Kryeredaktori i revistës çeke iu kërkon falje shqiptarëve për një shkrim me "kriminelë shqiptarë"

14 Gusht 2015, 16:36Sociale TEMA

Kryeredaktori i revistës “Respekt”, Erik Tabery, ka publikuar në faqen online te revistes përgënjeshtrimin e lajmit të tyre të botuar pak ditë më parë, lidhur me një grup kriminal “që vinte nga Shqipëria”. Njëkohësisht Tabery, në artikullin e tij u kërkon ndjesë lexuesve dhe “të gjithë shtetasve shqiptarë për këtë këtë gabim të rëndë”.

Korrigjim teksti “Babish u shpëton gangsterëve””

Në Artikullin Babish u shpëton gangsterëve kemi bërë një gabim shumë të rëndë dhe aspak të hijshëm.

Kemi shkruar se: “Pjesa më e madhe e kriminelëve vinin nga Shqipëria dhe piketimet për vjedhjet i mernin prej një bashkëpunëtori çek.” Prokuroria më vonë ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se nga ky vend nuk ishte asnjë prej pjestarëve të bandës kriminale.

Ky gabim na rëndon dyfish, pasi shpesh kritikojmë mediat e tjera, kur përmendet kombësia e personave që kryejnë vepra penale edhe në rastet kur nuk është e nevojshme.

Në këtë mënyrë, duke parë se si u bë ky gabim morëm masat e duhura që të mos përsëritet në të ardhmen

Për këtë gabim u kërkojmë shumë ndjesë lexuesve dhe mbi të gjitha shtetasve të Shqipërisë”, shkruan ai.

1 komente në “Kryeredaktori i revistës çeke iu kërkon falje shqiptarëve për një shkrim me “kriminelë shqiptarë””

  1. Tema says:

    Madelein albright e vumë në dijeni me artikullin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje