Të rinjtë nga Shqipëria dhe Kosova kanë festuar sot së bashku Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Nën kujdesin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe me mbështetjen e shoqatave rinore, të rinjë nga të dyja vendet janë organizuar sot në një sërë aktivitetesh kulturore dhe artisitike me moto “Rini, mos e ndal hapin! Merr pjesë dhe Ti!”.
Siparin e këtyre aktiviteteve e ka hapur një takim që është zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ku kanë marrë pjesë përfaqsues të MMSR-së, MKRT-së dhe shoqatave rinore nga Kosova dhe Shqipëria. Në emër të MMSR-së, takimin e përshëndeti Drejtoresha e Përgjithëshme e Politikave Sociale, Merita Xhafaj, e cila në fjalën e saj pasi uroi të rinjtë për festën e tyre, ka theksuar nevojën për angazhimin e përbashkët të institucioneve dhe grupeve të interest të të dyja vendeve, në mënyrë që zeri i rinisë të dëgjohet më shumë si në politikat orientuese të të dyja vendeve, ashtu edhe në vendimarrje.
Një aktivitet i veçant u mbajt edhe në ambientet e Qendrës Rinore të Tiranës, ku të rinjë nga të dyja vendet në formatin e e një “World Café”, ku të rinjtë patën mundësi të diskutonin tematika të ndryshme të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, të cilat prekin rininë në Shqipëri dhe përtej. Gjithashtu pjesë e aktivitetit ishte edhe një ekapozitë me 20 fotografitë më të mira të Konkursit “Une marr pjesë” ku të rinjtë patën mundësi të votonin për 3 vendet e para. Fituesit e këtij konkursi do të jenë pjesëmarrës në konkursin ndërkombëtar me të njejtën temë.
Më pas aktivitetet u zhvendosën në Pedonalen e Tiranës, ku 20 piktorë të rinj punuan për afro 6 orë për të realizuar piktura me temë “Youth Civic Engagement”. Festimet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë do mbyllen në mbrëmje, ku në Pedonolen e Tiranës do të mbahet një koncert me pjesmarrjen e këngëtarëve të njohur nga Kosova dhe Shqipëria. Aktivitet e sotme shënojnë edhe startimin e zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar një muaj më parë mes dy ministrive për bashkëpunimin në fushën e rinisë dhe që ka si qëllim përgatitjen e të rinjve për tregun e punës, përfshirjen në vendimmarrje, edukimin kulturor, profesional, mbrojtjen e shëndetit, tolerancën fetare dhe vullnetarizmin.
Qeshu rini qeshu
Bëj dhe ca qyfyre
Qeshu e ngërdheshu
Bota është e tyre!
~~~~~
Qihu rini qihu
Se është dita jote
Qihu e zgërdhihu
Varja kësaj Bote.
~~~~~
…..
Rinia jon thith hajdarin