Ambasada gjermane: Jo vetëm që do ju kthejmë, por do paguani vetë edhe biletën e avionit

11 Gusht 2015, 09:43Sociale TEMA

Ambasada gjermane në Tiranë ka përsëritur faktin se Gjermania nuk jep azil ekonomik.

Ajo thotë se këta javë dy avionë do të kthejnë pas rreth 200 shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Gjermanisë për azil.

Sipas saj, ata që udhëtojnë drejt Gjermanisë për azil, jo vetëm që do kthehen, por do të paguajnë vetë edhe biletën e avionit.

Në kuadrin e aksionit të ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar në atdhe të azilkërkuesve shqiptarë, ju bëjmë me dije se këtë javë do të mbërrijnë në datat e mëposhtme dy avionë charter me persona të kthyer:

Të mërkurën, më 12.08.2015, ora 15.50 mbërrin në aeroportin “Nënë Tereza” nga Kasseli (Hessen) një avion charter me një numër prej 70 shqiptarësh të dëbuar.

Të enjten, më 13.08.2015, ora 13:00 mbërrin në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë një tjetër avion charter me një numër prej 125 persona, të cilët do të kthehen vullnetarisht.

Në Gjermani nuk ka azil ekonomik! Ndërkohë aplikimet për azil nga Shqipëria do të përpunohen më shpejt. Shpenzimet për kthimin në atdhe duhet t’i paguajnë azilkërkuesit. Ato janë më të mëdha se ndihma që marrin azilkërkuesit në Gjermani”, thuhet në deklaratën e ambasadës gjermane.

Kjo bëhet e qartë edhe emaili i mëposhtëm që ka marrë Ambasada më 6 gusht nga një familie shqiptare, e cila ka kërkuar azil në Gjermani:

Përshëndetje,

Nejemi një familje shqiptare. Para disa ditësh mbërritëm në Gjermani dhe aplikuam për azil në Mynih (München). Tre ditë më pas u transferuam në Eisenberg. Këtu po shohim se gjërat nuk janë ashtu si na thonin të tjerët kur ishim në Shqipëri. Duam të kthehemi përsëri në vendin tonë pasi kemi dy fëmijë të mitur dhe një grua të moshuar, të cilët qajnë gjithë ditën.

Administrata e azilit këtu na thotë se duhet të presim katër javë dhe duhet të paguajmë vetë biletat e kthimit. Por ne i kemi shpenzuar të gjitha paratë për të ardhur këtu dhe ndërkohë nuk kemi marrë para ndihmë. Ajo çka duam është vetëm të kthehemi në Shqipëri. Ju lutem na ndihmoni!

Me respekt”

7 komente në “Ambasada gjermane: Jo vetëm që do ju kthejmë, por do paguani vetë edhe biletën e avionit”

  1. temujin says:

    Te pakten na fusni nje te rruajtme posht e lart…

  2. arben says:

    Akoma besojne genjeshtrat e botes? Po ca beni ore se merrni ne qafe familjet kot

  3. Mandi says:

    Pallavra. Keto emaile behen nga stafi i rams gjasme te nisura nga familjet azilante. Turp per te dhe qeverine e tij mizerje. TURP

  4. Kritizeri says:

    Keta budallenjte kujtojne se me keto kercenime foshnjarake do i trembin shqiptaret?Po nese s’kane para per bileten e avionit di i mbani ne Gjermani??

  5. Tema says:

    Një avion luftarak amerikan rrëzohet në gjermani

  6. Edi says:

    o ta qifsha ambasadoren gjermane qe esht ne tiron ja qifsha gjermont pederastat po ti moj ambasadore e gjermanis ne tiron kur te erdha une qe me kthyn mrapsht dhe me dergun personalisht tek ju ju nuk pranut te me flisnit me goje tashgti jep keshilla se cfar duhet te bojn shqiptaret ik moj karakurv gjermone se na keni pi gjakun kom mbi 25 vite ne gjermani me shum kam shku neper zyrat e juaja se sa ke nona e baba im dhe akoma nuk mi keni bo letrat te qifsha angela merkel ne byth

  7. Edi says:

    o ta qifsha ambasadoren gjermane qe esht ne tiron ja qifsha gjermont pederastat po ti moj ambasadore e gjermanis ne tiron kur te erdha une qe me kthyn mrapsht dhe me dergun personalisht tek ju ju nuk pranut te me flisnit me goje tashgti jep keshilla se cfar duhet te bojn shqiptaret ik moj karakurv gjermone se na keni pi gjakun kom mbi 25 vite ne gjermani me shum kam shku neper zyrat e juaja se sa ke nona e baba im dhe akoma nuk mi keni bo letrat te qifsha angela merkel ne byth
    Sie sind die deutschebotschafterin in Tirana aber Sie sind mehr als eine Karkalake

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje