazetën gjermane “Bild am Sontag”.

Nënkryetari i CDU gjithashtu, Thomas Strobl kërkoi që t’u dërgohet një sinjal më i fortë njerëzve që shkojnë në Gjermani nga këto tre vende.

Me gjithë respektin për vështirësitë ekonomike të kësaj popullate, kërkesa për azil është rruga më e gabuar që mund të zgjedhin. Prandaj, dua t’i dërgoj të gjithë atyre një mesazh të qartë në lidhje me azilin. Mos i shisni shtëpitë tuaja që të paguani kontrabandistët që fitojnë prej jush, duke ju premtuar gjëra që nuk janë të verteta, sepse ne do t’ju kthjemë pas dhe kur të ktheheni do jeni duarbosh e pa shtëpi ku të fusni kokën”, ka thënë ai.

Por për kreun e Partisë së Gjelbër, Anton Hofreiter, zgjerimi i listës së vendeve të sigurta nuk ka për të sjellë ndonjë ndryshim në këtë çështje. Ai iu referua rastit të Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnjës, të shpallura si të tilla nëntë muaj më parë.

Nga kjo gjë, deri më tani Ministria e Brendshme nuk ka vërtetuar se kemi pakësim të numrit të azilkërkuesve”, ka thënë Hofreiter.

Të gjitha palët ndërkohë e shohin heqjen e pagesës prej 143 eurosh si një mundësi zgjidhjeje. Sipas tyre, pagesa kesh në dorë e personave që vijnë nga vendet me vështirësi ekonomike mund të jetë ndjellëse.

Nga pala shqiptare ndërkohë janë shtuar masat për parandalimin e personave që largohen nga vendi.

Një operacion i gjerë policor po identifikon agjencitë që i nxisin ata për të udhëtuar drejt Gjermanisë dhe gjithashtu në kufi është shtuar prania e forcave të rendit për kontrollin e atyre që dalin nga pikat kufitare.

7 komente në ““Mos shisni banesat për të ardhur në Gjermani, ne do t’ju kthejmë pas dhe kur të ktheheni do jeni duarbosh e pa shtëpi ku të fusni kokën””

  1. Vizioner says:

    Jo vetem kthimi,por mendohet, pervec denimit me pese vjet mosshkelje ne vendet e Shengen’it ne kthim t’iu bashkengjitet dhe fatura e te gjitha Kosteve per kohen e qendrimit.

  2. Lala says:

    E vetmja rruge presioni qe mund te bej populli fukara i ballkanit ndnaj perendimit eshte vetem emigrimi masiv i popullates . Vetem keshtu perendimi do te perpiqet te luftoje politiken korruptuar te ballkanit Populli fukara i Shqiperise nuk ka c’humbet nga emigrimi ay i ka humb ne Shqiperi te gjitha madje edhe te drejten per te jetuar e ka humb ne kete shtet gerdall

    1. Klaus says:

      Pse je kaq idiot o Lala…

  3. gino says:

    …ne vjeshte sidomos, shume njerez prej te Ballkanit do te kthehen ne Gjermani….!!!! si duhet kuptuar o gazetar kjo shprehje?

  4. shqiptar says:

    mos pranoni shqiptaret mbasi moret 6 milione turq nga azia tani keni filluar me tz injte dhe ata nga lindja e mesme qe jane me isis nesje i gezofshi keni per tua pare hajrin

    1. Vizioner says:

      @shqiptar, ke shume te drejte. Kane per tja pare “hajrin” mire. Sa te fusim kembet e te stabilizohen….dhe pastaj do i vijne ment por do jete vone!

  5. mira says:

    Sa po lodhen” dhe keta me emigrantet qe fitojne miliona prej tyre dhe bejne dhe sikur nuk i duan. Aman se gjithe ballkani me kuc e mac te vij andej as sa nje qytet i juaji nuuk behet, prandaj mos humbni kaq shume energji duke thene kthehuni, kthehuni….. Ta keni per nder te keni emigrante nga Ballkani qe jane evropIan sesa ata harixhinjte dhe jevgjrit nga azia dhe afrika qe ju kane pushtuar. Sa turp, sa te dalin dhe te thone miresevini ballkanas, sic keni liri levizje keni dhe liri pune kerkoni pune po gjetet rrini dhe punoni dhe zbatoni ligjet..por traumatizojne njerezit sikur cfare po bejne te shkretet, vetem sa kerkojne nje cope pune.Sa kontradiltore hem aspirojne per unitete state of europe hem nuk duan evropian nga Ballkani…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje